Connect with Us

Debati për pensionet/ Ahmetaj: Ka ish deputetë që marrin katërfishin e një pensioni të zakonshëm

Politikë

Debati për pensionet/ Ahmetaj: Ka ish deputetë që marrin katërfishin e një pensioni të zakonshëm

Publikuar

-

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur dhe për prekjen e pensioneve, pas debateve që u zhvilluan në Kuvend

Ahmetaj tha se pensionet jo vetëm që nuk do të ulen, por sapo janë rritur me 21 milionë dollarë.

Gjithashtu Ahmetaj sqaron se debati për uljen e pensioneve përfshin ato suplementare, ku bëjnë pjesë ish-deputetët që marrin katërfishin e një pensioni të zakonshëm.

LEXO EDHE:  "Duhet transparencë"/ Koalicioni opozitar thirrje qeverisë: Rishiko urgjent paketat ekonomike

“S’kemi ndërmend të prekim pensionet por sapo i rritëm me 21 milionë dollarë dhe do vazhdojmë ti rrisim.

Debati ka pensione suplementare dhe përfshinë se ish-deputetë marrin katërfishin e pensioneve të zakonshme.

Pavarësisht debatit që ju keni janë 126 mijë familje, 6 mijë janë tepër është debat që vërtetohet kollaj”, tha Ahmetaj.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarët sfidojnë qeverinë/ Policia nuk i ndalon dot, zgjidhja e vetme për situatën

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shkruan se qytetarët po reagojnë ndaj masave ekstreme duke e bërë “hapjen” realitet vetë dhe sipas tij as policia nuk i ndalon dot.

“Qytetaret e kane bere “hapjen” realitet vete! Dhjetera mijera qytetare po dalin nga shtepite ne Tirane pa autorizim e policia nuk i ndalon dot. E njejta gje ne Vlore, Durres, Shkoder etj.. Kjo qe po ndodh eshte reagim ndaj kufizimit ekstrem te levizjes per shkak te epidemise. Kufizimi i levizjes eshte shproporcional me rastet e infektuara. Nuk mund te mbashe mbyllur ne shtepi 2.8 milion njerez per 700 raste te prekurish dhe fatkeqesisht 30 personash qe kane humbur jeten.”-shkruan Kulluri në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai thekson se “Njerezit do levizin, do punojne, do takohen, do blejne e do shesin e duhet te punojne. E me keq akoma kur administrata nuk i pergjigjet dot kerkesave per levizje, qytetaret do e gjejne vete zgjidhjen. E drejta e levizjes, e ato ekonomike prevalojne mbi sigurine kur rreziku eshte i ulet sic tregojne shifrat.”.

Sipas Kullurit, çdo qeveri do gjendej ne dileme mes sigurise se jetes dhe presionit te kthimit ne normalitet, por shton se zgjidhja më e mirë është hapje me guxim pa cenuar sigurine e shendetit public.

LEXO EDHE:  Tabaku denoncon skandalin/ Shqipëria jepet me konçesion 

LEXO EDHE:  "Duhet transparencë"/ Koalicioni opozitar thirrje qeverisë: Rishiko urgjent paketat ekonomike

“Ndaj ka rruge te mesme gjithnje. Hapja me e shpejte me masa ndeshkuese mund te ishte nje zgjidhje me racionale. Te vendosen rregulla te qarta per distancen fizike nderkohe qe njerezit te dalin e te punojne e te takohen.
Demi ekonomik eshte bere i paperballueshem. Stresi qe nga femijet e deri tek moshat e treta per shkak te mbylljes eshte bere alarmant.
Hapja e disa bashkive duhej te paraprihej nga ajo ne zonat rurale e njesite administrative me popullsi te vogel ku rreziku eshte minimal per shkak te dendesise se ulet te popullsise. Nderkohe qe njerezit po e bejne hapjen fakt, qeveria po mban “karantine virtuale”!
Aventurat e mbylljes po sfidohen nga qyetaret perdite ndersa fatura ekonomike nuk paguhet “virtualisht”!
Ndaj ka vetem nje zgjidhje: hapje me guxim pa cenuar sigurine e shendetit publik!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me shifrat tuaja, dalin tepër”/ Murrizi ironizon Ramën për numrin e familjeve të ndihmua

Publikuar

-

Nga

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te shpërndarja e ndihmave, duke thënë se gjithçka është mashtrim dhe qytetarët nuk po marrin asgjë.

Sipas Murrizit, me shifrat që jep qevria, numri i familjeve del tepër.

“Çfarë bëhet me garancinë sovrane, a është marrë apo jo? Ministri i virusit do jetë duke inspektuar ndonjë shpërndarje qesesh. Sipas kryeministrit, janë përfituar ndihma 409 mijë familje. Çfarë iu pengon të bëni publike emrat e atyre që kanë përfituar? Është një mashtrim total, sepse qytetarët nuk kanë përfituar, siç thonë ju. Në Fier, sipas Ramës, kanë marrë ndihmë mbi 10 mijë familje. Po sa është shuma që kanë marrë, bëhet fjalë për qese apo për para? Ju thoni se keni ndihmuar në Gjirokastër 20 mijë familje, por i bie që të dalin tepër 6 mijë familje”, u shpreh deputeti./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky është turpi më i madh”/ Ngjela “shpërthen” kundër Ramës dhe Metës

Publikuar

-

Nga

Avokat Spartak Ngjela është shprehur mjaft i ashpër ndaj veprimeve të presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shkarkimin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në një prononcim për gazetën Sot, Ngjela i cilëson sulmet e Metës si një tentativë e presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi.

Për avokatin, është e turpshme që si kryetar shteti kemi një person të korruptuar dhe që është kapur me bllok në dorë, duke shtuar se shumë shpejt ai do të përballet me drejtësinë.

Po ashtu, Ngjela deklaroi se presidenti është kapur shumë herë në flagrancë me korrupsion të madh, por sipas tij është faji i kryeministrit Edi Rama që e vendosi në atë post.

“Lufta e Ilir Metës me Ardian Dvoranin është e vjetër. Ai e ka hedhur edhe në gjyq dhe e ka paditur penalisht, por duhet të kemi parasysh një gjë. Meta është një njeri i dëshpëruar, një njeri i korruptuar dhe ka hyrë në analet e një elementi që quhet fatkeqësi kombëtare. Është turp për ata që e zgjodhën president një njeri të kapur me bllok në dorë. Por kjo është Shqipëria.

Edi Rama ka bërë shumë marrëzira dhe vazhdon të qëndrojë kryeministër, por turpi më i madh ishte që njeriun me bllok në dorë që u bë shkak që u vranë 4 persona në mënyrë terroriste në rrugë nga qeveria ku bënte pjesë edhe Ilir Meta, është një skandal historik. Si ka mundësi të zgjidhet president një person i kapur në flagrancë me korrupsion të madh. Është turp. Po ja që kjo është Shqipëria”, tha Ngjela.

Më tej avokati u shpreh se Ardian Dvorani do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë deri sa të vijë zëvendësuesi i tij dhe rrjedhimisht do të qëndrojë për aq kohë edhe në krye të KED. Por sipas Ngjelës, tentativat e Metës janë të kota, duke shtuar se këto lëvizje të presidentit vijnë nga frika e përballjes së tij me drejtësinë pasi është i akuzuar për shumë vepra.

LEXO EDHE:  Foto humoristike/ Berisha tallet me Gjiknurin e Nikollën

LEXO EDHE:  Tabaku denoncon skandalin/ Shqipëria jepet me konçesion 

“Çfarë janë këta që drejtojnë Shqipërinë? Janë njerëz pa vlerë, aventurierë rrugësh që kanë dashur që të vijnë në pushtet me 300 euro me turma të pakontrolluara dhe të bëhen miliarderë me paratë e shtetit. Një nga këta është edhe Meta. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Në të ardhmen ne presim vazhdimin e reformës në drejtësi. Dvorani është nga elementët e rrallë të drejtësisë, i cili nuk rezulton i korruptuar dhe është anëtari i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit për Gjykatën e Lartë derisa të vijë zëvendësues, ai qëndron anëtar i Gjykatës së Lartë.

Kështu që kot lodhet individi Meta. Meta është i akuzuar në 20 drejtime. Do shkoj me patjetër përpara gjykatave. Nëse Shqipëria e ndalon reformën në drejtësi dhe reformën antikorrupsion kundër politikës shqiptare, Shqipëria shkatërrohet”, tha Ngjela.

Por për avokat Spartak Ngjelën Meta po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse do të shpëtojë veten nga shkarkimi.

“Deri tani kemi parë që reforma në drejtësi antikorrupsion ka ecur me sukses, sepse e kanë bërë të huajt nëpërmjet ONM dhe aty nuk ka asnjë shqiptar.

Duhet të mbarojë procesi i pastrimit të pushtetit gjyqësor dhe tani që doli SPAK të fillojnë menjëherë proceset penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Me këtë korrupsion të lartë shtetëror Ilir Meta është në kupolën e tij.

Nëse në kupolë janë 4 persona, më kryesori është Meta. Shqipëria nuk shkatërrohet për këtë ju garantoj dhe këta do shkojnë të gjithë para drejtësisë për korrupsion.

Pra lufta e Metës për të kapur Gjykatën Kushtetuese nuk është e re. Këtë gjë e dinë dhe ndërkombëtarët dhe ata qeshin me këtë. Meta po vjen vërdallë të shpëtojë veten nga gjyqtarët që do emërohen në Gjykatën Kushtetuese. Lodhet kot sepse nuk do ia dalë dot”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

LEXO TE PLOTE