LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nexhipi: Titulli të vendoset në fushë, Tirana ka dy ndeshje me ne dhe mund t'i arrijmë

30 Prill 2020, 13:02, Sport CNA
Nexhipi: Titulli të vendoset në fushë, Tirana ka dy ndeshje me ne

Nderim Nexhipi është i sigurtë se Kukësi ka ende shpresa për të fituar titullin kampion. Zyrtari i verilindorëve nuk do në asnjë mënyrë që kampionati të mbyllet para kohe dhe në tavolinë. Në intervistën e dhënë për ?Report Tv? shprehet se 9 pikët e diferencës me Tiranën janë pak dhe mund të rikuperohen lehtë, duke parë edhe përballje direkte. Gjithashtu Nexhipi njofton se Vasil Shkurtaj është kthyer dhe po bën karantinën në Durrës për shkak se kishte mbetur në Spanjë.

?Mbyllja në tavolinë? Do të jetë një humbje e madhe për të gjithë klubet. Normal që shëndeti është në plan të parë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, sidoqoftë akoma po shpresojmë që të ketë një mundësi që të fillohet dhe të mbarohet kampionati këtë dy muaj.

Faktikisht janë tetë lojtarë që janë jashtë vendit. Tani janë shtatë se Shkurtaj është kthyer dhe është duke bërë karantinimin në Durrës. Jemi në kontakt me të gjithë lojtarët, kemi disa prej tyre në Kosovë dhe Maqedoni e po presin të kthehen.

Në momentin që shteti nuk pranoi të ndihmonte sportin, unë po flas për futbollin, ajo që bëri FSHF ishte një gjë shumë e mirë, një gjest i madh. Bësoj se bënë një gjë të mirë dhe me miratimin e pagës së dytë mendoj se ia lehtësoj sadopak punën çdonjërit në familjen e tyre.

Tirana kampione në tavolinë? Unë e kam thënë që të gjithë shpresojmë që futbolli të kthehet. Vetë unë të kisha qenë pjesë e futbollit në fushë do doja ta fitojë titullin në fushë dhe jo në tavolinë, pasi akoma kampionati është i hapur. Dikush mund të thotë se është 9 pikë diferenca, por edhe ne kemi qenë futbollistë, e dimë që shpejt mund të humben 9 pikë. Me ne konkurentin direkt Tirana ka dy ndeshje. Me pikë të barabarta me to ne do të shpalleshim kampion?, tha Nexhipi.

Lajmet e fundit nga