LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtari i Këshillit Bashkiak denoncon skandalin/ Veliaj duhet të japë dorëheqjen

30 Prill 2020, 14:02, Politikë CNA
Anëtari i Këshillit Bashkiak denoncon skandalin/ Veliaj duhet të

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka komentuar disa raportime, sipas të cilave dy gazetarë marrin rrogë mujore nga Ujësjellësi Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj e cilëson këtë një skandal, që nëse është i vërtetë kryebashkiaku Veliaj duhet të japë dorëheqjen.

?Nëse kjo është e vërtetë, Veliaj duhet të dorëhiqet.

Nuk e kam zakon të merrem me gazetarët, sepse punën e tyre e konsideroj në cdo rast vlerë për shoqërine, por nëse rezulton e provuar se dy gazetarë marrin rrogë mujore nga Ujësjellësi Tiranë ky është një skandal i vërtetë që smund të kalojë kaq kollaj.
Institucionet shtetërore e kanë të ndaluar me ligj të dypunësojnë individë. Gazetarët që rezultojnë rrogëtare te një ndërmarrje te Bashkisë Tiranë dihet botërisht qe janë të punësuara respektivisht e para si administratore e një portali ne vend dhe e dyta si drejtuese e një emisioni të përditshëm në një TV kombëtare.
Është e qartë qe ky rast është vetëm pjesa e dukshme e një skeme të tëre korruptive që përflitet në Tiranë prej kohësh. Ku Kryebashkiaku Veliaj përveç pronarëve të mediave paguan në Kryeqytet një rrjet te tërë gazetarësh me qëllim censurimin e të vërtetave që lidhen me punën e Bashkisë Tiranë.?-shkruan Topollaj.

Më tej, ai thekson se është pikërisht kjo arsyeja pse sipas tij, skemi pothuajse asnjë hulumtim gazetaresk për punën e Bashkisë Tiranë edhe pse është një nga institucionet më të mëdha në vend, perfshire edhe rastin e Ardit Gjoklajt.

?Ndaj vetëm në rastin e Veliajt ndodh që mediat fshehin aferat korruptive te Bashkisë edhe në rastet që këto afera bëhen shkak per humbje jetësh, sic ishte rasti i Ardit Gjoklajt.
Ndaj dhe ky status do të censurohet nga pjesa dërrmuese e mediave edhe pse është një akuzë që ngrihet nga i vetmi këshilltar bashkiak i opozitës ne Bashkinë e Tiranës.
E pavarësisht kësaj, në shoqëritë moderne, provueshmëria e skandaleve nga hamendësimet i dallon publiku me votë kur mungon reagimi i personave përgjegjës. Ndaj nëse Erjon Veliaj nuk dorëhiqet në rast se rezulton i provuar ky skandal, më keq për të. Ai në sytë e publikut do jëtë gjithë jetën një politikan sakat që perdor proteza për të qëndruar në këmbë.?-përfundon postimin e tij Fabian Topollaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga