Connect with Us

“Dvorani ka një çështje të madhe në kurriz”/ Manjani nxjerr detajet e forta

Politikë

“Dvorani ka një çështje të madhe në kurriz”/ Manjani nxjerr detajet e forta

Publikuar

-

‘Të shohim do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve!’/ Manjani ngre dyshimet e forta

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar çështjen e nxehtë  mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Manjani shkruan se  Dvorani ka vetëm një çështje të madhe në kurriz, dhe problemi nuk është ai, por detyra e tij pa mandat qe sipas Kushtetutës, i ka mbaruar që në vitin 2014.

Është detyra pa mandat problemi, jo Dvorani.
=============
E kam deklaruar që herët(shumë kohë para se Presidenti të hapte betejë ligjore me Të) dhe në mënyrë të përsëritur se zoti Ardian Dvorani ka vetëm një çështje në kurriz! Një, po të madhe shumë.

Ai padrejtësisht është mbajtës i një detyre publike me afat të përcaktuar në Kushtetutë.

Ka plot 6 vite që e mban atë detyrë si pa gjë të keq. Në 2014 i mbaroi mandati sipas Kushtetutës. Jemi në gjysmën e 2020-ës dhe ky zyrtar gjendet ende në detyrë jashtë çdo afati. Për 3 vite Atij i bëhet plot një mandat shtesë, pa një akt emërimi.(Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet).

Ky është kulmi i cinizmit dhe i karshillëkut ndaj Kushtetutës, sundimit të ligjit dhe vetë Reformës në Drejtësi!

Këtë fakt e ka konstatuar ish Gjykata Kushtetuese me një vendim të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët që u mbaroi mandati ikën, dorëzuan detyrën dhe janë sot qytetarë të lirë. Zoti Dvorani nuk e dorëzoi, por si rezultar i një vonese të qëllimtë në shpalljen e atij vendimi në Fletoren Zyrtare, ndenji në detyrë tej çdo limiti Kushtetues e llogjik.

Këtë shkelje nuk e pa as Vettingu, por u mjaftua me një “shkulje veshi” për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë.(të paktën kësjtu u deklarua publikisht). As komisionerët publikë e as ONM nuk e pikasën këtë hata Kushtetuese që kishte konsumuar ky zyrtar!!!

LEXO EDHE:  Shënim/ I gjithë bilanci i “fitoreve” të Lulzim Bashës

Në të vërtetë pinionit publik nuk i duhet shumë e shkuara apo pasuria familjare e Dvoranit, as veprimtaria e tij në krye të KED(këtu Dvoranë është vetëm një votë). Fakti i MBAJTJES SE DETYRËS PUBLIKE PA MANDAT mbetet më i rëndi,më kompromentuesi, jo shumë për Dvoranin si person por për drejtësinë dhe reformën.

Kritika merret për fat të keq me personin, me të shkuarën, me familjen, me pasurinë, me rolin e tij si ekspert dhe, pak ose aspak trajtoi këtë problem kryesor, pra mbajtjen e detyrës pa mandat.

Sa më takon, kam shprehur dhe shpreh respekt për juristin Ardian Dvorani, kontributin e tij në gjykatë dhe në ekspertizë ligjore. Por mbajtja e detyrës pa mandat është e pajustifikueshme,e papranueshme dhe e pa ligjshme.

Dhe përgjegjësia është moralisht mbi Të, por ligjërisht mbi ato që e lejuan dhe e lejojnë ende aty ku është!

Unë kështu e shoh këtë çështje, pra tek mos veprimi i institucioneve, më së shumti tek KLGJ, jo tek personi. Me këtë të fundit nëse ka vend mund të merret drejtësia, por jo opinioni aq më pak drejtësia popullore.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin

Publikuar

-

Nga

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Rama i kërkon qytetarëve që këto festa të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe të mbrojnë shëndetin duke shmangur daljet e padomosdoshme.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Publikuar

-

Nga

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për përhapjene  koronavirusit hnë Gjirokastër.

Shehu thotë se Gjirokastra është qyteti i dytë që ryeson për numrin e të infektuarve pas Tiranës, ndërsa paralajmëron se virusi po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet.

SIpas tij, papërgjegjëshmëri a e qeverisë dhe mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut nga infeksioni.

Bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!

Sot jo vetëm Gjirokastra “kryeson” përsëri mbas Tiranës me raste në rritje, por numri i të prekurve po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet, pra infeksioni përhapet tashmë në të gjithë Qarkun.

Nuk mjaftoi papërgjegjshmëria e thellë e Rilindjes e datës 24-25 Tetor e në vazhdim në Gjirokastër si shpërthyese e një infektimi masiv, por mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut.

Nëqoftëse “Retro” dhe aktivitetet e tjera ishin një papërgjegjshmëri e larteë, heshtja e mëtejshme për të mbajtur të fshehtë çfarë ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, është një qëndrim kriminal me pasoja tragjike për shëndetin, jetën, ekonominë e të gjithë banorëve të atij Qarku.

Në këto kushte kur nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit, deputetëve të Rilindjes aty që festonin ato ditë të “bombës”, pushtetit lokal etj, i bëj thirje opinionit publik e qytetar, të ngejë me forcë zërin për të zgjuar nga gjumi këta shurdh-memecë, në mënyrë që megjithëse me vonesë, mekanizmat mbrojtëse të vihen në lëvizje me të gjithë kompleksitetin e tyre të domosdoshëm.

Ndërsa dhe Prokuroria vazhdon gjumin…”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Publikuar

-

Nga

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një video dhe deklaronte se kryeministri Edi Rama ka 119 ditë pa shkuar në zyrë.

Për këtë video ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se kjo video tregon mjerimin dhe budallepsjen e PD-së.

Braçe thotë se Rama është përqendruar te puna në teren, ndërsa thekson se PD po shikon karrigen në zyrë.

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Balla i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Metës

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Balla i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Metës

“Çfarë mjerimi! Niveli i budallepsjes ka një cak, por për këta është pa limit!

119 ditë gjithkush ka parë kryeministrin tek njerëzit, duke ndjekur punët, ditë për ditë!

Këta shohin karrigen, zyrën! Idiot, pushtet është puna për njerëzit, jo karrigia për menderen!”, shkruan numri 2 i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

PD publikon videon/ Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë

LEXO TE PLOTE