LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi dhe Vjollca sulmojnë Ditmir Bushatin për hesap të oligarkëve të inceneratorëve

30 Prill 2020, 12:56, Politikë CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur sot me tone mjaft të forta, kundër koncesioneve dhe oligarkëve te inceneratorëve. Bushati kujtoi 2013 kur PS premtoi se do anulonte koncesionet korruptive por mesa duket thotë ai PS po u kthen shpinën shqiptarëve.

Por pas këtij fjalimi të fortë që ish-ministri mbajti në parlament, ka ardhur një reagim nga portali i Blushit e Vjollcës që e perdorin si gojë të pisët për të sulmiar ata që i shpallin “armiq”.

Në një shkrim të botuar në gazetën ?Shqip?, shkruhet se Ditmir Bushati heshti për koncesionet, kur ishte ministër.

Në fakt Bushati foli sot, dhe ngritit zërin fort në lidhje me një tender 15 milion euro, i dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa një garë, ortakëve të Klodian Zotos të inceneratorëve, i cili është ortak i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës.

Pra, sulmi ndaj Ditmir Bushatit vjen si një mbrojtje që Top Channel iu bën oligarkëve, ortakëve që ka tek koncesioni i inceneratorëve, ndërkohë që ata të fitojnë 15 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Pra, televizioni kombëtar Top Channel, në vend që të ishte në mbrojtje të interesit të qytetarëve shqiptarë, të denonconte korrupsionin dhe të përshëndeste kur dikush e bën një gjë të tillë, del dhe e sulmon.

Arsyeja kuptohet. Klodian Zoto është ortak me Vjollca Hoxhën, është ortak me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit.

Klodian Zoto i inceneratorëve është ai që qëndron pas Porto Romanos dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt.

Tani Top Channel ngaqë i djeg dhe i përvëlon kur i sulmohen bashkëortakët tek Lori Kafe, që kanë paguar 2.2 milion dollarë, “kërcen dhe hidhet? përpjetë. Se po është sharë Klodian Zoto, na shahet edhe Eva Blushi, Vjollca Hoxha.

Pra, po u sulmuan oligarkët dhe ata që po vjedhin ditë e natë me koncesionet që paguhen nga taksat e shqiptarëve, na ofendohet Ben Blushi, Top Channel dhe shërbëtorët e vërtetë të oligarkëve dhe korrupsionit në Shqipëri./ CNA.al

Skema korruptive qeveri-media-koncesione/ Ditmir Bushati ?shkund? parlamentin pas denoncimeve të CNA.al

Dokumenti-Klodian Zoto dhe Top Channel, edhe pas tenderit 15 milion euro për Porto Romanon

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Lajmet e fundit nga