Connect with Us

Denoncimet e CNA.al/ Reagon SPAK: Ja çfarë kemi bërë

Vetingu

Denoncimet e CNA.al/ Reagon SPAK: Ja çfarë kemi bërë

Publikuar

-

Prej disa ditësh CNA.al ka shkruar dhe raportuar në lidhje me SPAK, ku prej pesë muajsh që është krijuar ky institucion duket se nuk ka asnjë rezultat.

Po ashtu ne kemi raportuar edhe qëndrimet e qytetarëve, të cilët duken të zhgënjyer nga SPAK.

Pas këtyre raportimeve, ka ardhur reagimi nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë një njoftim në lidhje me punën e kryer nga ky institucion nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020.

Në një njoftim në faqen zyrtare, SPAK bën të ditur se ka regjistruar 42 procedime penale nga të cilat janë përfunduar 37 procedime penale.

Po ashtu, SPAK njofton se është dërguar për gjykim gjithashtu ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të shtetasve të ndryshëm të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në periudhën nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020 ka ushtruar funksionet e saj bazuar në rregullat e vendosura nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në situatën e pandemisë Covid – 19. Në këtë periudhë në mënyrë të përmbledhur treguesit punës së institucionit janë :

Janë regjistruar 42 procedime penale.

Janë përfunduar 37 procedime penale. Mënyra e përfundimit është si më poshtë :

Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Janë dërguar për gjykim 4 grupe te strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të shtetasve dhe vjedhje në grup të kryera në territorin e një shteti të huaj. Është dërguar për gjykim gjithashtu ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të shtetasve të ndryshëm të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  SPAK merr në dorë pastrimin e parave/ Hetim transaksioneve të dyshimta të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve  

Për 3 procedime penale me 1 të pandehur, është dërguar kërkesa për pushim të hetimeve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për 18 procedime penale, për mungesë kompetence, është vendosur transferimi i tyrë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Për 8 procedime penale të ardhura nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, është vendosur për arsye mungese kompetence mospranimi i akteve dhe ridërgimi tyre në prokurorinë nga kanë ardhur.

Janë pranuar dhe vënë në ekzekutim 5 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Gjithashtu janë dërguar nga ana jonë 5 kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të huaja të drejtësisë.

I është dhënë zgjidhje ligjore të gjitha kërkesave të ardhura nga Policia e Shtetit në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020.

Në këtë periudhë janë kryer hetime proaktive kryesisht për procedimin penal të regjistruar për korrupsion, në ngarkim të funksionarëvë të IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Po bëhen hetime intensive në procedimin penal që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.-thuhet ne njoftimin e SPAK.

SPAK produkt i korrupsionit/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Arben Krajën & CO

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

SPAK produkt i korrupsionit/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Arben Krajën & CO

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, dhe që shihej si institucioni i shpresës për drejtësinë e munguar ndaj shqiptarëve, në fakt në pesë muaj duket se s’ka bërë asgjë.

CNA.al prej disa ditësh ka publikuar të dhëna që ky institucion që lindi si pjesë e Reformës në Drejtësi, vazhdon të heshtë e të mos hetojë asnjë dosje skandaloze, as denoncimet që bëhen publike. Por thjeshtë pret si puila që të çelë vezë.

Por mesa duket këta të SPAK, jo vetëm nuk bëjnë zevë por as nuk shtrojnë zogj që të paktën të duket sikur bëjnë dicka por s’bëjnë asgjë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e KLP-së/ Diskutohet procedura për ngritjen e SPAK

LEXO EDHE:  Zef Brozi thirrje prokurorëve/ Mos humbisni shansin të futeni në histori

Qytetarët shqiptarë, të cilët kishin shpresë së SPAK do të hetonte padrejtësitë dhe korrupsionin, në fakt tashmë duken të zhgënjyer.

Por me bëmat dhe gjëmat e tyre, megjithëse e kanë kaluar vettingun, duket se prokurorët e SPAK po i shërbejnë qeverisë dhe korrupsionit politik dhe asgjë më tepër.

Më poshtë sjellim disa nga komentet që qytetarët shkruajnë në shkrimet e publikuara nga CNA.al.

Zbulohen fotot ekskluzive të Arben Krajës dhe prokurorëve të SPAK

“Kriminelë me pelerina të zeza dhe prokurorë të korruptuar”/ Ja si e shikojnë qytetarët SPAK

SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Zbulohen fotot ekskluzive të Arben Krajës dhe prokurorëve të SPAK

Publikuar

-

Nga

Më poshtë po sjellim disa foto, ku duken qartë majmunë që kanë zënë sytë, veshët, hundën, gojën, por kanë mbuluar edhe organet e tyre.

Në këto foto gjejmë të parin e SPAK, bashkëprokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Arben Krajën, gjejmë prokurorët Ened Nakuçi, Altin Dumani, Klodian Braho dhe Enkeleda Millonaj që nuk kanë veshë të dëgjojnë.

Por jo vetëm kaq.

Në këto foto gjejmë kolegët e tyre, Edvin Kondili, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët nuk kanë sy të shikojnë.

Po, këta a kanë veshë? A dëgjojnë?

Ndoshta këto foto, me sy të zënë dhe veshë të zënë, me gojën mbyllur, me hundën mbyllur, tregojnë qartë se mund të përzgjidhen disa nga personazhet e SPAK apo ata të gjithë bashkë, nga i pari tek i fundit. Nga Arben Kraja tek Dritan Prençi,  nga Altin Dumani tek Klodian Braho,  nga Edvin Kondili tek Elida Kaçkini etj etj. Të gjithë këta prokurorët që kaluan Vettingun mes bëmash dhe gjëmash, që sot janë në krye të një institucioni, i cili ishte shpresa për të ardhmen e  Shqipërisë.

SPAK është produkt i një reforme që do të sillte vitin zero. Do t’i thoshte stop korrupsionit në Shqipëri, do të zbardhte dosjet e politikës dhe korrupsionit të 30 viteve. Shqiptarët e panë se shpresa dhe e ardhmja ishin të sigurta. Ka garanci, ka drejtësi dhe këtë e financuan taksapahuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Qytetarët europianë dhe amerikanë paguan nga xhepat e tyre që në Shqipëri të ndërtohet SPAK. Shqiptarët nga taskat e tyre mbajnë prokurorët me rroga milionerësh, të mbushin xhepat me thasë parash, që të

mos vjedhin, të mos korruptohen. Por, të hetojnë, të hetojnë dhe vetëm të hetojnë. Të zbardhin të vërtetat e plagëve 30-vjeçare në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

LEXO EDHE:  Vrasja e Artan Cukut/ Hetimet drejt fundit, i dyshuari merr statusin e bashkëpunëtorit

Një reformë, e mbështetur fort nga shumë aktorë dhe faktorë. Përfshirë edhe ne si media, me aq mundësi sa kemi.

Por, nuk mund të katandiset SPAK, si fotot më poshte, një grup majmunësh të paaftë. Duhet të jetë institucioni brilant që shkëlqen duke iu treguar shqiptarëve se koha e “vitit zero” filloi dhe se nga sot në Shqipëri do të ketë drejtësi.

Por, kjo nuk po ndodh. Ajo që po ndodh në vendin tonë është se prokurorët po përpiqen të bëjnë rolin e atyre skulpturave, të fshihen, të mos bëjnë asgjë. Të heshtin, të zhduken. Të fshihen pas gishtit. Të mos hapin hetime të vërteta. Të bëjnë fasadë, thjeshtë dhe vetëm të ngelen duke bërë sikur punojnë, duke bërë sikur hetojnë.

Sot pas 6 muajsh janë edhe më keq sesa ka qënë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila për disa vite hetoi me qindra dosje, dënoi njerëz me burgim të përjetshëm, arrestoi deputetë dhe politikanë, aq sa mundi dhe aq sa bëri. Faktet janë fakte.

Kurse SPAK në gjashtë muaj nuk ka bërë asgjë. Edhe dosjet më të rëndësishme i mori dhe i shpërndau, duke treguar se nuk kishte kompetencë.

Nuk mundet të pranojnë sot shqiptarët, që Arben Kraja dhe çeta e tij të kthehen në një tufë majmunësh të paaftë për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve. Thjeshtë dhe vetëm të vazhdojnë të mbajnë vetëm emrin si Prokurori Speciale kundër Korrupsionit dhe të jenë një tufë me prokurorë të paaftë që i mbajnë iso qeverisë, skandaleve të saj dhe korrupsionit në politikë.

Më poshtë i keni me foto, emrat vendosini vetë: / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“Kriminelë me pelerina të zeza dhe prokurorë të korruptuar”/ Ja si e shikojnë qytetarët SPAK

Publikuar

-

Nga

Institucioni i shpresës për shqiptarët, ai që do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin e 30 viteve demokraci, SPAK, duket se ka vdekur, ende pa lindur mirë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK, u krijua rreth pesë muaj më parë, por deri tani ende nuk kemi parë asnjë rezultat. Dosjet kryesore për të cilat pritej drejtësi, janë zhdukur. Janë çuar në prokuroritë e rretheve.

Për ngritjen e SPAK janë miliona dollarë të shpenzuara nga partnerët tanë si SHBA dhe BE, por ky institucion është kthyer në strukturën më të dështuar që ka parë drejtësia në 30 vite.

Prokurorë me paga të majme nga taksat e qytetarëve, por shumë shumë larg pritshmërive të shqiptarëve.

Të paktën kështu shprehen vetë qytetarët, të cilët tregojnë qartë se SPAK, është shumë larg drejtësisë së pretenduar.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Shqiptarët dhe SPAK si shpresa e fundit

LEXO EDHE:  Vrasja e Artan Cukut/ Hetimet drejt fundit, i dyshuari merr statusin e bashkëpunëtorit

Më poshtë ne do të sjellim disa nga komentet e qytetarëve në rrjetet sociale, në lidhje me SPAK dhe çfarë ata mendojnë për prokurorët e tij.

Qytetarët e cilësojnë SPAK, si produkt i prokurorëve të korruptuar. Ka të tjerë që shkruajnë se është produkt i ish-sigurimit të shtetit. Ka edhe qytetarë që i cilësojnë prokurorët e SPAK si “kriminelë me pelerina të zeza”, e të tjera si këto.

Për më tepër shikoni komentet e mëposhtme:/ CNA.al

SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

SPAK, si gomone skafistësh

Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në shërbim të korrupsionit?

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

LEXO TE PLOTE