Connect with Us

7 raste të reja me Covid-19/ Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Shëndeti

7 raste të reja me Covid-19/ Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se “Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID-19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit”.

Po ashtu, ajo deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e ri-hapjes.

“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit fizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 60% janë të shëruar.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Partia Socialiste anullon të gjitha takimet

Ministrja e Shëndetësisë tha në Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pipero jep lajmin shpresëdhënës/ “Pandemia po kalon, do kemi një verë të shëndetëshme”

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero në një lidhje me emisionin “Dita jonë”, tha se pandemia po kalon dhe se do të kemi një verë të shëndetshme, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë edhe plazh.

“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar.

Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar.

Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ndërprerje të operacioneve kirurgjikale? Çfarë po ndodh në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mohuar që të ketë ndërprerej të urgjencave kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu thekson se në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.

Po ashtu ajo shkruan se për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin tonë, ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment.

LEXO EDHE:  Zbardhet Akti Normativ/ Gjoba milionëshe dhe masa ekstreme për ata që nuk zbatojnë masat kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Partia Socialiste anullon të gjitha takimet

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi i Universitetit në Singapor/ Ja kur mund të përfundojë pandemia në botë

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor fundi i pandemisë në botë do të jetë muaji dhjetor.

Singapore University of Technology and Design (SUTD ka publikuar një studim ku parashikon se kur mund të përfundojë pandemia në shtete dhe rajone të ndryshme.

Metoda e studimit të tyre është “të infektuar-të vdekur-të shëruar” për të vlerësuar kurbën e pandemisë në rajone të ndryshme.

Sigurisht që studiuesit theksojnë se parashikimi është për arsye edukative dhe kërkimore dhe mund të përmbajë gabime. “Të dhënat mund të jenë të pasakta dhe duhet pasur kujdes me to,” shkruhet në studim, ku ndër të tjera shtohet se pavarësisht parashikimeve, mosrespektimi i masave mund të shkaktojë rikthim të infeksionit.

Parashikimet janë ndarë në tri tabela: përfundon 97%, përfundon 99% dhe 100%. Respektivisht datat për Italinë për shembull janë 9 maj (97%), 24 maj (99%) dhe 31 gusht (100%).

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për koronavirusin në Shqipëri duhet dëgjuar Jurgen Klop

LEXO EDHE:  Manastirliu: Zbusim boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër për mjekët specialistë

Në Francë parashikohen datat 7 maj, 19 maj dhe 10 gusht, ndërkohë që për Gjermaninë shkruhet 4 maj, 15 maj dhe 6 gusht.

Në studim është shkruar gjithashtu se virusi në Kinë do të përfundonte në 8 prill.

Kujtojmë këtu se, Singapore University of Technology and Design (SUTD) është një universitet me programe të akredituara në inxhinieri dhe arkitekturë si edhe bashkëpunon me disa universitete dhe insitute në botë, si Massachusetts Institute of Technology, për programe studimore.

LEXO TE PLOTE