LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Meta të heqë dorë"/ Balla: Politikanët s'duhet të ndërhyjnë në çështjet e drejtësisë

30 Prill 2020, 20:21, Politikë CNA
"Meta të heqë dorë"/ Balla: Politikanët

Presidenti Ilir Meta ka vijuar betejën e tij me kreun e KED-së Ardian Dvoranin, por kjo nuk është pëlqyer nga socialistët dhe për më tepër nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Numri 2 i PS-së kërkoi që Meta të heqë dorë, ndërsa theksoi se politika nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.

“Dua të them se zoti Meta, në këndvështrimin tim mendoj se politikanët nuk duhet të hyjnë në këtë çështje. Në lidhje me çështjen Dvorani, do të doja të heqë dorë nga kjo histori që merret me çështjet e drejtësisë. Çështjen Dvorani nuk e zgjidh presidenti, por vetëm KLGJ. Është përcaktuar se kur i mbaron mandati zotit Dovrani?, tha Balla, ndërsa kërkoi që institucionet e reja të lihen të bëjnë detyrën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga