Connect with Us

Horoskopi i ditës, 30 prill 2020

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 30 prill 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Merkuri do e bëjë ditën e sotme edhe më të animuar e plot hare. Për asgjë nuk do keni ankesa dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Beqarët do vendosin më në fund të pranojnë disa ftesa që iu janë bërë dhe shumë shpejt mund të ndryshojnë edhe statusin. Për financat yjet do sjellin stabilizim të plotë. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi për të kryer investimet e nevojshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse jeni në një lidhje sot do kuptoni një anë tjetër të karakterit të partnerit tuaj e cila do ju pëlqejë shumë. Ka mundësi që për ju të fillojë një etapë akoma më e bukur. Beqarët duhet të tregohen shumë më të matur gjatë kësaj dite sepse mund të joshen nga persona pa vlera. Kombinimi i yjeve për sektorit e financave do jetë i mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ka rrezik që sot të reagoni ashpër ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush nuk do jetë aspak si e kishit ëndërruar. Trishtimi do ju pushtojë gjithë kohës. Beqarët do jenë me fat pasi do njohin persona me shumë vlera, vetëm se nuk duhet të tregohen mendjemëdhenj. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse nuk e menaxhoni korrektësisht do keni goxha tronditje.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Rregulloni çdo gjë gjatë kësaj ditë në mënyrë që t’ia mbathni për diku me partnerin. Vetëm ashtu marrëdhënia juaj do kthehet aq pasionante sa më parë. Beqarët duhet t’i pranojnë gjërat ashtu si janë dhe nuk duhet të bëjnë sakrifica për ta ndryshuar statusin. Në planin financiar nuk do bëni aspak gabime dhe të gjithë do ju kenë zili për gjendjen në të cilën do jetoni.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga yjet sot. Do keni një marrëdhënie shumë të bukur me partnerin dhe nuk do ndaleni së përgatituri surpriza për njëri-tjetrin. Edhe beqarët do ndihen mirë dhe të buzëqeshur sepse yjet do i ndihmojnë të kenë takimet e ëndrrave. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm sepse po filluan problemet zor se do e rimerrni dot më veten.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mundohuni të mos e lëshoni veten. Çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse partneri ju thotë fjalë lënduese bëjani atij të ditur këtë gjë dhe ai nuk ka për ta përsëritur më gabimin. Beqarët do jenë sensualë dhe do marrin disa propozime. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk keni për të pasur asnjë lloj vështirësie.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse nuk merrni masa rutina do ju pushtojë gjatë gjithë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme të vogla në çift. Kujdes edhe mos e bëni xhelozë atë që keni në krah. Beqarët do kenë një jetë socialë mjaft aktive dhe nuk do e kenë të vështirë ta gjejnë edhe personin e ëndrrave. Financat kanë për të mbetur të kënaqshme pavarësisht dëshirës tuaj të madhe për të kryer shpenzime.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Mundohuni të dilni nga guaska ku jeni futur ju të dashuruarit sepse përndryshe do lindin keqkuptime dhe do keni probleme të vazhdueshme. Beqarët do jene guximtarë dhe nuk do ketë aspak frikë t’i shprehin ndjenjat. Një pjesë do marrin rezultatin e shumëpritur. Në planin financiar me pak durim dhe mbështetje nga familjarët do i zgjidhni problemet.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Në jetën tuaj sentimentale duhet të tregoheni sa më të matur sot dhe të mos thoni gjëra të gabuara. Partneri nuk do jetë në humorin më të mirë të mundshëm dhe çdo gabim mund të sjellë pasoja. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa pasi kështu do shmangin lëndimet. Yjet nuk do sjellin probleme për financat kështu që ju do ndiheni gjithë kohës të qetë.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Falë mjedisit të ngrohtë yjor, marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Në çdo moment do kaloni momente të bukura, nuk do mungojnë surprizat dhe as premtimet. Beqarët do i çmendin të gjithë ata që do kenë pranë me pamjen dhe sensualitetin e tyre. Në planin financiar gjërat nuk do jenë aspak të lehta, megjithatë me pak më shume përkujdes mund t’ia dilni mbanë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Venusi vetë do kujdeset posaçërisht për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ai do krijojë mundësitë e duhura për të kaluar momente romantike dhe pasionante. Beqarët do kenë mundësi për takime, por do jenë ende në mëdyshje për hapat që duhet të hedhin. Buxheti do mbetet i njëjtë si një ditë më parë kështu që mundohuni të bëni sa më shumë kujdes.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni shumë sipërfaqësore gjatë kësaj dite dhe nuk do i ofroni partnerin ngrohtësinë e duhur. Marrëdhënia mes jush nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Beqarët më mirë të mos ëndërrojnë shumë gjatë kësaj dite sepse yjet nuk do i favorizojnë. Buxheti nuk do jetë i keq, por një shpenzim i papritur në pasdite mund të sjellë disa tronditje të vogla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Gënjeshtarë të mëdhenj/ Këto shenja të horoskopit janë “profesionistë” në mashtrim

Publikuar

-

Nga

nuk jane si duken horoskop

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje nuk njihen si njerëz që dinë të gënjejnë.Ata nuk kanë durim për dramën që pason nëse kapen me gënjeshtra

Demi
Të lindurit në këtë shenjë janë kokëfortë dhe preferojnë që gjërat të shkojnë në mënyrën e tyre. Nëse duhet të tregojnë një gënjeshtër të vogël për të bërë gjërat sipas asaj që dëshirojnë, ata do ta bëjnë këtë.

Binjakët
Binjakët janë djallëzorë dhe e duan vëmendjen nga njerëzit. Ata kanë imagjinata të egra, kështu që mund të krijojnë trillime pa kurrëfarë mundimi dhe njerëzit i besojnë ata. Janë aq profesionistë me gënjeshtra saqë nuk do të mund të dalloni nëse po gënjejnë apo jo.

Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje janë besnik dhe të kujdesshëm. Ata do të gënjejnë vetëm për tu mbrojtur.

Luani
Ashtu si binjakët, Luani, gjithashtu e adhuron vëmendjen. Ata e nisin një histori të vërtetë dhe përfundojnë duke e ekzagjëruar në maksimum.

Virgjëresha
Sa më shumë që të jetë e mundur, Virgjëresha analitike nuk gënjen. Vetëm nëse bëhet fjalë për zgjidhjen e një situate.

Peshorja
Peshoret janë diplomatët e zodiakut, kështu që në emër të asaj që ata besojnë është më e mira për të gjithë, gënjeshtra është një domosdoshmëri.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 janar 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 shtator 2017

Akrepi
E dyshimtë dhe nganjëherë manipuluese, gënjeshtra është një lojë që Akrepët e njohin shumë mirë. Kjo për shkak të natyrës së tyre vëzhguese, e cila u lejon atyre të analizojnë çdo kënd të një situate dhe të dalin me gënjeshtrën më të mirë.

Shigjetari
Shigjetari miqësor dhe largues nuk gënjen. Ata i vlerësojnë miqësitë e tyre dhe njerëzit përreth tyre shumë.

Bricjapi
Ndryshe nga të gjithë shenjat e tjera të horoskopit ata e urrejnë gënjeshtrën.Për shkak të natyrës së tyre mosbesuese, nuk është çudi që ata janë kundër gënjeshtrës së çfarëdo lloj forme.

Ujori
Ashtu si Binjakët, Ujorët janë tregimtarë krijues dhe të mençur. Gënjeshtrat e tyre mund të jenë shumë të mira për të qenë të vërteta, por ato i tregojnë aq përsosmërisht sa njerëzit përfundojnë duke u besuar atyre.

Peshqit
Më të ndjeshmit e shenjave, Peshqit nuk gënjejnë. Nëse ndonjëherë gënjejnë duhet të jetë patjetër për një kauzë të mirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Puna dhe Dashuria/ Paolo Fox zbulon parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Dashi
Sot do të ndiheni pak nën presion dhe me Hënën në kundërshtim mund të përjetoni konflikte të vogla në familje. Sa i përket dashurisë, horoskopi Paolo Fox këshillon të lini mënjanë krenarinë, marrëdhëniet duket se janë në një ekuilibër të pasigurt.

Demi
Marsi në kundërshtim shkakton vonesa dhe nervozizëm.Kjo gjendje mund t’ju bëjë që të grumbulloni disa agjitacion që do të derdhni në dashuri ose marrëdhënie me njerëzit përreth jush. Deri në verë, kur të keni Mërkurin e favorshëm, ju mund të planifikoni gjithçka me qetësi më të madhe.

Binjakët
Me Venusin, Marsin dhe Saturnin në pamje të mirë , megjithë vështirësitë e periudhës, ju po përjetoni një fazë të ringjalljes graduale. Të gjitha përvojat e muajve të fundit, madje edhe ato dukshëm negative, do t’ju lejojnë të rikrijoni veten në një mënyrë pozitive. Edhe nëse keni ndonjë problem me shtëpinë ose ka pasur një rrjedhje, do të lindni më të fortë se më parë.

Gaforrja
Marrëdhëniet me ata që kanë lindur nën shenjën e Dashi dhe Peshorja mund të jenë mjaft nervoze. Përdorni këtë periudhë për të bërë një pasqyrim të përgjithshëm në jetën tuaj . Me Hënën aktive në shenjën tuaj, ju mund të bëni të qartë gjërat që nuk janë më të mira për ju . Në përgjithësi jeni njerëz mjaft të drejtpërdrejtë, kështu që kur dëshironi diçka nuk e bëni prapa shpinës por shkoni drejtpërdrejt në pikën.

Luani
Ata që nuk mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet profesionalisht vuajnë pasivisht dhe janë shumë të lodhur sipas horoskopit Paolo Fox. Në veçanti , punonjësit deri në këtë pranverë do të duhet të kapërcejnë një pengesë , të zgjedhin një ndryshim të kursit. Sa i përket dashurisë, astrologu rekomandon që të zhvilloni marrëdhënie të reja ose, nëse keni, të vazhdoni me ato në vazhdim.

Virgjëresha
Për momentin, prioritetet tuaja mbeten çështjet praktike dhe të punës që lidhen me jetën e përditshme. Kjo për shkak se po përpiqeni të ndërtoni një themel të fortë për të ardhmen tuaj. Prandaj dashuria mbetet paksa e heshtur, jo se nuk dëshironi të dashuroni ose bini përsëri në dashuri, por për momentin nuk është interesi juaj kryesor. Kini kujdes që të mos dëshironi njerëz që janë tashmë të zënë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 shtator 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 shkurt 2018

Peshorja
Sot ju sheh pak të mërzitur ashtu si 24 orë më parë. Në përgjithësi nuk ju pëlqen të qëndroni pasiv, të qëndrueshëm, ju preferoni të ndryshoni, të jeni dinamik. Ju mendoni se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim dhe ndjeni gjithashtu vështirësinë. Për momentin keni ndjenjën se asgjë nuk ndryshon.

Akrepi

Sot me Hënën aktive në shenjë, do të jeni të gatshëm të përballeni me njerëz që në përgjithësi nuk ju dëgjojnë dhe i bëjnë veshët e një tregtari. Mundohuni të shmangni diskutimet e nxehta nëse planifikoni të planifikoni diçka për ditët e ardhshme. Sonte provoni të pushoni duke shkuar në shtrat herët.

Shigjetari
Në tre ditët e ardhshme do të keni një horoskop më të mirë sepse do të përballeni me gjithçka me vetëdijen për të qenë në gjendje të veproni dhe të bëni gjëra të reja. Maji do të jetë një muaj i rimëkëmbjes graduale, por me Saturnin e favorshëm ju gjithashtu mund të aspironi për projekte të reja. Mundësi të mira që vijnë së shpejti.

Bricjapi
Jeni pak të mërzitur: me sa duket keni përjetuar disa momente shqetësimi ose keni trajtuar njerëz që nuk kanë qenë shumë të bukur për ju. Ka të ngjarë që të keni mbyllur veten dhe të jeni mjaft të heshtur dhe të vetmuar.

Ujori
Mundohuni ta shikoni këtë periudhë me energji dhe pozitivitet. Pasja e Saturnit në shenjë është e rëndësishme sepse ju ndihmon të shkurtoni tepërt dhe të kuptoni se çfarë dëshironi të bëni në jetën tuaj pa mbartur gjëra që nuk ju interesojnë më. Mundohuni të mos i nënshtroheni shantazhit për të kryer situata që janë afër jush dhe janë bërë zhgënjyese.

Peshqit
Me Hënën e favorshme sot, ju çliroheni nga tensionet e përjetuara në orët e fundit. Horoskopi Paolo Fox ju këshillon të hidhni të kaluarën pas jush duke u përpjekur të shpëtoni nga çdo mendim negativ . Sa i përket dashurisë, jini të kujdesshëm dhe të durueshëm. Nga ana tjetër, çështjet praktike dhe ato të punës kërkojnë një angazhim të caktuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 29 prill 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Planetët e dashurisë do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Do kaloni vetëm çaste të bukura dhe nuk do mbani më pengje brenda vetes. Beqarët duhet t’i hapin sytë mirë dhe nuk duhet të hedhin hapa pa qenë të sigurt. Çdo gjë ka kohën e vet. Me shpenzimet, po u treguar me te arsyeshëm, do keni mundësi të ruani qëndrueshmërinë financiare,. Bëni të pamundurën sepse në fakt do ju duhen para edhe nesër.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jo vetëm që do kuptoheni shumë mirë sot ju të dashuruarit, por do arrini të zgjidhni edhe disa probleme të vogla që kishin mbetur pezull. Beqarët do marrin disa vendime vërtet të rëndësishme që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Personat që do kenë pranë mund të jenë binjakë ose gaforre. Buxheti do dobësohet paksa dhe do gjendeni në vështirësi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe kjo do shtojë konfliktet dhe debatet me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse po hodhën sot hapa të gabuara do vuajnë pasojat për një kohë të gjatë. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat. Buxheti do rritet menjëherë në një mënyrë që as nuk e prisnit.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ditë perfekte për të bërë deklarata, për të marrë vendime apo për te vendosur një bashkëjetesë. Yjet do e privilegjojnë jetën sentimentale të gjithë çifteve. Beqarët nga ana tjetër do jenë shumë të fiksuar tek puna dhe nuk do kenë as kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Financat ka rrezik të kalojnë një ditë vërtet të vështirë dhe të mbushur me probleme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjërat nuk ndo ecin shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Nuk do i jepni rëndësinë e duhur partnerit dhe debatet me të do jenë të vazhdueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Duke kaluar më shumë kohë me miqtë ata nuk do mërziten aspak. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do keni shume trazira sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni shume keq. Mundohuni te tregoheni disi me tolerante dhe me te hapur. Beqaret do tregohen posesive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime te pafalshme dhe gjendja sa do vije e do përkeqësohet. Kujdes!

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Më ne fund do e largoni monotoninë dhe banalitetin qe dukej sikur po e mbyste jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do preferoni te provoni eksperienca te reja. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Te ardhurat do dobësohen, megjithatë do arrini t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ka rrezik që dita e sotme të jetë shumë konfliktuale për juve që jeni në një lidhje. Nuk do ndaleni së e kritikuari partnerin dhe mosmarrëveshjet kanë për të qenë të forta. Beqarët do jenë të pamatur dhe ka rrezik të hedhin hapa shumë të gabuara. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme. Nuk është ende momenti për të bërë investime të mëdha.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Marsi do ju ndihmojë të shkruani një nga faqet më të bukura në librin tuaj te dashurisë sot. Nëse jeni në një lidhje prej kohësh, ndjenjat do rizgjohen dhe emocionet do rikthehen si më parë. Edhe beqarët do goditen nga Kupidi dhe do fillojnë lidhjen që kishin ëndërruar. Për menaxhimin e financave do ju mungojë plotësisht serioziteti dhe mund te keni disa tronditje.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nëse jeni në një lidhje sot do merrni vesh shume mire me partnerin, megjithatë mos prisni ndonjë pasion shumë të madh. Për shkak të Venusit, beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe do ndihen me të vërtetë keq. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta menaxhoni gjithë kohë kështu që për asnjë moment nuk do ju dalin vështirësi e probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Qielli i dashurisë do jetë plot re sot për ju që jeni në një lidhje. Debate, acarim dhe fjale të pamenduara do ketë gjithë ditën. Kujdes! Beqarët do kenë më shumë mundësi për të realizuar të gjitha takimet e ëndërruara, por do preferojnë të mos hedhin menjëherë hapa. Jupiteri do jetë planeti më ndikues për financat dhe do sjellë ekuilibër pafund në këtë plan.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse jeni në një lidhje çastet e lumtura kanë për të qenë të shumta sot. Do programoni edhe gjëra të veçanta që do ua ngrenë zemrën peshë. Ju beqarët do e lini veten të lirë, do mbyllni sytë dhe do pranoni çdo ftesë që do ju bëhet. Buxheti do ketë disa tronditje të vogla për shkak të një investimi që do bëni për shtëpinë, por situata nuk ka për të qenë alarmante.

LEXO TE PLOTE