LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaçka i përgjigjet akuzave të opozitës/ "Po bën pis procesin me ligësi!"

29 Prill 2020, 20:10, Politikë CNA
Xhaçka i përgjigjet akuzave të opozitës/ "Po bën

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i është përgjigjur akuzave të opozitës se shpërndarja e ndihmave po bëhet në mënyrë subjektive.

Në një lidhje me emisionin ?Real Story?, Xhaçka tha se ndihmat po shpërndajen me korrektësi te të gjithë familjet në nevojë dhe pensionistët. Por sipas saj, po të qëndrosh në shtëpi dhe t?i shohësh gjërat nga divani gjërat nuk duken sic janë.

Xhaçka shtoi se opozita, jo vetëm që nuk po jep një dorë për të ndihmuar, por me ligësi po mundohet ta bëjë pis këtë proces.

?Po të qëndrosh në shtëpi dhe t?i shohësh gjërat nga divani jam e bindur se gjërat nuk duken sic janë. Për hir të së vërtetës, opozita nuk po jep sot një dorë për të ndihmuar këta njerëz.

Ka një VKM që e definon se si bëhet shpërndarja e ndihmave dhe kush përfiton. Çdo ndihmë që shkon, raportohet, verifikohet dhe është plotësisht e verifikueshme.

Për fat të keq, ka një keqdashësi, ligësi, nga ana e opozitës për ta bërë pis këtë proces, që po bëhet me shumë përkushtim nga mijëra njerëz, që kanë lënë familjet e tyre në shtëpi dhe rrezikojnë shtëndetin për t?iu ardhur në ndihmë të tjerëve.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga