Connect with Us

Plagosja e policit në Peqin/ Arrestohet autori i dytë

Kronika

Plagosja e policit në Peqin/ Arrestohet autori i dytë

Publikuar

-

Vrasja e Niko Goros/ Policia jep informacion zyrtar

Eshtë arrestuar autori i dytë i ngjarjes së dy ditëve më parë, ku një punonjës i IEVP Peqin, mbeti i plagosur nga një plumb “qorr”.

Policia thotë se ka arrestuar autorin e dytë të dyshuar ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

“Arrestohet autori i dytë i ngjarjes ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë.

Menjëherë pas ngjarjes, në kohë rekord, Policia arrestoi një nga autorët, gjeti dhe sekuestroi në automjetin e shtetasit të arrestuar edhe armën me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ 28 procedime penale, 7 të arrestuar

Si rezultat i kësaj pune u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasi I. S., 34 vjeç, banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 34 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shtetasit G. K., I. S. dhe E. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për veprimet e mëtejshme.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident tragjik në Greqi/ Ndërrojnë jetë 3 anëtarë të një familje shqiptare, shpëton vetëm djali 17 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familje shqiptare që jetonin në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Domokous.

Makina me të cilën po udhëtonte familja është përplasur më një kamion me çisternë.



Nga askidenti fatal kanë humbur jetën jetë babai 43-vjeçar, gruaja e tij 42 vjeçe dhe vajza e tyre.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Një i vdekur katër të plagosur

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Një i vdekur katër të plagosur

Ndërsa i vetmi i mbijetuar është djali 17 vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Erigers Mihasit/ Gazetarët ngrenë dyshime: Semaforët u lanë të hapur qëllimisht

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji, kanë folur për vrasjen e dyfishtë që tronditi  Astirin mbrëmjen e të shtunës. Ata kanë ngritur dyshime për mënyrën si atentatorët arritën të largohen me aq shpejtësi nga një zonë ku normalisht të duhet 50 minuta për të kaluar trafikun.

Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të krimit të largohen.

Ndrkaq, gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Zheji: Rekordet tona kriminale janë rekord botëror. Ne mund të krahasohemi me të gjitha matjet e botës për sa i përket kësaj fushe. Ne nuk mund të krahasohemi për sa i përket  gjërave që prodhojnë të mira material dhe një prestigj të një lloji tjetër, por për sa i përket prestigjit kriminal ne jemi në top 5 ose top 10. Mund të jemi në 4 ose 5 vendet më të shquara. Tek goditja nga mbrapa, është një goditje mafioze, pasi kur e godet në krah targeti është në profil dhe probabiliteti për ta shmangur është më i lartë se kur e merr nga mbrapa. Kjo tregon që ata që e kanë shkrepur armën janë vrasës të sprovuar. Kanë tentuar disa herë dhe kanë gjetur vendin e pagabueshëm. Është një vrasje e nivelit të lartë

Klodiana Lala: Ne ndonjëherë numrin e vrasjeve e masim me viktimat, por duhet marrë parasysh dhe vendi ku janë qëlluar. Ne na ndodh që kur futemi në atë rrugë në unazë na duhen 50 minuta të dalin. Është trafik tmerrësisht i rënduar se rruga është në ndërtim e sipër.

LEXO EDHE:  Zjarri në Korçë/Policia zbardh detaje: Ja kujt i përket banesa e djegur

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë në Elbasan/ Anila Hoxha zbulon skandalin e policisë



Artur Zheji: Ata kanë patur dy gjëra kryesore parasysh, duhet ta vrisnin me çdo kusht targetin, se si duket ose kanë qenë të paguar, ose të kërcënuar ose të motivuar për ta bërë.

Klodiana Lala: Duhet ta kemi parasysh se Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe nga sistemi Tims dhe kanë patur shumë pak kohë për ta organizuar atentatin.

Artur Zheji: Mund të ketë një makinë tjetër mbështetëse, të cilët i kanë marrë kur kanë djegur makinën. Ajo mund të jetë një makinë që mund të ketë qenë mbështetëse gjatë gjithë kohës që ishin në ndjekje të targetit dhe mund të ketë njoftuar që semafori mund të jetë hapur. Pra mund të kenë bërë një koordinim perfekt që kanë bërë vrasjen dhe nuk kanë gjetur as trafik dhe që janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone që i kanë hapur semaforin.

Klodiana Lala: Sigurisht nuk e përjashtoj që ka zyrtarë të policisë që janë të lidhur me grupet kriminale.

Artur Zheji: Jam dakord me ty, por s’jam dakord që nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë por duhet të hetohet dhe i gjithë luajaliteti i policisë së asaj zone.

Klodiana Lala: Në dijeninë time SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet që kanë ndjekur punonjësit e policisë pasi një efektiv ndodhet jo më larg se 100 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati mafioz në Tiranë/ Klodiana Lala zbardh detajet e forta, çfarë u gjet në telefonin e Mihasit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga atentati që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës, ku Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në Astir.

E ftuar në news 24, Lala tha se viktimat kanë qenë bashkë me një vajzë në makinë, dhe se janë ndjekur për 4 orë nga agresorët gjatë kohës që kanë lëvizur nëpër Tiranë.

“Bashkë me Armando Dumanin dhe Erigers Mihasin ka qënë dhe një vajzë, janë ndjekur për katë orë. Nuk dihen marrëdhëniet mes tyre, por nga të dhënat në telefonin e Mihasit, rezulton se telefonata e fundit ka qenë me vajzën që i shoqëronte.

Vajza është zbritur vetëm 30 minuta para se të ndodhte atentati. Kanë lëvizur në disa zona të Tiranës .



LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë/ Arrestohen 7 persona, 8 të tjerë ne kërkim

LEXO EDHE:  Zjarri në Korçë/Policia zbardh detaje: Ja kujt i përket banesa e djegur

Makina rezulton se ishte blerë pak muaj më parë prej 70 mijë eurosh.

Gjithë itensiteti  i sulmit është tek Erigers Mihasi. Janë gjetur dy gëzhoja në vendngjarje dhe disa te automjetin që është djegur në Thumanë.

Mendohet se janë mbi 20 plumba të qitur.

Disa nga kamerat përgjatë Unazës, nuk kanë funksionuar sepse është në punë e sipër.  Mendohet se janë 3 autorë të dyshuar. Vlerësohet si nëj vrasje e kalibrit të lartë”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE