LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sociologët ngrenë shqetësimin/ “Pas daljes nga ‘bunkerizimi’ do zgjerohen konfliktet sociale”

29 Prill 2020, 14:13, Lifestyle CNA
Sociologët ngrenë shqetësimin/ “Pas daljes nga

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, në një lidhje me Ora news, duke komentuar situatën aktuale me pandeminë tha se izolimi social ka rritur ankthin dhe pasigurinë tek njerëzit.

Sipas tij, pas daljes nga ku bunkerizim social,do të ketë një zgjerim të konflikteve mes individëve.

“Është e nevojshme që brenda shtëpisë që njerëzit të dalin nga ky ankth, që injektohet edhe nga problemet e kësaj situatës, si problemet financiare, puna dhe pasiguria te e ardhmja. Prandaj është një moment që ne duhet ta vlerësojmë. Gradualisht do të dalim nga ky bunkerizim social dhe dalja do të zgjerohet me konflikte. Konflikte mes të rinjve, mes bashkëshortëve, mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Gjeografia e konflikti është në zgjerim, sikurse po e shikoni edhe këto ditë. Në një farë mënyre, ne kemi nevojë që të ndikojmë në algjebrën mendore të njerëzve, në llogaritë e tyre, qysh kur mendon vetëvrasjen ose kur merr rrugën e krimit. Të dyja këto rrugë janë anti-humane, të papranueshme edhe nga feja.”/CNA.al 

 

Lajmet e fundit nga