LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pezullohet porti i Vlorës/ Ja si do të bëhet transporti i mallrave

29 Prill 2020, 14:05, Sociale CNA
Pezullohet porti i Vlorës/ Ja si do të bëhet transporti i

Porti i Vlorës ka pezulluar shërbimet edhe për transportin e mallrave.

Mësohet se kompanitë nuk do t’i transportojnë më mallrat përmes portit të Vlorës, por përmes atij të Durrësit.

Ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë, raportohet se edhe porti i Durrësit ka ulur traun prej më shumë se një javë për mosplotësimin e kushteve të pandemisë.

Sipas të dhënave paraprake, kjo ka sjellë rritjen e kostos me rreth 40%, ndërsa vendimi ka penalizuar kompanitë e transportit ndërkombëtar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga