LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i Beqajt për uljen e pagave/ Rama jep përgjigjen e prerë

29 Prill 2020, 15:31, Politikë CNA
Propozimi i Beqajt për uljen e pagave/ Rama jep përgjigjen e

Propozimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shkurtimin e pagave dhe pensioneve për përballimin e pasojave ekonomike nga pandemia Covid-19, ka shkatuar reagime të shumta, por dhe shqetësim tek shumë qytetarë.

Lidhur me këtë çëshjte, duke ju përgjigjur interesit të qytetarëve, ka folur kryeministri Edi Rama në një lidhje live.

Rama tha se nuk do të ketë ulje rrogash she pensionesh në asnjë mënyrë, dhe nëse preken do të preken vetëm për tu rritur.

?Nuk ka ulje rrogash, nuk ka ulje pensionesh. Nuk do ketë prekje, përkundrazi, nëse do preken, do preken vetëm për tu rritur.

Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Shkurt, thjeshtë, copë!

Vërtetë është një situatë e vështirë, ku duhet të përballesh me një fjalë të thënë diku dhe kthehet pastasj në akuzë ndaj meje. Mos ti marrim seriozisht dhe të qeshim pak më këtë.?, tha Rama./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga