Connect with Us

“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bushatit pas kritikave

Politikë

“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bushatit pas kritikave

Publikuar

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur “flakë për flakë” ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili  ngriti tonet në Kuvend, duke dalë kundër kontratës koncesionare në Porto Romano.

Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”.

“Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Miratohet Akti Normativ/ Falen gjobat, anulohen vendimet për patentat e bllokuara

Publikuar

-

Nga

Është miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin normativ për “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Në kuadër të këtij ligji të gjitha masat disiplinore që u morën ndaj këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve, duke filluar nga 17 marsi do të shfuqizohet. Ndërkohë pritet që shteti të gjithë gjobat apo vendime sekuestro, t’i rikthejë brenda datës 15 maj.

“Neni 1 parashikon faljen e të gjitha masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri më datën 17.4.2020”, thuhet në relacion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mjaft më me oligarkët!”/ Bushati ngre tonet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në Kuvend ka bërë thirrje të mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Bushati thotë se ky është një tjetër favor që u bëhet oligarkëve duke iu dhënë pasuri shtetërore.

Ndërsa hodhi akuza dhe ndaj opozitës ku tha se “nuk duhet të bëhemi si partia Demokratike që ditën vajton dhe natën u shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba.

”Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. Sot fillimisht të mos e votojmë këtë kontratë, t;i japim kohë autoriteteve që të analizojnë.

Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite. Na duhet një strategji për detin. Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh.

LEXO EDHE:  Bushati firmos peticionin/ E tha edhe Mogherini, Vettingu kusht për negociatat  

LEXO EDHE:  Bushati firmos peticionin/ E tha edhe Mogherini, Vettingu kusht për negociatat  

Porti i hidrokarbureve kërkohet t’i ndryshohet objekti. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Aq më tepër kur këto fizibilitete i ofron porti i Durrësit. Nuk kemi pse ja heqim Durrësit dhe ja japim privatit.
S’kanë pse shqiptarët të paguajnë doganierin apo kontrollin. Nëse doni ta bëjë privati le ta marrë privati. Ne duhet të ndahemi me oligarkinë.

Kemi thënë që do anulojmë koncesionet. Kemi thënë do I anulojmë koncensionet, Ky është momenti të mos shkojmë në kapitalizëm grabitqar pse e keni fut këtë për 30 ditëe me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë në skemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën.”tha Bushati./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Deputetes së PS i zbërthehet këmisha gjatë fjalimit në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, është vënë në siklet gjatë seancës së sotme plenare teksa mbante fjalën e saj në foltoren e Kuvendit.

Teksa ishte duke folur me ton dhe me lëvizje të duarve, iu zbërthye një nga pullat e këmishës.

E ndjerë në siklet para publikuar dhe kolegëve deputetë, Kumbaro është përpjekur ta kalojë situatën, duke mbuluar me xhaketë këmishën.

Ndërkohë që në përfundim të fjalës, teksa largohej, vendosi dosjen para./CNA.al


LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Andi Bushatit/ Basha shiti dosjen e Vangjush Dakos

LEXO EDHE:  VOA: Presidenti Meta kthen në Kuvend paketën anti-shpifje

 

 

LEXO TE PLOTE