Connect with Us

“Është ekonomia, o i marrë!”/ Xhaferraj: Qeveria e vendosur të fundosë biznesin

Politikë

“Është ekonomia, o i marrë!”/ Xhaferraj: Qeveria e vendosur të fundosë biznesin

Publikuar

-

Kreu i PD, në Durrës Ferdinand Xhaferraj thotë se qeveria Rama është e vendosur të fundosë biznesin.

“Bill Clintoni, gjatë fushatës së sukseshme për Presidencën karshi George Ë. Bush-it, përdori një nga sloganet më të suksesshme që kumbon si një e vërtetë gjithnjë e më e madhe: “Është ekonomia, o i marrë!”. Kjo e vërtetë më vjen në mendje sa herë shikoj Ramën apo Ahmetajn duke shpalosur pseudo-paketën për rimëkëmbje ekonomike gjatë pandemisë që po përjetojmë”, shkruan Xhaferraj.

Ai thekson se dje, më shumë se 20 shoqata të rëndësishme të biznesit, si asnjëherë më parë në historinë e tranzicionit, iu kundërvunë hapur masave të marra nga qeveria në një përpjekje të dëshpëruar të tyre për të shpëtuar ekonominë.

Sipas demokratit, teksa bizneset përballen me rënie kërkese dhe mungesë likuiditeti, kostot për to shtohen, duke rrezikuar jo vetëm mbijetesën e bizneseve në fjalë, por të qindra familjeve që varen nga punësimi tek to.

“Ndonëse një krizë e dyfishtë ka goditur ekonominë shqiptare, pas tërmetit e gjatë pandemisë, qeveria qëndron stoike në bindjen se cdo biznesmen pa një lidhje direkte me qeverinë duhet mjelur.
Teksa vazhdojnë urdhrat për qëndrim në shtëpi pavarësisht thirrjeve të ekspertëve për rihapje sa më të shpejtë të ekonomisë, goditja për bizneset vetëm sa bëhet më kritike. Përse për përballimin e krizës shëndetësore (të paktën formalisht) është ngritur nje komision, ndërsa për krizën ekonomike ku varet e tashmja dhe e ardhmja e shumicës së shqiptarëve, vendimet merren nga duo e famshme Rama-Ahmetaj?”, shkruan me tej ai.

LEXO EDHE:  Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

Mes të tjerash Xhaferraj thekson se për ekonominë nuk ka nevojë për komitet ekspertësh sepse ekonomia sipas Ramës fillon dhe mbaron tek sigurimi i interesave të ngushta klienteliste.

“Këtë jo vetëm e ka ndjerë në kurriz cdo biznes, por edhe e vërteton nxitimi gjatë kësaj periudhe për të kaluar koncesione kundër cdo rregulli e cdo ligji. Por, reagimi i shpejtë i biznesit dhe zgjidhjet e vazhdueshme të propozuara nga Partia Demokratike për cdo kategori, janë tregues se shqiptarët refuzojnë të thellojnë krizat e shkaktuara nga tërmeti e koronavirusi me politikat e Ramës që punojnë kundra shumicës së shqiptarëve” përfundon Xhaferraj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Është periudha më e keqe e jetës sime”/ Ankohet Rama: Ju jap lamtumirën që sot nëse…

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pak më parë se është i gatshëm të japë lamtumirën që sot nëse nesër bashkë me të do të largohet edhe koronavirusi.

Në një videolive në rrjetet sociale, Rama tha se kjo është periudha më e vështirë e jetës së tij dhe se është vënë para vendimeve më të vështira dhe të sikletshme.

Ai u shfajësua duke thënë se nuk po qahet dhe se e ka pasion detyrën që i është caktuar.

“Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja më e jashtëzakonshme me vendime më të vështira dhe më të sikletshme që duhet të marr se këtë detyrë kam. Shumëkujt prej jush i duket se të qeverisësh është rehat, pasurohesh, për fat të keq por jo aspak. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Nuk po qahem sepse e kam nder dhe e kam pasion këtë punë, por aq gabim jeni disa nga ju kur flisni kështu sa ju siguroj që po të më thoshin sot ik nga kjo zyrë, mos u merr me politikë se po ike ti Covidi do iki nesër, sot unë do isha duke  ju dhënë lamtumirën me lumturinë më të madhe. Unë po bëj më të mirën time”, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendim i marrë në heshtje”/ Hoxha i nxjerr gënjeshtrën Ramës, çfarë ka ndodhur me pagat e sektorit elektroenergjitik

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha thotë se me një vendim të marrë në heshtje qeveria shkurton nga 10% deri 30% rrogat e sektorit elektroenergjitik, OSHEE, OST dhe KESH.

Sipas Hoxhës nga nesër më 1 maj, ditën e punëtorëve, personeli i tre kompanive shtetërore, nuk do të gjejë në llgaritë e pagave të tyre, nga 10% deri në 30% të rrogës se muajit prill.

Hoxha sqaron se paga u është ndaluar me një vendim arbitrar dhe të paligjshem nga Këshilli Mbikqyres, i datës 22 prill 2020.

“Në vend të motivoje dhe të kujdeset për personelin prej 9 mijë punonjësish, që mbajnë në punë pa ndërprerje, rrjetin elektroenergjitik shqiptar, që furnizon me energji elektrike 24/24 ore, familjet, bizneset dhe gjithë institucionet e vendit, drejtuesit dhe Këshilli Drejtues i këtyre kompanive, kanë vendosur tu ndalin rrogat duke filluar nga data 1 prill 2020, deri në përfundimin e “Gjendjes së fatkeqësise natyrore”, pra per tre muaj me radhë. Të cilesuar si punonjës ne frontin e pare të luftes anti-covid19, sebashku me mjeket dhe Policinë e Shtetit, stafet e OSHEE, OST e KESH, janë vlerësuar për performancën e tyre, duke berë përpjekjet maksimale, për të furnizuar me energji elektrike, cdo familje apo biznes të vendit, gjatë periudhës së karantinimit.
Pavarësisht cfarë premtuan me forcë, dje pasdite, kryeministri Edi Rama, në komunikimin në facebook me qytetarët, dhe numri 2 i qeverisë, zv/kryeministri Erjon Brace, në një media private, se nuk do të ketë në asnjë menyrë ulje rrogash për administratën, në të vërtete ka ndodhur e kundërta”, shkruan Hoxha.

Sipas gazetarit, kjo nuk është as hera e parë, dhe sigurisht nuk do të jetë, as hera e fundit, që drejtuesit e vendit gënjejnë publikisht.

“Vetem OSHEE, ka një staf prej 7 mije punonjësish, ndërsa KESH dhe OST, kanë nga 700-800 punonjës secila.
Premtimi se qeveria po përdor fondet e saj, për të mbuluar pagat e luftës për punonjësit e mbetur pa punë gjatë pandemisë, duket se është një tjetër mashtrim.
Në fakt, qeveria po i paguan pagat e luftës, minimale dhe ashtu si janë, vetëm 260 mijë lekë të vjetra, duke ua mbajtur nga rroga punonjesve të kompanive kryesore shtetërore, që mbajnë në këmbë rrjetin elektroenergjitik të vendit”, shkruan me tej Hoxha.

Mes të tjerash ai shprehet se në vendimin, e marrë në heshtje të plote dhe të mbajtur sekret, nga Këshilli Mbikqyres i OSHEE, OST e KESH, thuhet qarte, se efekti i ndalimit të pagave të punonjësve të tyre, me përshkallezim, nis nga data 1 prill 2020, deri në datën 30 qershor 2020.

LEXO EDHE:  Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

LEXO EDHE:  Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e "Rilindjes"

“Niveli i përshkallëzimit është bërë në tre shkalle. Për OSHEE, fasha e ndalimit të pjesshëm të pages nis nga punonjësit që paguhen nga 600 mijë lekë të vjetra në muaj, deri në pagat 3 milionë lekë. Ndërsa për KESH dhe OST, fasha e ndalimit të pagës, nis nga niveli 850 mijë leke në muaj, deri në mbi 2 milionë lekë.

Me konkretisht, te OSHEE, përshkallezimi është;
Nga 600 mijë lekë deri 1 milionë leke, paga ndalet 10%
Nga 1 milionë leke deri 2 milione leke, paga ndalet 20%
Nga 2 milionë leke deri 3 milionë lekë, paga ndalet 30%
I vetmi ndryshim me kompanitë KESH dhe OST, është fakti se fasha e ndalimit të pagës, nuk nis nga 600 mijë lekë të vjetra, por nga 850 mijë leke të vjetra. Vetëm te kompanitë KESH e OST, qe kanë personel sa 10% e stafit të OSHEE, do të përfitohen nga ndalimi i rrogave mbi 50 milione lekë ne muaj.
Justifikimi i OSHEE, se punonjësit e saj nuk po punojnë me orar të plotë, dhe se kompania ka probleme financiare të dukshme me arketimet, mbetet qesharak, kur një pjesë e mirë e punonjësve të saj punojnë jo vetëm me tre turne, por dhe me orar të tejzgjatur për të eleminuar defektet teknike.
Në këto kushte, kryeministri Rama, ose ndryshe flet për publikun dhe ndryshe ben me administraten, ose i kane dale jashtë “kontrollit” drejtorat e tij, dhe veprojnë me kokë të tyre.
Mirë që po u mban rrogen për sakrificën që po bëjnë afro 9000 punonjësit e këtij sistemi, por sëpaku njihu meritën, se nga pagat e atyre që punojnë, pa paguhen pagat e luftës, të atyre që kanë mbetur pa punë!!!
Ne foto:
1)-Vendimi i Keshillit Mbikqyres i OSHEE, dhe tabela e pagave qe ndalen nga 10% deri 30%.
2)-Premtimi i kryeministrit Rama se nuk preken pagat e administrates.
3)-Premtimi i zv/kryeministrit Brace se nuk do te kete prekje te pagave”, shkruan Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama revoltohet nga kritikuesit/ Thirrje qytetarëve: Mos bëni si lopa

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave për masat e marra për pandeminë e koronavirusit në vendin tonë.

Në një videolive në rrjetet sociale, Rama i kërkoi qytetarëve të mos replikojnë dhe të mos hedhin akuza pa ndaluar.

Sipas tij, Shqipëria ka marrë masa të shpejta dhe ekonomia ka filluar të hapet më shpejt se në disa vende të tjera.

“Lexoj pyetje, e mallkime e dokrra. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ju kam thënë se më bini mua, por mos luani me jetën tuaj dhe njerëzit tuaj të dashur. Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna. E keni me mua? S’ka asnjë problem, pra vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve, Shqipëria. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim?! Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë dërrasë të kalbur. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri i tha qytetarëve të mos bëjnë si lopa, pasi ky nuk është bast por armik i vërtetë.

LEXO EDHE:  Pazare, korrupsion dhe biznese të fshehura të pushtetarëve/ Pse duhet rishikuar ligji për deklarimin e pasurisë

LEXO EDHE:  Gara për kreun e PD në Durrës/ Zbulohen 4 rivalët

“Ju lutem të mos bëjmë si lopa, nëse ju nuk mbroni veten atëherë unë nuk mund t’ju mbroj. Ju lutem ky nuk është bast”, tha Rama ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE