Connect with Us

Kontrabandë me ilaçet/ Arrestohet në flagrancë i riu në Korçë

Kronika

Kontrabandë me ilaçet/ Arrestohet në flagrancë i riu në Korçë

Publikuar

-

Policia e Korçës ka vënë në pranga nje 30 vjeçar këtë të enjte, për kontrabandë ilaçesh.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korç.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Itali, arrestohen 2 shqiptarë me revolverë e kokainë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Festë me muzikë e birra në hotel/ Gjobitet ekipi i mjekëve shqiptarë që shkuan me mision në Itali

Publikuar

-

Nga

Ekipi i 30 mjekëve dhe infermirëve shqiptarë priten të rikthehen në Shqipëri pas misionit të përfunduar në ndihmë të Italisë së goditur nga pandemia.

Por sipas mediave italiane ata do të kthehen me gjoba dhe padi. La Republica shkruan se rreth dhjetë mjekë dhe infermierë janë gjobitur me 500 euro secili për shkelje të masave të regjimit të pandemisë e madje 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.

Grupi prej 10 personash  u mblodh një natë më parë në një hotel të Brescias ku po festonin në një prej dhomave duke pirë alkool e me muzikë të lartë.

Një festim i tillë nuk është i lejueshëm nga rregullat e pandemisë, gjë që ka çuar pronarin e hotelit të Breshës të thërras forcat e rendit.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumojnë tre makina në Korçë

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Në pranga katër persona

“Po mundohemi të zbardhim se çfarë ka ndodhur mbrëmë në hotelin e Brescias ka deklaruar për mediat këshilltari rajonal i Partisë Fratelli d’Italia Gianpaolo Natali, i cili e gjen të papërshtatshme që ky ekip mjekësh të mbërritur për të ndihmuar vendin të kthehen në shtëpi me gjoba prej 500 euro.”

“Do të kërkojmë ta analizojmë rastin në parlament “, ka thënë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen 93 kg marijuanë në kufirin e gjelbër me Greqinë/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

Autoritetet e Greqisë kanë kapur 93 kg marijuanë në kufirin greko – shqiptar. Mësohet se operacioni ne Vrontismeni, Janine  është zhvilluar dje pasdite. Po ashtu është ndaluar një  mjet që vinte nga kufiri gjelbër.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 89 pako me 93 kg 250 gram marijuanë.

Ne pranga ka rënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë. Ndërkaq, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e policit në Peqin/ Arrestohet autori i dytë

Publikuar

-

Nga

Eshtë arrestuar autori i dytë i ngjarjes së dy ditëve më parë, ku një punonjës i IEVP Peqin, mbeti i plagosur nga një plumb “qorr”.

Policia thotë se ka arrestuar autorin e dytë të dyshuar ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

“Arrestohet autori i dytë i ngjarjes ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë.

Menjëherë pas ngjarjes, në kohë rekord, Policia arrestoi një nga autorët, gjeti dhe sekuestroi në automjetin e shtetasit të arrestuar edhe armën me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Drejton makinën në gjendje të dehur/ Ja si e pëson korçari

LEXO EDHE:  Kushërinjtë u plagosën për shitjen e patateve/ Detaje të reja nga plagosja në Korçë

Si rezultat i kësaj pune u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasi I. S., 34 vjeç, banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 34 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shtetasit G. K., I. S. dhe E. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për veprimet e mëtejshme.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE