LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxhimi i situatës së Covid-19/ Basha shpalos planin nëse do ishte kryeministër

30 Prill 2020, 19:35, Politikë CNA
Menaxhimi i situatës së Covid-19/ Basha shpalos planin nëse do

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur planin e tij për menaxhimin e situatës së koronavirusit, nëes do të ishte kryeministër.

Basha thekson se gjëja e parë që ai do të bente është testimi masiv i qytetarëve për të patur një numer real të të infektuarve.

“Do të nisja që të nesërmen të paktën 1500 testime në ditë do ndryshoja strategjinë e testimve, shqiptarët do testoheshim masivisht.
Do bëja transparencë reale të shifrave, jo gënjeshtra që e tregojnë kurben një ditë lart, një ditë në nivelet më të ulëta. Do paisja sistemin shëndetësor me paisje të mjaftueshme me çfarëdo lloj kosto. Do nisja urgjentisht për marrjen e masave për pandeminë ekonomike. Nëse këto masa do nisnin kur i kërkuam ne, sot një pjesë e mirë e bizneseve do ishin në gjendje të operonin pa coroditje?, shprehet Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga