LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat ndaj COVID-19/ Prezenca e OSBE-së mbledh të rinjtë dhe delegacionin shqiptar

30 Prill 2020, 19:08, Sociale CNA
Masat ndaj COVID-19/ Prezenca e OSBE-së mbledh të rinjtë dhe

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një takim të Grupit të saj Këshillimor Rinor dhe të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, për të diskutuar situatën në Shqipëri, punën e delegacionit dhe përfshirjen e të rinjve.

Kryetari i delegacionit, Ditmir Bushati dhe anëtaret, Elona Gjebrea dhe Rudina Hajdari, u treguan të rinjve se si e kanë përshtatur punën e tyre gjatë pandemisë. Ata shpjeguan se si po vijojnë të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me kolegë nga shtete të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që Shqipëria ka Kryesinë e OSBE-së këtë vit. Ata folën edhe për masat e ndërmarra nga Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të krizës së tanishme.

Gjatë takimit, Kryetari i Prezencës, Bernd Borchardt, mirëpriti përshtatjen dhe reagimin e shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Deputetët, të rinjtë dhe stafi i OSBE-së diskutuan edhe për rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe të rolit mbikëqyrës të parlamenteve, si edhe për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e vitit 2021 në situatën e COVID-19.

Deputetët përgëzuan të rinjtë për balancën gjinore në Grupin Këshillimor Rinor dhe i ftuan të vijonin të jepnin mendimet e tyre për masat për përballimin e pandemisë në Shqipëri, duke theksuar rolin e rëndësishëm të të rinjve në jetën politike dhe ekonomike të vendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga