Connect with Us

Nga Bledi Mane/ Kungujt e Edi Ramës

Opinione

Nga Bledi Mane/ Kungujt e Edi Ramës

Publikuar

-

Pasditen e 25 prillit të vitit 1990, në Zyrat e Policisë Popullore të Tiranës u paraqit për të bërë kallëzim penal një djalosh i gjatë dhe tepër nervoz. Arsyeja ishte e çuditshme dhe groteske. DjalI ankohej se për gati 3 javë rresht nuk ngopej dot me bukë. Kriza ekonomike që kishte mbërthyer Shqipërinë ndihej dyfish në shtëpinë e djaloshit. Ai kthehej pasdite vonë nga stërvitja e basketbollit dhe kur shkonte në shtëpi gjente gjithmonë babain duke ia ngrënë gjellën e drekës. Pas debateve të shumta i biri nuk kishte duruar më gjatë por ishte ankuar te organizata e Frontit të lagjes dhe pasi nuk kishte gjetur zgjidhje iu drejtua policisë. Fati tragjik e ndoqi edhe këtu. Policia pasi mori vesh kush ishte babai i djalit, nuk e regjistroi kallëzimin penal. Oficeri i turnit i dha bukën e tij me djathë dhe 2 qepë të njoma djaloshit dhe ky i fundit u largua i qetësuar nga sporteli i rajonit.
Djali quhej Ilir Beqja ndërsa babai i tij Hamiti punonte si shërbëtor i rangut të dytë duke ushqyer me doktrinën komuniste udhëheqësit injorantë të nomenklaturës në Tiranë.
2./
30 vjet më vonë, fiks më 25 prill të këtij viti, i njëjti personazh por tani i burrëruar, bëri të njëjtin denoncim. Kërkoi kësaj here që të moshuarve shqiptarë tu ulet pensioni se marrin lekë mjaftueshëm për të jetuar. Brenda deklaratave të këtij grykësi të pandreqshëm ndihej i njëjti cinizëm si atëherë. Urrejtja ndaj babait të tij për ngrënien e gjellës nuk ishte fashitur ende.
2 javë para deklaratës së ish ministrit të shëndetësisë së Edi Ramës, ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, teksa Shqipëria mbante frymën dhe lotonte vdekjet e viktimave të virusit, shfaqej ekraneve të televizioneve, kompjuterave dhe celularëve duke lexuar poezinë për macen që s’kishte oreks. Një tjetër zyrtare e lartë dhe deputete që paguhet me taksat tona, tallej dhe fyente edhe pandeminë por edhe inteligjencën bazike domestike.
3./
Macja e Kumbaros nuk mbeti vetëm. Një javë pas Mirelës dhe tre javë pas Beqjes, dallkautizmin e Rilindjes qeverisëse socialiste e suvatoi me një tjetër yjner, shkëlqesia dhe trashësia e tij zoti Blendi Klosi. Ministri i turizmit që s’di not deklaroi se gjatë muajve të verës shqiptarët do bëjnë plazh të ndarë nga njëri-tjetri vetëm me peçikllas.
Deri këtu durova por pas kësaj deklarate u plogështova dhe nuk po përmbahesha më. Hapa dritaren dhe në mes të natës teksa qyteti flinte unë nuk duartrokita për doktorët dhe infemieret por bërtita aq fort sa zgjova edhe Hënën nga gjumi:
-Edi Rama, kam aplikuar te e-Albania për të vrarë veten dhe po ma vonojnë lejen!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Gulielm, këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën! 

Publikuar

-

Nga

Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a brezash.

Një nga rolet e tij madhore është ai i mësuesit të Kolonjës Petro Nini Luarasi, dëshmorit të gjuhës sonë. Mblidhmani gjakun, thotë ai, mblidhmani se do u duhet për fëmijët tuaj.

Po kujt ia tha… nga ahere ka kaluar një shekull dhe ne veç vrasim veten me pasionin e atyre që na katandisën në një thelë.

Ky kori i zhurmës filloi rishtas. Një mizerje sociale shqiptare që ta shpif. E bën para pak kohësh kur humbëm Hajrie Rondon, ose gruan e Petros.

Kur humbëm Xhevdetin e urtë, ose karakterin e bukur të filmit shqiptar. Kur humbëm Rikard Ljarjen etj. Eshtë bajate t’i dëgjosh.

Ndofta për t’i shpëtuar kësaj ”dashurie” vulgare, i madhi Fatos Sela e la me gojë, ta përcillnin pa asnjë tubim, pa më të voglën zhurmë etj. Siç erdhi të ikte. Pse? Ka vite që tek ne mbretëron hipokrizia.

Një hipokrizi sociale që të vret natën dhe të qan ditën. Ka një pleksje tipash që nuk t’i kursejnë lëvdatat. Jo nga dhimbja, se dhimbja të memecon, por nga pordhët e mëdha për t’u dukur.

Kush, se gjoja të kishte mik, kush se është gjoja intelektual  e i dhëmb ikja jote. Ne skuthemi deri në asht për t’u dukur një çikë intelektul.

Një pozë me ty të bën trendi. Të përputh me kohën tonë. Por veç roleve e tipave është dhe një rol i fundit, një foto ku ti mbaje një pankartë në dorë.

Aty shkruhej, Unë jam Teatri. Rrëgaja e mizerjes nuk të pordhi atëhere. Nuk ta vuri veshin. Sot që vdiqe je i pazëvendësueshëm për ata. Sa ishe gjallë kush po pyeste. Madje të shënjoi me gisht.

Të shpallën rishtas kulak. Rrëgaja e intelektualëve që postojnë foto me ty, janë roli i gjallë i atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën.

LEXO EDHE:  “S’ mu duk në rregull”/ Meta i përgjigjet Ramës: Mos përdor më SHBA

LEXO EDHE:  Qytetari ia “plas” në sy/ Shokon Rama me përgjigjen (video)

Pse? Po zhdukin pa gajle e ndërgjegje gjithçka që ka lidhje me atë që tashmë është historia jonë. Do bëhemi Dubai. Megjithëse vdesim që kur shkojmë në Barcelonë, të pimë një kafe në hotel Las Ramblas. Aty ku e pinte Gabriel Garcia Markezi.

Kur shkojmë në Paris, tek kafja e Mishel Pikolisë. Dhe Teatrin a filmin ku ai luajti, nuk e çon kush në mend t’i prishi. Kurse ne surrogatot që pordhaliqemi se duam kulturën, e shtypim ma feçkën e Varinskit çdo tullë të saj, pluhur e bëjmë.

Po pse hiqeni sikur ju dhemb ikja e Gulielmit, shoqëri hipokrite. Ta donit kaq shumë nuk ia prishnit skenën ku ai shkeli. Kishit toka me shumicë kudo. E mund të bënit një Teatër tjetër.

Po si kujtoni se do e zëvendësoni? Asesi. Sikur austriakët të prishnin Teatrin ku luajti Aleksandër Moisiu ynë, do kërcenim pupthi. Megjithatë, nuk e bëm këtu në dheun tonë

Po nga ta kapësh. Dhe ti e di Gulielm, jemi kanibalë të kulturës sonë, të historisë sonë. Kot ankohemi nga turku, greku, nemcja, a Italia me gjermanin.

Biles këta të fundit kanë bërë më shumë për kombin se çdo qeveri pas luftës së dytë botërore. Na e the shkoqur, mblidhmani gjakun, por ne me ty duam vetëm pozën, pozitjen. Që të pordhaliqemi. Jo se na dhëmb…

Kësisoj rezultati është se jemi kthyer në një komb me makete historie. Shumë nga objektet e kultit tonë i kemi makete, jo realë.

Se tek ne historia bëhet si thotë Enver Hoxha dhe Edi Rama, jo si thotë ajo. Të tillë do të kemi dhe Teatrin Kombëtar. Skenën ku ti shkele.

Do i sillemi atij xhamllëku me gota shampanje, një kope mes portreteve dhe shpirtrave. Një shoqëri pa identitet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Pëllumb Kulla/ Poshtë votimet, sidomos ato që humbim!

Publikuar

-

Nga

Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne votat nuk ngjitin, nuk durohen!

E këtë zhvillim nuk ka zot që ta gëlltitë, se për nder, sidomos humbjen ne nuk e gëlltisim dot.

Ja, dalin ca mendjellinj dhe thonë me bujë e me sokëllimë se “po u prekën votat, Shqipëria do të ndizet flakë.

E thonë këtë ata që humbin. Se po fituan atyre as u plas për prekje votash.

Me fjalë të tjera dhe më të thjeshta, ata nuk kanë nevojë të maten nëpër kutira votimi. Ata e dijnë që janë më të pëlqyerit. Ata e dijnë që i tërë populli i do dhe kundërshtarët e tyre urrehen egërsisht. Por, zyrtarisht, ata nuk janë dot fitimtarë vetëm kur votat masakrohen, vidhen.

Shkurt votimet në Shqipëri nuk duhen më!

Le të njoftohet BE-ja, USA, OKB-ja e tërë organizatat nën qiejt e kësaj bote!

A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara e këtyre demokracive të shpifura perëndimore?

Jam i mendimit që tani e tutje t’i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat parlamentet, KQZ-rat e komisjonet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t’u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t’i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata.

Populli është sovrani, populli është shumë i mënçur. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, shqiptarët i tërheq deri në orgazëm.

Do të jetë një mrekulli sikterisja e votimeve!

Çdo palë do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Të dy palët do t’i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo dy vjet, – dy, se katër janë të gjatë dhe të mërzitshëm! – ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë.

LEXO EDHE:  Meta habit me deklaratën/ “I vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar është Edi Rama”

LEXO EDHE:  Serbët kërkojnë me ultimatum/Shpalleni Edi Ramën person non grata

Dhe, në kryeministri, në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Thjesht, ajo që di t’i shkulë më  mirë pllakat e Dëshmorëve të Kombit! Dikush këto përplasje mund t’i quajë edhe Luftë Civile, a përplasje popullore, si t’i vijë atij për mbarë!

Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura, më e gatshmja për fitore.

Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në dy vjet! Dhe për ndershmërinë, as mos dyshojë njeri te ne shqiptarët! Se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm.

Meqë deri tani ata që kanë përfunduar jashtë kulltuqeve të pushtetit, kanë demaskuar hilet, por nuk u është zënë besë dhe ata kanë dalë që kanë dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?

Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë (që blihen dhe ata), me  amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile ne kemi respektuar edhe diktaturën, se ashtu ndiheshim të shfajësuar.

Po kështu?! E po për nder, nuk ka më poshtëruese, nuk ka  më të uryera se votimet!

Sidomos ato, që humbim!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ Lulzim bëji një nder PD-së nëse do largohesh!

Publikuar

-

Nga

Nga Ilirjan Blloshmi/ Lulzim bëji një nder PD-së nëse do largohesh!

Nga Ilirjan Blloshmi

Zgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet disa syresh thotë se, zgjedhjet janë vjedhur. Qeveria po nëpërmjet disa syresh thotë se, zgjedhjet ishin më të mirat që janë bërë ndonjë herë. Të dyja si opozita dhe qeveria kanë të drejtë në atë që thonë.

Kur koha kalon, mbarojnë analizat e nxehta e pronocimet, konkluzionet e etiketimet e nxituara, cektesia e filozofimet boshe i lë vendin një reflektimi. Natyrisht që analizë më të detajuar duhet të bëjë humbësi i garës. Në këtë rast është partia Demokratike e cila duhet të shkundet nga themelet e saj.

*Arsyeja ose fenomeni i parë.

Imitimi dhe modelet. Sot në PD, mungon modeli i liderit të mirëfilltë, i ati lideri që neser do jete një kryeminister. Gjithshka tek lidershipi i PD-së lidhet me të shkuarën. Lulzim Basha nuk ka mundur që keto kohë të “vrasë” hijen e Berishës ky është fakt. Tek demokratët e thjeshtë Sali Berisha të kujton krerët e diktaturës, fotografitë me fëmijet e diktatorit, apo fotot me kupolën e lartë të ish diktaturës kanë ndikuar dhe ndikojnë tek elektorati i djathtë.

Gjithashtu Lulzim Basha, gjatë gjithë kësaj kohe që ka qënë në krye të PD-së nuk ka bërë asnje shëmbull në strukturat e partisë. P.SH: Lulzim Basha nuk ka shkarkuar qoftë dhe një drejtues me “ceremoni”. Kur them me “ceremoni” e kam fjalen. Te shkarkohet me një sms. Këto lloj shkarkimesh jap inpakt tek votuesit dhe nuk është aspak e padrejtë. Shembulli më i freskët është ai i Ramës me Dritan Lelin, kryetarin e bashkisë Vlorë. Rama e shkarkoj “live” ate. Inpakti ishte jo vetem që PS nuk humbi vota por për nja 75 vota do kishte marrë deputetin e 9-të në këtë qark.

* Fenomeni dytë!

Gjatë gjithë kohës që Lulzim Basha ka qënë në krye të PD-së nuk ka arritur të ndryshoje psikologjinë e drejtimit. Ai gjithmonë është rrethuar nga njerëz që, spiunojnë, përgjojnë, grabitin, bëjnë kontrabandë, gënjejnë, lëpihen për një post etj etj. Këta lloj njerzish nuk kanë punuar në bazë. Rezultatet e tyre janë zero në zonat e tyre. Shembulli më i thjeshtë është dyshja Salijani-Balliu. Të kapultuar në PD për hir të baballarëve të tyre. Pavarsisht se asnjëri prej tyre nuk ka bindje të djathtë. Emrime të tilla apo suportime të tilla ndikojnë tek votuesit.

LEXO EDHE:  Serbët kërkojnë me ultimatum/Shpalleni Edi Ramën person non grata

LEXO EDHE:  Për Eni Vasilin, dhe të pathënat e Alfred Lelës

Emrimet që ka bërë Salijani-Boci në qarkun e Elbasanit dolën të gjithë fllucka politike. Kur Salijani futi me zor në PD e Librazhdit Bujar Vreton, e kam thënë që ditën e dytë, që PD do i humbi dhe bastionet e saj në këtë bashki. Rezultati ishte. 61% të votave i mori PS. Asnjë bastion të fituar nga PD në këtë bashki. Por kur e thoja unë këtë gjë, të gjithë më thonin të paguan Taulanti. Rezultati doli, qarku i Elbasanit doli cope-cope sepse në këtë qark politikanët e PD-së i shikon vetem në fushatë.

*Fenomeni tretë!

PD-ja ka dhe një problem tjetër, dhe ata janë aleatët. Në këto zgjedhje, “aleatët” raki pirës të PD-së dolën si rruar-qethur. Të gjithë bashkë morën më pak vota se Myslim Murrizi. Myslimi nuk është në parlament kurse nga lista e PD-së kanë dalë nja 6 deputetë aleatë. Janë këta “kryetarë” partishë të cilet quhen të gjithë liderë e që posa dalin nga veza ulërijnë për demokraci, i japin intervista shtypit e i vënë gjoksin historisë. Lulzim Basha duhet të largohet nga aleatët. Duhet te dale me një formacion të plotë nga radhët e PD-së.

* E fundit!

PD-ja sot ka nevojë për një ristrukturim nga baza jo nga kryesia. Sot në PD mungojnë shtresëzimet sociale të qëndrueshme. Janë keto shtresa apo formacione që bëjnë të mundur maksimizimin e votës. Është pikërisht ky formacion që mund të krijonë një formacion të ri social me votuesit e lëkundur, me shtresat e reja.

Lulzim! Unë e kam thënë me kohë që ti nuk je i duhuri për PD-në. Por Lulzim nëse ke vendosur të largohesh nga drejtimi i PD-së. Para se të ikësh beji një të mirë PD-së. Në PD, kemi mjaft pseudo të djathtë por origjina e tyre edhe nga mentaliteti është e mjatë. Largoji të gjithë ata maskarenj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE