LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi në auditore/ Marku: Vendimi më i gabuar, një bombë me sahat!

30 Prill 2020, 15:21, Sociale CNA
Rikthimi në auditore/ Marku: Vendimi më i gabuar, një bombë

Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar një vendim të gabuar atë të ministrisë së Arsimit, për rikthimin në auditor të studentëve të cilët do të diplomohen këtë vit.

Sipas Markut, ky është vendimi më i gabuar që është marrë gjatë kësaj periudhe teksa thekson se rrezikohet jeta e studentëve dhe pedagogëve.

?Vendimi më i gabuar që është marrë gjatë kësaj periudhe. Askush nuk e di, as kryeministri nëse koronavirusi do marrë fund në qershor. Nëse do ketë edhe një të vetëm të infektuar në Shqipëri, kjo do jetë një bombë me sahat për shoqërinë shqiptare.
Sepse t?i mbledhësh studentët në auditore në këtë moment do të thotë të rrezikosh jetën e studentëve, pedagogëve, të stafit administrativ e gjithë shqiptarëve. Ështe e njëjta gjë që ka ndodhur me fasoneritë. Ky është një krim kundër studentëve dhe pedagogëve?, u shpreh Marku./CNA.al

Lajmet e fundit nga