Connect with Us

Italia fillon lehtësimin e masave/ Javën tjetër rihapen dy aeroporte

Bota

Italia fillon lehtësimin e masave/ Javën tjetër rihapen dy aeroporte

Publikuar

-

Autoritetet italiane kanë njoftuar sot se do të rihapin dy aeroporte në javën e ardhshme.

Mësohet se fillimisht do të rihapen aeroporti i Romës dhe i Firences. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se numri i të prekurve dhe i viktimave në shtetin fqinj ka pësuar rënie dhe piku tashmë ka kaluar.

Zyratërt kanë njoftuar gjithashtu se do të lehtësojnë masat e izolimit. Tashmë Italia duket se po shkon drejt mposhtjes së virusit i cili gjunjëzoi mjekësinë e shtetit fqinj dhe mori mijëra jetë njerëzish./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pas Boris Johnson, një tjetër kryeministër infektohet nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Pas kryeministrit britanik, Boris Johnson, kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka rezutuar pozitiv me koronavirus.

Ai e ka njoftuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjendjen e tij shëndetësore.
Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit gjatë kohës që ai duhet të mjekohet për të mposhtur koronavirrusin.

Putin e ka mbështetur propozimin e tij, raporton Reuters.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 1,073 vdekje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi dëmton rëndë ekonominë/ Papunësia dhe dilemat e rihapjes në SHBA

Publikuar

-

Nga

Në SHBA vazhdojnë të shtohen radhët e të papunëve. Sipas një njoftimi të sotëm nga Departamenti i Punës, javën e kaluar u shtuan 3.8 milion punëtorë të tjerë që kërkojnë kompensim papunësie ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të dëmtojë rëndë ekonominë më të madhe të botës.

Kërkesat e reja për pagesë papunësie e kanë çuar në 30.3 milion totalin e gjashtë javëve, edhe pse disa shtete kanë filluar të rihapin disa biznese dhe Presidenti Donald Trump po bën presion që ekonomia kombëtare të rivihet në lëvizje.
Por miliona punëtorë të tjerë mund të paraqesin kërkesa për ndihmë papunësie gjatë javëve të ardhshme, në kushtet kur pandemia ende nuk e ka arritur ndikimin e saj të plotë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë një nivel të tillë paunësie, më shumë se një në çdo gjashtë punëtorë, që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Përmasat e papunësisë kanë fshirë plotësisht rritjen e vendeve të punës të arritur që nga recesioni i vitit 2008.

Qeveria raportoi të mërkurën se ekonomia kombëtare ra 4,8 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, me perspektivën e një rënieje shumë më të madhe në tremujorin prill-qershor, më tepër se në çdo periudhë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Credit Suisse parashikon një rënie prej 33.5 për qind, ndërsa banka e investimeve Goldman Sachs pak më shumë se 34 për qind, me një shkallë papunësie prej 15 për qind.
Megjithatë, Goldman parashikon një rritje të fuqishme prej 19 për qind në tremujorin e tretë, korrik-shtator, kur SHBA të fillojnë me gjasë ta rimarrin veten nga pandemia.

Disa biznese pushuan punëtorë shumë herët, në mes të marsit, kur përhapja e koronavirusit po bëhej e dukshme. Por bizneset e tjera u zotuan të vazhdonin t’i paguanin punëtorët, të paktën për një kohë, edhe pse shumë prej tyre kishin shumë pak punë, pasi klientët e mundshëm qëndronin në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjet.

Disa biznese tani i kanë pushuar edhe këta punëtorë, ndërkohë që problemet ekonomike thellohen.

Kongresi i SHBA e ka rritur masën e kompensimit për papunësinë që paguajnë shtetet me 600 dollarë në javë, për një periudhë prej katër muajsh. Pagesat e shteteve për njerëzit e pushuar nga puna shpesh nuk mbulojnë as gjysmën e pagave të tyre të mëparshme.
Në shtetet që po rihapin gjerësisht bizneset, punëtorët do të përballen me zgjedhje personale nëse mendojnë se kthimi në punë është i sigurt. Pyetja që mbetet e hapur është nëse ata mund të vazhdojnë të marrin pagesa papunësie kur shteti i tyre i lejon bizneset të rihapen dhe ata personalisht zgjedhin të mos rikthehen në punë.

LEXO EDHE:  Itali /Shpërndahen trakte me thirrje vritini shqiptarët dhe kosovarët

LEXO EDHE:  Kokainë brenda bukës/ Shqiptarit i vihen prangat

Totali i ri javor për kompensime papunësie është më i vogël se ai i katër javëve të fundit, kur aplikimet për ndihmë ishin miliona më shumë. Kjo tregon ndoshta se rënia është stabilizuar në një farë mase.

E panjohur është se për sa kohë do të mbesin të mbyllura bizneset apo do të funksionojnë vetëm mbi një bazë të reduktuar. Miliona njerëz mund të mbeten pa punë deri në fund të vitit 2020.

Tani për tani, rihapja e ekonomisë në SHBA është një proces jo uniform. Guvernatorët e një pjese të vogël shtetesh u bëjnë thirrje pronarëve të dyqaneve, restoranteve, salloneve të flokëve apo të thonjve, se janë të lirë të rihapen nëse dëshirojnë, duke praktikuar ndërkohë distancimin fizik dhe duke i inkurajuar njerëzit të mbajnë maska në publik.

Drejtuesit e disa korporatave më të mëdha të vendit kanë paralajmëruar Presidentin Trump se duhet të bëhen më shumë testime përpara se punëtorët të mund të rikthehen.

Autoritetet federale rekomandojnë që amerikanët të mbajnë të paktën një distancë fizike prej dy metrash nga njerëzit e tjerë deri në fund të prillit, por me hyrjen e muajit maj, Presidenti Trump po i heq rekomandimet.

Ritmi i shpejtë i pushimeve nga puna është i pashembullt në historinë e dekadave të fundit në SHBA, megjithëse shkalla e dëmit ekonomik nuk dihet saktësisht. Gjatë recesionit të madh në periudhën 2007-2009 u deshën dy vjet që të humbnin punën 8.6 milion njerëz.

Përkrahës të shumtë të Presidentit Trump janë duke i bërë atij presion që të rihapë ekonominë e vendit.

Gjatë dy javëve të fundit ka patur protesta në rrugë, ku demonstruesit kanë kërkuar që zyrtarët e qeverisë të ndërpresin mbylljet e bizneseve dhe t’i lënë ata të kthehen në punë.

Por në mediat amerikane po publikohen gjithashtu njoftime të shumta për vdekjen e njerëzve që nuk besonin se mund të binin viktimë e koronavirusit dhe që guxuan të shkonin në vende publike duke u infektuar në mënyrë fatale./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thaçi mandaton kryeministrin e ri të Kosovës/ Avdullah Hoti 15 ditë kohë për të krijuar qeverinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mandatuar st kryeministrin e ri të Kosovës.

Mësohet se Thaçi me anë të një dekreti i ka proporzuar Kuvendit si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

Në dekret theksohet se Hoti duhet që brenda prej 15 ditësh t’i propozojë Kuvendit të Kosovës përbërjen e qeverisë së tij dhe të kërkojë votimin e saj.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, ka thënë presidenti i Kosovës gjatë një deklarate për mediat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE