Connect with Us

Shkon në 74 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohet 21 të prekur të tjerë

Kosova & Rajoni

Shkon në 74 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohet 21 të prekur të tjerë

Publikuar

-

21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedonin ë e Veriuit ditën e sotme nga 279 teste që janë kryer gjithsej.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, Illyria News Agency raporton se 8 raste janë paraqitur në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë. Mësohet se nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 shkon në 1436.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 është 627.

LEXO EDHE:  Arrin në tre milion numri i njerëzve të infektuar nga Covid-19/ Ja sa kanë humbur jetën

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit tre raste tjera me Covid-19 kanë humbur jetën, duke e dërguar numrin e viktimave në total në 74 persona./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vizita misterioze e Thaçit në Tiranë/ Çfarë shkruajnë mediat kosovare

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

Sipas nje raporti drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arben Telaku, thuhet se Presidenti i Kosoves ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sediljen e parë të makinës.

Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në makine ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se mjeti ka pasur xhamat e zinj.

Nga zyra e Presidences nuk ka pasur asnje pergjigje per te konfirmuar viziten e bere.

Media kosovare ka biseduar me këshilltarin politik të Thaçit, Ardian Arifaj, por ai ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrë për media.

Edhe komandanti, Arbër Telaku, nuk ka dhënë detaje pasi ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës së mediave.

Kallxo.com raporton se komandanti i rajonit kufitar ku bënë pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar kete informacion.

Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Arrin në dy milion numri i njerëzve të infektuar nga Covid-19

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Arrin në dy milion numri i njerëzve të infektuar nga Covid-19

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit.

Dje gjatë ditës, kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avion nga Zvicra në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri.

I pari i AKR-së tha fillimisht se atij iu ndalua zbritja në Aeroportin e Prishtinës, por më pastaj njoftoi se ka leje për të ardhur në Kosovë.

Ish-kryediplomati kosovar u përfshi në një diskutim të gjatë në rrjetin social “Twitter” rreth ardhjes së tij në Kosovë.

Pacolli akuzoi partinë e cila udhëheq ekzekutivin në detyrë se nuk po e lë të hyjë në vend.

Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK- së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj arrin marrëveshje me Mustafën për koalicion/ Ja ministritë që merr AAK

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së dhe AAK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Haradinaj tha se partia e tij do marrë 4 ministri dhe do ketë edhe një zëvendëskryeministër në qeveri. Mësohet se AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e tarifave/ Serbia “pushton” Kosovën me mallra

Publikuar

-

Nga

Nga 1 prilli me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%. E tash kur kanë kaluar afër një muaj nga ky vendim, Serbia ka nisur ta “pushtojë” tregun Kosovës me mallra të ndryshme.

Kanë kaluar vetëm 27 ditë që kur Qeveria e Kosovës ka liruar nga tarifa prej 100% mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Këto ditë i kanë mjaftuar Serbisë që të mbush tregun e Kosovës me mallra.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë 1 mijë e 497 dërgesa që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë që nga data 1 prill.

“Rreth 12 milionë euro ka eksportuar mallra Serbia në Kosovë, që nga fillimi i këtij muaji, kur edhe filloi së zbatuari masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria në detyrë”, kanë treguar në Doganë.

Në këtë institucion kanë treguar se Kosova në Serbia ka dërguar mallra në vlerë të rreth 800 mijë eurove.

“Nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë rreth 800 mijë euro. Dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike në import, derisa në eksport janë disa produkte bimore dhe industri ndërtimore”.

Në fillim të muajit prill, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka zëvendësuar taksën prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, duke futur gradualisht masat e reciprocitetit.

Me vendim të qeverisë së kaluar, asaj të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, marketet në Kosovë ishin urdhëruar që në raftet ku vendosen produktet e ekspozuara të vendoset edhe flamuri i origjinës së secilit produkt, në mënyrë që qytetarët të jenë të vetdijshëm se produktet e cilit shtet po i konsumojnë.

Por një vendim i tillë, tashmë duket se po nuk po zbatohet në marketet e vendit.

Nëpër raftet e qendrave tregtare janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.

Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e tij aktivisti i shoqërisë civile, afër “Plazma”, i cili prodhohet në Serbi, është vendosur flamuri i shtetit turk

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jetë gradual dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë.

Kurti ka thënë se vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Kashar/Identifikohet viktima

LEXO EDHE:  Aksidentohet autobusi në Rusi/ 11 persona humbin jetën, mes tyre 9 fëmijë

“Vendimet e miratuara janë të obliguara t’i zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”.

Gjatë një konference, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, kanë deklaruar se vendimi mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast do të bëhet një vlerësim i gjithëmbarshëm i mbarëvajtjes së vendimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar vendimin për të zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe me masa reciprociteti.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kosova “duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika janë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe janë duke e bllokuar ekonominë e Kosovës”.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës./Monitor

LEXO TE PLOTE