Connect with Us

Flet pedagogu shqiptar/ “Lajmet e rreme ndaj NATO-s, BE-së dhe Perëndimit vijnë nga Rusia”

Kosova & Rajoni

Flet pedagogu shqiptar/ “Lajmet e rreme ndaj NATO-s, BE-së dhe Perëndimit vijnë nga Rusia”

Publikuar

-

Pedagogu i gazetarisë dhe gazetari shqiptar në Malin e Zi, Ismet Kallaba, ka folur rreth luftës kibernetike ndaj ‘fake neës’ gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Malin e Zi.

Në një lidhje me “Euronews Albania”, Kallaba, duke iu referuar të dhënave nga raportet e BE-së dhe përfaqësive të tjera diplomatike, tha se shumica e lajmeve të rreme e kanë prejardhjen nga Rusia, pasi Moska po bën përpjeke për ndryshime gjeostrategjike në rajon.

“Lajmet e rreme janë shtuar gjatë periudhës së Coronavirusit. Kemi një përpjekje të shtuar për përhapjen e lajmeve të rreme në Mal të Zi. Po i referohem më tepër disa të dhënave që vijnë nga Bashkimi Europian dhe disa shqetësimeve që vijnë prej aty, por edhe nga përfaqësi të ndryshme diplomatike, sidomos nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë vërejtur jo vetëm në këtë periudhë, por edhe më përpara një prani të shtuar të lajmeve të rreme. Këto informacione të rreme përgjithësisht kanë për burim  Rusinë, e cila po bën një përpjekje për ndikime gjeo-strategjike”, tha Kallaba.

Më tej ai shtoi se në këtë periudhë të vërshimit të informacioneve në hapësirën kibernetike është e vështirë lufta ndaj lajmeve të rreme.

LEXO EDHE:  Serbia kërcënon me përfshirjen e Rusisë në dialog

“Mali i Zi është një shtet i vogël dhe sigurisht bën përpjekje për këtë luftë kibernetike që po zhvillohet. Edhe Mali i Zi nuk është imun në këtë luftë ashtu si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj që është pak e vështirë për të luftuar, megjithatë autoritetet zyrtare në Mal të Zi po mundohen të luftojnë kundër lajmeve të rreme, por në këtë kohë, të infoobezitetit, sfida bëhet më e madhe”, u shpreh Kallaba.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rrëzohet në detin Jon helikopteri ushtarak i NATO-s

Publikuar

-

Nga

Një helikopter ushtarak i NATO-s është rrëzuar mbrëmjen e sotme në detin Jon.

Mësohet se në bordin e helikopterit kanë qenë 6 pasagjerë, të cilët janë në kërkim.

Duke iu referuar zyrtarëve grekë, BBC shkruan se helikopteri ka humbur në detin Jon midis Italisë dhe Greqisë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se helikopteri ishte ngritur nga një brigadë kanadeze si pjesë e një stërvitjeje ushtarake.

LEXO EDHE:  Në Perëndim, Rusia mbështet kaosin, dhe jo kandidatët

LEXO EDHE:  PLL përshëndet miratimin e ligjit për simbolet në Malin e Zi/ Çështja kombëtare ngelet mbi gjithçka

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Natos po kërkojnë ujëra ndërkombëtare jashtë ishullit Kefalonia të Greqisë, ndërsa nuk dihet çfarë e ka shkaktuar rrëzimin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 74 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohet 21 të prekur të tjerë

Publikuar

-

Nga

21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedonin ë e Veriuit ditën e sotme nga 279 teste që janë kryer gjithsej.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, Illyria News Agency raporton se 8 raste janë paraqitur në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë. Mësohet se nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 shkon në 1436.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 është 627.

LEXO EDHE:  Në Perëndim, Rusia mbështet kaosin, dhe jo kandidatët

LEXO EDHE:  “Nuk shkohet kështu drejt BE”/ LSI: Të dënohen sulmuesit e ambasadës në Beograd

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit tre raste tjera me Covid-19 kanë humbur jetën, duke e dërguar numrin e viktimave në total në 74 persona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vizita misterioze e Thaçit në Tiranë/ Çfarë shkruajnë mediat kosovare

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

Sipas nje raporti drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, thuhet se Presidenti i Kosoves ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sediljen e parë të makinës.

Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në makine ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se mjeti ka pasur xhamat e zinj.

Nga zyra e Presidences nuk ka pasur asnje pergjigje per te konfirmuar viziten e bere.

Media kosovare ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.

Kallxo.com raporton se komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar kete informacion.

Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

LEXO EDHE:  Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

LEXO EDHE:  Mali i Zi në NATO/ Senati amerikan pro anëtarësimit

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.

Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avion nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.

I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.

Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë.

Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.

Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK- së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.

LEXO TE PLOTE