Connect with Us

Arben Malaj: Paketat ekonomike duhet të jenë më të prekshme dhe me shifra më serioze

Politikë

Arben Malaj: Paketat ekonomike duhet të jenë më të prekshme dhe me shifra më serioze

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, deklaroi se kostot për të menazhuar ekonominë do të vlerësohen në bazë të kohëzgjatjes së pandemisë në vendin tonë.

Malaj tha se faza më e vështirë është ajo e kapjes së niveleve të para të krizës ekonomike që do të sjellë koronavirusi.

Ai theksoi se për të rimëkëmbur si fillim ekonominë e shqiptarëve qeveria ka aplikuar dy paketa, që sipas tij duhet të bëhen më të prekshme dhe shifrat duhet të jenë më serioze.

“Ajo që do të theksoja që në fillim është fakti që gjithmonë ne këshillohemi që në qoftë se paqartësitë rriten dhe pasiguritë shtohet, qeverisja e vendit bëhet më e vështirë. Në këtë aspekt edhe për shkak të mënyrës se si u shfaq kjo pandemi, edhe për debatet që ka mes ekspertëve për shkak të fillimeve të ndryshme në vende të ndryshnme, nuk kishte një veprim të sinkronizuar global, dhe ky mos sinkronizim i rriti paqartësitë, pasiguritë dhe kostot për të menaxhuar krizën. Nga çdo krizë vendet dalin gjithmonë më të varfëra. Janë 3 kolona kryesore ku pasojat e krizës manifestohen. E para janë të papunët, të paaftët dhe të varfërit. Qeveria shqiptare ka aplikuar dy paketa. Akoma nuk ka arritur në pjesën që të bëhen të prekshme dhe shifrat duhet të bëhen serioze”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “360 gradë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Që të jesh i suksesshëm duhet të jesh i korruptuar”/ “Zbraset” Bushati

Publikuar

-

Nga

Analisti Andi Bushati, ka shpërthyer në akuza ndaj politikës mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku po diskutohet për oligarkët.

Sipas Bushatit, këtu ka lidhje të forta mes biznesit dhe politikës ndaj që të jesh i sukseshëm, duhet të jesh dhe i korruptuar.

“Kemi 7 vite që kemi dëgjuar qeverinë e rilindjes, konçension për sterilizimin, për chek up-in dhe për shumë të tjera. Dhe çfarë ndodh pas 7 vite, që na duhen kuptojmë që ato konçensione ishin dështim.

Pra këtë situatë e menaxhuan, mjekët e spitalit publik , tek Infektivi, tek Sanatoriumi. Paratë e konçensioneve u dhanë për tu ndarë mes ministrit dhe privatit. Prandaj nuk duhet ta shikojmë korrupsionin si nje fenome që ekziston në të gjithë botën, sepse këtu ka një lidhje të fortë mes biznesit dhe politkës. Në Shqipëri të jesh biznesmen i suksesshëm duhet të jesh i korruptuar”, tha Bushati.

LEXO EDHE:  Rreth 600 mijë të infektuar nga Covid-19/ SHBA-ja synon rihapjen graduale të ekonomisë

LEXO EDHE:  Rreth 600 mijë të infektuar nga Covid-19/ SHBA-ja synon rihapjen graduale të ekonomisë

Po Bushati si u bë i suksesshëm, duke heshtur për ata që e paguajnë, si Ben Blushi dhe ortakët e tij të inceneratorëve?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta të heqë dorë”/ Balla: Politikanët s’duhet të ndërhyjnë në çështjet e drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vijuar betejën e tij me kreun e KED-së Ardian Dvoranin, por kjo nuk është pëlqyer nga socialistët dhe për më tepër nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Numri 2 i PS-së kërkoi që Meta të heqë dorë, ndërsa theksoi se politika nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.

“Dua të them se zoti Meta, në këndvështrimin tim mendoj se politikanët nuk duhet të hyjnë në këtë çështje. Në lidhje me çështjen Dvorani, do të doja të heqë dorë nga kjo histori që merret me çështjet e drejtësisë. Çështjen Dvorani nuk e zgjidh presidenti, por vetëm KLGJ. Është përcaktuar se kur i mbaron mandati zotit Dovrani”, tha Balla, ndërsa kërkoi që institucionet e reja të lihen të bëjnë detyrën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Bushatit në Parlament/ Sejamini: Po bëhet për të krijuar idenë që ka luftë politike

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur sot me tone mjaft të forta në Kuvend, kundër koncesioneve.

Bushati i kujtoi PS 2013 kur i premtonte shqiptarëve se do anulonte koncesionet korruptive por sot sipas tij po i kthen shpinën.

Por për analistin Neritan Sejamini ky është një debat bosh dhe i stisur për të krijuar idenë se ka luftë poltike.

‘Nuk e shikoj si të vërtetë. Bushati flet me populizëm për oligarkët. Është një debat i stisur duke i dhënë pikë politike mazhorancës.

LEXO EDHE:  DW/ Shqipëria vend me “borxhe kritike” – reagojnë ekspertët

LEXO EDHE:  Pagesat e energjisë elektrike/ Cela: 31 marsi, afati i fundit

Pra është një debat i sajuar që nuk tregon asgjë në të vërtetë, por bëhet për të krijua idenë që këtu ka luftë politike”, tha Sejamini në “Open”.

Sejamini njihet si keshilltari mizerabel i Lulzim Bashes. /CNA.al

LEXO TE PLOTE