Connect with Us

“Kemi shpenzuar 90.7 miliardë lekë”/ Ahmetaj: Jemi vendi i dytë në rajon për paketat financiare

Ekonomi

“Kemi shpenzuar 90.7 miliardë lekë”/ Ahmetaj: Jemi vendi i dytë në rajon për paketat financiare

Publikuar

-

Ministri i komanduar për situatën e Cpvoid-19 në Shqipëri, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kvend u shpreh se Shqipëria është në vendin e dytë në rajon lidhur me paketat financiare që ka aplikuar në ndihmë të biznesit dhe qytetarëve.

Ahmetaj thotë se qeveria deri tani ka shpenzuar në total 90.7 miliardë lekë sa 5.41% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

“Kemi 2.5 miliard lekë për Ministrinë e Shëndetësisë, që e ka përballuar me sukses situatën.

Kemi paketën e parë ku janë shërbyer të papunë, biznese të mbyllura dhe familje në nevojë.
Kemi 0 tatim-fitimi për biznesin e vogël. Kemi garancinë sovrane prej 11 miliard lekë.
Kemi bërë heqjen e kamatvonesave, janë shtyrë taksat në vlerën 15 miliard. Është 5.41 e prodhimit të brendshëm bruto. Janë paguarv 59 mijë qytetarë nga Paketa nr.1 dhe 74 mijë nga paketa e dytë. Sfidojeni me emër dhe llogari bankare po të doni Jemi vendi i dytë në rajon që kemi kapur 5.41%”, tha ndër të tjera Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Lajm i keq/ Mbi 400 mijë shqiptarë nuk e marrin “pagën e luftës”

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i Auditit në ISSH, Kujtim Hoxha është shprehur sot se në bazë të krahasimit të të dhënave mes ISSH dhe INSTAT rezulton se 430 mijë vetë nuk e kanë marrë pagën e luftës.

Në një intervistë për Abc e Mëngjesit, Hoxha ndër të tjera ka theksuar se në bazë të ISSH rezultojnë 780 mijë të punësuar, ndërsa sipas raportit të INSTAT që e ka bazuar në një anketë që e ka bërë që besoj se nuk është e saktë, nxjerr që 1 milion e 230 mijë rezultojnë të punësuar.

“Unë jam përgatitur dhe për të argumentuar atë që them në bazë të shifrave atë që ka deklaruar INSTAT dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore më shumë se kurrë, në mënyrë që qeveria për atë plan masash që ka marrë për të mbështetur njerëzit në nevojë dhe biznesin të jen ëtë qartë dhe të ti trajtojnë njerëzit në mënyrë të paanshme. Kam parë sesi Çuçi, Klosi dhe Ahmetaj rakordojnë punën dhe konstatova se në raportin vjetor të INSTAT që publikon numrin e të punësuarve kam marr raportet vjetore të 2013 deri në 2018 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të INSTAT, unë kam shfrytëzuar të punësuar për ti bërë të krahasueshme të dy shifrat e këtyre pasi ISSH ka pasqyruar vetëm të dhënat deri në fund të 2018 ndërsa INSTAT deri në fund të vitit 2019 dhe për ti bërë të krahasueshme kam marrë raportin e 2018.

Sipas të dhënave që ka ISSH në databas ato që janë të deklaruar dhe jo ato që punojnë në të zezë, pasi dhe qeveria sot nuk i trajton njerëzit që nuk kanë qenë të punësuar apo në punë të zezë vetëm ato që kanë qenë të punësuar. Kemi rreth 780 mijë të punësuar dhe janë të ndarë sipas subjekte, ndërmarrje buxhetore, jobuxhetore që kanë aktivitetet e tyre, firmat private, të vetëpunësuarit dhe sigurim vullnetar me përfitime afatshkurtra. Ndërkohë çudia ndodh me të dhënat e INSTAT që nxjerr disa të dhëna të tjera katastrofike që në bazë të statistikave përmes nxjerr numrin e të punësuarve që nuk është real. Të punësuar në fund të vitit 2018  shkon në 1 milion e 230 mijë të punësuar”, është shprehur Hoxha .

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

LEXO EDHE:  Ahmetaj takim me fermerë në Berat/ Lehtësojmë aktivitetin me skema mbështetëse

Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se me këto statistika ka zbuluar se nuk ka bashkëpunim mes  ministrive, për të bërë një raport të tillë.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Mundësi e dytë/ Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të paketës së parë

Publikuar

-

Nga

Të gjithë tatimpaguesit dhe individët të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për të përfituar nga paketa e parë e ndihmës financiare “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, do të kenë një mundësi të dytë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton që aplikimet do të rihapen nga dita e sotme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmejt llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

LEXO EDHE:  Ahmetaj takim me fermerë në Berat/ Lehtësojmë aktivitetin me skema mbështetëse

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Vazhdimësia e reformave, thelbësore për perforcimin e rritjes ekonomike 

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Baza ekonomike e miliarda njerëzve në rrezik

Publikuar

-

Nga

Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së virusit të Coronës ekonomia botërore ka shënuar humbje të mëdha dhe pothuajse gjysma e të punësuarve rrezikojnë të humbin vendin e punës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës së Corona. Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune.

Sipas ILO-s në të gjithë botën ka rreth 3.3 miliardë të punësuar. Dhe për shkak të pandemisë së Coronës thuajse një ndër dy syresh mund të humbasin vendin e punës dhe me këtë edhe bazën e tyre të jetesës. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, ILO pret që të humbasin vendin e punës me kohë të plotë rreth 305 milionë të punësuar. Veçanërisht të prekur do të jenë rreth 1,6 miliardë vetë që punojnë pa kontrata pune ose në punë provizore. “Për miliona punëtorë mungesa e punës do të thotë mungesë të ardhurash, ushqimi dhe sigurie.”

Të pastrehë në Hamburg presin për ushqim e veshje në një qendër humanitare

Humbje të të ardhurave mes 60 dhe 80 përqind

LEXO EDHE:  Ahmetaj takim me fermerë në Berat/ Lehtësojmë aktivitetin me skema mbështetëse

LEXO EDHE:  Kriza nga koronavirusi nuk do ta dëmtojë buxhetin gjerman

Edhe miliona kompani në mbarë botën mezi po arrijnë të mbijetojnë. Ato nuk kanë kursime ose mundësi për të marrë kredi. Së bashku me të vetëpunësuarit humbje të rënda pritet të kenë 436 milion ndërmarrje në të gjithë botën. “Nëse nuk i ndihmojmë ato tani, ato thjesht do të falimentojnë tërërisht”, thuhet në raportin e ILO-s.

Po ashtu të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Në Afrikë dhe Amerikën Latine madje edhe më shumë se 80 përqind. “Ne duhet të kemi parasysh mjerimin dhe nevojat e njerëzve që qëndrojnë pas këtyre shifrave,” tha drejtori i ILO-s, Guy Ryder. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të fillojnë të ofrojnë programe për ndihma sociale dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbështesë vendet e varfëra./ DW

LEXO TE PLOTE