LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasi mposhti koronavirusin, Boris Johnson bëhet babai i një djali

29 Prill 2020, 11:33, Kosova & Bota CNA
Pasi mposhti koronavirusin, Boris Johnson bëhet babai i një djali

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se sot në mëngjes janë bërë prindër të një djali i cili ka lindur në një spital në Londër.
Sipas autoriteteve spitalore , si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.

Media britanike kanë shkruar se Kryeministri Johnson ka qëndruar në krah të bashkëshoretes së tij gjate gjithe lindjes.

Kryeministri britanik u rikthye në detyre para tre ditesh pasi u shërua nga Covid-19. Kujtojmë se Johnson u bë baba për herë të pestë, pasi ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga