LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen fotot ekskluzive të Arben Krajës dhe prokurorëve të SPAK

29 Prill 2020, 10:21, Vetingu CNA
Zbulohen fotot ekskluzive të Arben Krajës dhe prokurorëve të

Më poshtë po sjellim disa foto, ku duken qartë majmunë që kanë zënë sytë, veshët, hundën, gojën, por kanë mbuluar edhe organet e tyre.

Në këto foto gjejmë të parin e SPAK, bashkëprokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Arben Krajën, gjejmë prokurorët Ened Nakuçi, Altin Dumani, Klodian Braho dhe Enkeleda Millonaj që nuk kanë veshë të dëgjojnë.

Por jo vetëm kaq.

Në këto foto gjejmë kolegët e tyre, Edvin Kondili, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët nuk kanë sy të shikojnë.

Po, këta a kanë veshë? A dëgjojnë?

Ndoshta këto foto, me sy të zënë dhe veshë të zënë, me gojën mbyllur, me hundën mbyllur, tregojnë qartë se mund të përzgjidhen disa nga personazhet e SPAK apo ata të gjithë bashkë, nga i pari tek i fundit. Nga Arben Kraja tek Dritan Prençi,  nga Altin Dumani tek Klodian Braho,  nga Edvin Kondili tek Elida Kaçkini etj etj. Të gjithë këta prokurorët që kaluan Vettingun mes bëmash dhe gjëmash, që sot janë në krye të një institucioni, i cili ishte shpresa për të ardhmen e  Shqipërisë.

SPAK është produkt i një reforme që do të sillte vitin zero. Do t?i thoshte stop korrupsionit në Shqipëri, do të zbardhte dosjet e politikës dhe korrupsionit të 30 viteve. Shqiptarët e panë se shpresa dhe e ardhmja ishin të sigurta. Ka garanci, ka drejtësi dhe këtë e financuan taksapahuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Qytetarët europianë dhe amerikanë paguan nga xhepat e tyre që në Shqipëri të ndërtohet SPAK. Shqiptarët nga taskat e tyre mbajnë prokurorët me rroga milionerësh, të mbushin xhepat me thasë parash, që të

mos vjedhin, të mos korruptohen. Por, të hetojnë, të hetojnë dhe vetëm të hetojnë. Të zbardhin të vërtetat e plagëve 30-vjeçare në Shqipëri.

Një reformë, e mbështetur fort nga shumë aktorë dhe faktorë. Përfshirë edhe ne si media, me aq mundësi sa kemi.

Por, nuk mund të katandiset SPAK, si fotot më poshte, një grup majmunësh të paaftë. Duhet të jetë institucioni brilant që shkëlqen duke iu treguar shqiptarëve se koha e ?vitit zero? filloi dhe se nga sot në Shqipëri do të ketë drejtësi.

Por, kjo nuk po ndodh. Ajo që po ndodh në vendin tonë është se prokurorët po përpiqen të bëjnë rolin e atyre skulpturave, të fshihen, të mos bëjnë asgjë. Të heshtin, të zhduken. Të fshihen pas gishtit. Të mos hapin hetime të vërteta. Të bëjnë fasadë, thjeshtë dhe vetëm të ngelen duke bërë sikur punojnë, duke bërë sikur hetojnë.

Sot pas 6 muajsh janë edhe më keq sesa ka qënë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila për disa vite hetoi me qindra dosje, dënoi njerëz me burgim të përjetshëm, arrestoi deputetë dhe politikanë, aq sa mundi dhe aq sa bëri. Faktet janë fakte.

Kurse SPAK në gjashtë muaj nuk ka bërë asgjë. Edhe dosjet më të rëndësishme i mori dhe i shpërndau, duke treguar se nuk kishte kompetencë.

Nuk mundet të pranojnë sot shqiptarët, që Arben Kraja dhe çeta e tij të kthehen në një tufë majmunësh të paaftë për t?iu hedhur hi syve shqiptarëve. Thjeshtë dhe vetëm të vazhdojnë të mbajnë vetëm emrin si Prokurori Speciale kundër Korrupsionit dhe të jenë një tufë me prokurorë të paaftë që i mbajnë iso qeverisë, skandaleve të saj dhe korrupsionit në politikë.

Më poshtë i keni me foto, emrat vendosini vetë: / CNA.al

Lajmet e fundit nga