LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi me minorenen/ SHÇBA nis hetimin për 3 policët e Komisariatit të Sarandës

30 Prill 2020, 18:46, Kronika CNA
Abuzimi me minorenen/ SHÇBA nis hetimin për 3 policët e

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në ?Fiks Fare?, të rastit ku dyshohet për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:
? Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
? N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
? Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Kujtojmë se për abuzimin me minorene është arrestuar 72-vjeçari Barjam Tusha, ndërkohë që vajza ka marrë urdhër mbrojtje edhe nga prindërit e saj. Në emisionin ?Fiks Fare? u transmetua video ku vajza e kthyer në shtëpi bisedonte me të atin dhe me policët e njoftuar nga ai vetë për ta mborjtur kundër të dashurit.

Policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në burg./CNA.al

Lajmet e fundit nga