Connect with Us

Tefik Osmani i përvishet Erion Braçes: Çdo bësh me ne futbollistët shqiptare, se Pjaniçit i leh qeni shtrirë

Sport

Tefik Osmani i përvishet Erion Braçes: Çdo bësh me ne futbollistët shqiptare, se Pjaniçit i leh qeni shtrirë

Publikuar

-

Futbollisti i Tiranës Tefik Osmani ka ndezur sërish replikat me zv/kryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe.

Pas Braçe shprehu zhgënjimin rreth lajmit të “Tuttosport” rreth hipotezave zëvendësimit të lojtarit të Juventusit Miralem Pjaniç me futbollistin e Barcelonës Artur, Osmani i ka tërhequr vëmendjen zyrtarit të lartë të qeverisë duke i kujtuar se shteti duhet të mbështesë financiarisht lojtarët “pasi 99% e tyre janë të varfër”.

Njëkohësisht, mbrojtësi korçar e ka mbyllur publikimin e tij në rrjetet sociale me ironi duke i kujtuar Braçes se Artur dhe Pjaniç janë lojtarë në kushte shumë të mira financiare sepse “qeni u leh shtrirë”.

“Erion Braçe, me ne futbollistët shqiptarë çfarë do bësh se 99% janë të varfër??? Pjaniçit dhe Arturit u leh qeni shtrirë!”, i drejtohet Osmani zv/kryeministrit Erion Braçe në rrjetin social “Instagram”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Edison Cavani mund të zëvendësojë Muriqin te Fenerbahce

Publikuar

-

Nga

Fenerbahce janë duke shpresuar të sjellin në Turqi sulmuesin e Paris Saint Germain, Edinson Cavani

Media turke Fotomac, ka raportuar sot për interesimin e Fenerbahces për Cavanin.

33 vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG, dhe do të largohet si lojtar i lirë pas shtatë sezoneve të kaluara në kryeqytetin e Francës.

Në anën tjetër, Fenerbahce po rrezikon të humbas këtë verë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili po kërkohet nga Lazio.

Largimi i Muriqit, do të bëjë që pala turke të hyjë seriozisht në bisedime me uruguaianin, për të zëvendësuar sulmuesin nga Kosova.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pipero flet për futbollin: Tamponin nuk ia këshilloj futbollistëve

Publikuar

-

Nga

Pyetja se kur mund të fillojë sërish futbolli po shtohet gjerësisht në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë Europën. Fjala e fundit do të jepet prej institucioneve mjekësore dhe shtetërore, ndërsa FSHF është ende në pritje të një përgjigje për planin e tyre të rinisjes së kampionatit të dorëzuar në tryezën e qeverisë.

Një mendim në lidhje me këtë çështje e jep edhe një prej atyre figurave që këto kohë pandemie jemi mësuar ta shohim shpesh, Pëllumb Pipero.

Ky i fundit ka folur për “Syri TV”, ku tregon se pavarëshit faktit se futbolli dhuron emocione të forta e sheh pa ktë vështirë rifillimin në këtë momënt, por të njëjtin mendim nuk e ka për stërvitjen. Doktori shqiptar tregon se stërvitje me respektimin e masave mbrojtëse mund të zhvillohet, si në të gjithë Europën. Ndërkohë tamponi nuk është një metodë që Piperi sugjeron për futbollistët.

Rifillimi i aktivitetit sportiv: “E kam të vështirë të jap një mendim, futbolli është një sport që të jep emocione, por ende kemi qarkullim të virusit në vendit tonë”.

Është e nevojshme t’u bëhen tamponet futbollisteve: “Tamponi është një metodë diagnostikuese. Në rastin e sportistëve nuk do ta këshilloja”.

Rifillimi i aktiviteteve në masa sigurie: “Tani për tani është e pamundur rifillimi i aktiviteteve sportive, por stërvitje në distancimin mund të ketë, si në vendet e tjera të Europës”, ka thënë Dr. Pëllumb Pipero.

LEXO TE PLOTE

Sport

Neymar po e “zhvat” PSG-në, nuk do e besoni sa paguhet për një ndeshje

Publikuar

-

Nga

PSG bëri çmendurinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në futboll, duke paguar plot 222 milionë euro për të “rrëmbyer” Nejmar nga Barcelona në gushtin e 2017-ës. Megjithatë, nëse drejtuesve të kampionëve francezë do i jepej mundësia ta kthenin mbrapsh kohën, me shumë mundësi Nejmar do të ishte “duke vallëzuar” me Mesin në “Camp Nou”, pasi aventura e tij te PSG nuk ka qenë aspak pozitive.

Braziliani i ka vuajtur shumë dëmtimet dhe ka munguar në shumë ndeshje me Parisin, duke përfshirë edhe sfida jetike si ato me Realin dhe me Junajtid në Champions League. Nga 155 ndeshje, ku braziliani ka pasur mundësinë të zbresë në fushë, Nejmar i është përgjigjur apelit vetëm në 80 të tilla, që përkthehet në 51% të totalit. Madrilenia “Marca” bën një llogaritje të thjeshtë dhe zbulon se Nejmar i ka “zhvatur” sheikët e PSG.

Ish-ylli i Barçës paguhet 37 milionë euro në sezon dhe ky aktuali është i treti në “Parc de Princes”. Kështu, Nejmar ka marrë tre paga sezonale, që nëse mblidhen, bëhen 111 milionë euro. Me një matematikë të thjeshtë 28-vjeçari është paguar 1.4 milionë euro për ndeshje. Në 80 sfida të luajtura ai ka shtuar 111 milionë euro në llogari. Çmenduri!

LEXO TE PLOTE