Connect with Us

“Besa Shahini mos na vrit!”/ Fuga “shpërthen” ndaj ministres

Politikë

“Besa Shahini mos na vrit!”/ Fuga “shpërthen” ndaj ministres

Publikuar

-

Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër  ministres së Arsimit Besa Shahini pas vendimit të kësaj të fundit për të rikthyer në auditore studentët.

Fuga shkruan se ky vendim është një “bombë bakteorologjike” për të cilin kërkon hetim nga autoritetet përkatëse.

Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve të viteve të fundit të bachelorit dhe masterit në auditore, shprehur cinikisht në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Sot ministria e arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.

Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë.

Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra mijra shpirtra – kjo është krejt e papërgjegjshme!

Kjo rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t’a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive!

Shpresa është se epidemia të bjerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!!

Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po ëc, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen!

Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska!

Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre!

Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!

A ka kod penal që mund ta parashikojë pastaj këtë krim! A nuk është krim penal të krijosh kushtet e një bombe bakteriologjike si kjo që plas në mes të ditës ministrja e arsimit!

Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t’u vijë atyre dhe familjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Edi Rama në dilemën e Enverit në 1955!

A nuk duan ta bëjnë Shqipërinë të murrme!

Ky vendim i papërgjegjshëm që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik!

Cili rektor dhe dekan do të ketë moralin ta mbajë këtë përgjegjësi!!!

Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë si mish për top!

Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë.

Sigurisht sepse ende për të nuk ka ardhur koha e Internetit.

Nuk e di se provime në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë.

A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti?

Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy!

Anullon vendime që ka marrë vetë!

Kjo është më shumë se një tallje!

A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet?

Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin!

Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste.

E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë!

Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare!

Besa Shahini mos na vrit!”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skema korruptive qeveri-media-koncesione/ Ditmir Bushati “shkund” parlamentin pas denoncimeve të CNA.al

Publikuar

-

Nga

Prej disa muajsh CNA.al ka denoncuar me fakte konkrete dhe dokumente ekskluzive skemën dhe lidhjet korruptive qeveri-media-koncesione.

CNA.al ka raportuar sesi pronarët e kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, kanë krijuar kompani në Bullgari, ku aksionere me 33% të kuotave është edhe bashkëshortja e Ben Blushit dhe si më pas kjo kompani ka ardhur në Tiranë dhe ka blerë Valtelina kafe, e cila “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Po ashtu ne zbuluam sesi Klodian Zoto dhe Top Channel qëndronin edhe pas tenderit 15 milion euro për Porto Romanon. (Lexo këtu).

Ndërkohë, pas këtyre denoncimeve, ka ardhur një reagim mjaft i fortë sot në Kuvend, nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Nga foltorja e Kuvendit, Bushati ka folur me tone mjaft të forta, ndërsa theksoi se po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj.

“Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj. Në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën po kalon vendi. “-tha Bushati.

Ai ka bërë thirrje që kjo kontratë të mos votohet, ndërsa u shpreh se “ do ju lutesha sot fillimisht që mos ta votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë vetes, gjithë aktorëve shtetërorë për të bërë analizën më të mirë të mundshme sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, forcë e qëndrës së majtë dhe nuk kemi asnjë tagër as si maxhorancë e as si Kuvend i Shqipërisë që të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re.

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Politika kap universitetet me ligjin e ri për arsimin e lartë

LEXO EDHE:  “Fol me nipin, ai i hedh trutë Ramës”/ Deputeti “përplaset” me Fugën

Ne nuk  kemi asnjë tagër zoti Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për  të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme.”.

Bushati ka ngritur edhe shqetësimin e përqëndrimit të pasurisë në disa duar, ndërsa theksoi se “Po kështu në këtë Kuvend kam folur disa herë për përqendrjmin e pasurisë në një rreth vicioz njerëzish, dhe çfarë po synohet me këtë kontratë? Me këtë kontratë synohet që portit të hidrokarbureve ti ndryshohet në thelb objekti. Nuk ka nevojë të jesh prokuror, gjyqtar, avokat, jurist. Mjafton të kesh bërë leksionin numër një në të drejtë civile për të kuptuar që thelbi i kontratës është objekti. Ne këtu duhet të kishim një projekt fizibiliteti aq më tepër që këto shërbime i ofron porti i Durrësit.”

Më tej, Bushati tha se nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit.

“Nuk ka pse ARRSH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kanë pse të pagujanë taska shqiptarët e zkaonshëm këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati.

Çfarë fiton shoqëria me këtë gjë? Çfarë fitojnë fëmijët tanë me këtë gjë? Çfarë duam të bëjmë? Duam të bëjmë një realitet si Dhërmiu e Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji?!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bushatit pas kritikave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur “flakë për flakë” ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili  ngriti tonet në Kuvend, duke dalë kundër kontratës koncesionare në Porto Romano.

Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”.

“Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratohet Akti Normativ/ Falen gjobat, anulohen vendimet për patentat e bllokuara

Publikuar

-

Nga

Është miratuar me 95 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim aktin normativ për “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Në kuadër të këtij ligji të gjitha masat disiplinore që u morën ndaj këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve, duke filluar nga 17 marsi do të shfuqizohet. Ndërkohë pritet që shteti të gjithë gjobat apo vendime sekuestro, t’i rikthejë brenda datës 15 maj.

“Neni 1 parashikon faljen e të gjitha masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri më datën 17.4.2020”, thuhet në relacion./CNA.al

LEXO TE PLOTE