Connect with Us

Ndërprerje të operacioneve kirurgjikale? Çfarë po ndodh në Spitalin e Traumës

Shëndeti

Ndërprerje të operacioneve kirurgjikale? Çfarë po ndodh në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mohuar që të ketë ndërprerej të urgjencave kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu thekson se në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.

Po ashtu ajo shkruan se për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin tonë, ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment.

LEXO EDHE:  81 viktima nga koronavirusi/ Manastirliu: Shqipëria, vend me risk të ulët, janë marrë të gjitha masat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Studimi i Universitetit në Singapor/ Ja kur mund të përfundojë pandemia në botë

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor fundi i pandemisë në botë do të jetë muaji dhjetor.

Singapore University of Technology and Design (SUTD ka publikuar një studim ku parashikon se kur mund të përfundojë pandemia në shtete dhe rajone të ndryshme.

Metoda e studimit të tyre është “të infektuar-të vdekur-të shëruar” për të vlerësuar kurbën e pandemisë në rajone të ndryshme.

Sigurisht që studiuesit theksojnë se parashikimi është për arsye edukative dhe kërkimore dhe mund të përmbajë gabime. “Të dhënat mund të jenë të pasakta dhe duhet pasur kujdes me to,” shkruhet në studim, ku ndër të tjera shtohet se pavarësisht parashikimeve, mosrespektimi i masave mund të shkaktojë rikthim të infeksionit.

Parashikimet janë ndarë në tri tabela: përfundon 97%, përfundon 99% dhe 100%. Respektivisht datat për Italinë për shembull janë 9 maj (97%), 24 maj (99%) dhe 31 gusht (100%).

LEXO EDHE:  Apeli i Manastirliut për gratë/ Bëni kontrollet parandaluese

LEXO EDHE:  Manastirliu në Kuvend/ Procedura të reja për riatdhesimin e fëmijëve

Në Francë parashikohen datat 7 maj, 19 maj dhe 10 gusht, ndërkohë që për Gjermaninë shkruhet 4 maj, 15 maj dhe 6 gusht.

Në studim është shkruar gjithashtu se virusi në Kinë do të përfundonte në 8 prill.

Kujtojmë këtu se, Singapore University of Technology and Design (SUTD) është një universitet me programe të akredituara në inxhinieri dhe arkitekturë si edhe bashkëpunon me disa universitete dhe insitute në botë, si Massachusetts Institute of Technology, për programe studimore.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si të dalim nga karantina?/ Specialisti i Shëndetit Publik: Infektimi në masë i pa evitueshëm

Publikuar

-

Nga

Specialisti i Shendetit Publik, Indrit Seferi është shprehur sot se për të bërë hapjen graduale pas karantinës është e rëndësishme që të kemi një raport të qartë në lidhje me panoramën në të cilën ndodhet vendi.

Në një intervistë për Abc e Mëngjesit, Seferi ndër të tjera se sipas udhëzimit të OBSH theksohet se është shumë e rëndësishme që për hapjen duhet të bëhet një bilanc i qartë në lidhje me shpërndarjen e të sëmurëve, të shpërndarjes moshore dhe dendësisë së popullsisë.

“Duhet të marrim në konsideratë të gjithë faktorët për të marrë një rezultat në mënyrë që të bëjmë një panoramë aktuale. Duhet të shikojmë burimet njerëzore duhet të kuptojmë mirë popullatën tonë, duhet të kuptojmë shpërndarjen moshore , pjesën e shpërndarjes së të sëmurëve dhe fluksin se çfarë mund të përballojmë ne. Në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për të ardhmen. Nga OBSH theksohet se rihapja duhet të jetë nën vendimmarrjen dhe udhëheqjen e specialistëve të Shëndetit publik. Duhet te kemi një raport mes shëndetot publik, social dhe ekonomik. Kur flasim për shëndetin nuk flasim vetëm për atë shëndetsore flasim për atë social, ekonomik dhe psikologjik. Bashkimi i të gjithë ekspertizave më të mira që kemi në terren është mënyra më e mirë për të pasur një vendimmarrje sa më të mirë për realitetin”, është shprehur Seferi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të bëhet një analizë e qartë në lidhje me kushtet hoigjenosanitare dhe dendësisë së popullsisë që kemi për të parë rriskun e rrezikut që na paraqitet.

LEXO EDHE:  Apeli i Manastirliut për gratë/ Bëni kontrollet parandaluese

LEXO EDHE:  ‘Drejtësia për të miturit’/ Manastirliu jep lajmin e mirë

“Ne do ta analizojmë që nga kushtet higjenosanitare, nga dendësia e popullsisë, dhe çdo vend ka një profil ndryshe, pasi nuk kemi një ecuri të përbashkët, një vend mund të ketë një hapesirë më të vogël dendësi të madhe popullsie, gjithashtu është e rëndësishme dhe varet nga kultura. Me hapjen është e paevitueshme eliminimi i infektimit tënjë pjesë të madhe popullsisë, por e rëndësishme është që të mbahen nën kontroll. Për të bërë projeksione të sakta dhe për të marrë vendime sa më të sakte duhet të kemi informacione sa më shumë dhekëtë e merr përmes testeve sa më masive dhe gjurmimi i rasteve në terren për të parë mënyrën se si janë të shpërndarë. Testet serologjike kanë filluar në stafin mjekësor”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tomini: Nëse rritet numri i të infektuarve, nuk do ketë hapje

Publikuar

-

Nga

Shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tregoi se masat në drejtim të hapjes do të mbështeten në tre nivelet e rriskut që janë i ulët, i mesëm dhe i lartë.

Tomini tha se hapja do të monitorohet në një interval kohor prej dy javësh dhe do të vijojë më pas me lirimin e masave duke parë kufizimet dhe të lëvizjes së popullatës do të monitorohen për dy muaj.

Sipas saj, nëse do ketë rritje rastesh dhe në dy javë shkojnë 10-15 pacientë në terapi intensive nga 90 të shtruar, nuk do ketë hapje.

LEXO EDHE:  81 viktima nga koronavirusi/ Manastirliu: Shqipëria, vend me risk të ulët, janë marrë të gjitha masat

LEXO EDHE:  Manastirliu viziton Spitalin e Traumës/ Do hapim gradualisht sistemin shëndetësor

“Hapja do të jetë gradualisht. Rekomandohet respektimi i masave personale dhe kapacitetet në drejtim të gjurmimit të kontakteve dhe kapacitetet në drejtim të epidemiologjik. Ky kapacitet do të rritet nga 70-80 që e kemi aktualisht në 90 gjurmime. Gjurmimi është i vështirë në kohë paqe e jo më në kohë lufte. Prandaj kemi disa parametra që i kemi vendosur kundrejt nivelit të rriskut. Nëse kemi me një mesatare javore 12 raste kundrejt gati 90 pacientë të shtruar dhe prej tyre 10-15 pacientë në terapi intensive nuk bëhet faza e dytë e hapjes”, theksoi ajo në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE