LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrezik nga Rusia për kryebashkiakun e Pragës/ Shërbimi sekret synon ta asgjësojë

29 Prill 2020, 06:35, Kosova & Bota CNA
Rrezik nga Rusia për kryebashkiakun e Pragës/ Shërbimi sekret

Kryebashkiaku i Pragës dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtjen e policisë për shkak të dyshimeve se shërbimi sekret rus synon t?i asgjësojë.

Sipas të përjavshmes çeke “Respekt” në fillim të prillit një diplomat rus që kishte arritur në Çeki përmes aeroportit të Pragës kishte në bagazhin e tij substancën jashtëzakonisht toksike rizin. Më tej e përjavshmja “Respekt” njofton edhe se kryebashkiaku i Pragës, Zden?k H?ib, dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtjen e policisë.

Në intervistë për DW, Zden?k H?ib konfirmon se ai dhe dy kolegët e tij janë nën mbrojtjen e policisë që prej Pashkëve. “Unë e shoh rrezikun si real,” ? tha H?ib duke shtua se nuk i lejohet të japë publikisht detaje të mëtejshme.

Mosmarrëveshje për gjeste kritike

Megjithëse H?ib dhe kolegët e tij nuk lejohen të komentojnë asnjë detaj, arsyeja e mbrojtjes nga policia është e qartë: bëhet fjalë për gjeste kritike nga H?ib dhe kolegët e tij kundrejt Rusisë. Më 27 shkurt, përvjetori i pestë i vrasjes së ish-zëvendëskryeministrit rus, opozitarit liberal Boris Nemzov, H?ib ia ndryshoi emrin Sheshit të Pragës, ku ndodhet edhe ambasada ruse, në Sheshi Boris Nemzov. Për të mos përdorur emrin Boris Nemzov ambasada ruse në Pragë tani përdor si adresë zyrtare atë të konsullatës.

Në fillim të muajit prill, kryetari i komunës VI të Pragës, Ond?ej Kolá?, dha urdhër që statuja e marshallit sovjetik Ivan Konev të çmontohej nga sheshi ku gjendej dhe të transferohej në një depo ? për t’u vendosur më vonë në një muze të ri të historisë.

Figurë kontradiktore

Rreth marshallit sovjetik Ivan Konev në Republikën Çeke ka prej shumë vitesh mjaft polemika. Nga njëra anë, ai konsiderohet si “çliruesi i Pragës” në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ana tjetër, akuzohet për hakmarrje ndaj mijëra qytetarëve çekë që ishin kritikë ndaj Bashkimit Sovjetik, si dhe për rolin e tij drejtues në shtypjen e revolucionit hungarez në vitin 1956. Kolá?-i dëshironte t’u jepte fund polemikave të pafundme me transferimin e statujës në një muze.

Largimi i statujës shkaktoi reagime të forta në Rusi. Ministri i Jashtëm rus u shpreh në një intervistë zyrtare për “një veprim cinik që shkakton zemërim”. Presidenti Putin nënshkroi një ligj mbi përgjegjësinë për dëmtimin e përmendoreve të luftës, i cili mund të përdoret për ta paditur kryetarin e komunës VI të Pragës, Ond?ej Kolá?. Po ashtu nacionalistë rusë sulmuan institucionet diplomatike çeke në Rusi, Ministria e Jashtme çeke dërgoi një note të mprehtë proteste.

Fushatë e frikësimi

Rusia e mohon përpjekjen për të vrarë kryebashkiakun e Pragës, por kërcënimi nuk është “për t’u nënvlerësuar”, thotë politologu Ji?í Pehe, ish-këshilltari presidentit Vaclav Havel, në një intervistë për DW. “Megjithë gjestet e forta pro-ruse të Presidentit Milo? Zeman, marrëdhëniet çeko-ruse janë të këqija,” – thotë Pehe. Sipas tij fushata e frikësimit të Rusisë kundrejt politikanëve çekë ka të bëjë kryesisht me qëllime të brendshme. “Në fund të fundit, Rusia e di shumë mirë se statuja e Konevit nuk është përmendore lufte në kuptimin e traktatit të miqësisë çeko-rus.”

Edhe politologu Jakub Janda nga Qendra Evropiane për Vlerat e Politikës së Sigurisë në Pragë e konsideron kërcënimin për kryebashkiakun si “të besueshëm”. “Ne po shohim përshkallëzimin më agresiv në marrëdhëniet bilaterale me Rusinë që prej tre dekadave të fundit”./ DW

Lajmet e fundit nga