Connect with Us

Neymar po e “zhvat” PSG-në, nuk do e besoni sa paguhet për një ndeshje

Sport

Neymar po e “zhvat” PSG-në, nuk do e besoni sa paguhet për një ndeshje

Publikuar

-

PSG bëri çmendurinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në futboll, duke paguar plot 222 milionë euro për të “rrëmbyer” Nejmar nga Barcelona në gushtin e 2017-ës. Megjithatë, nëse drejtuesve të kampionëve francezë do i jepej mundësia ta kthenin mbrapsh kohën, me shumë mundësi Nejmar do të ishte “duke vallëzuar” me Mesin në “Camp Nou”, pasi aventura e tij te PSG nuk ka qenë aspak pozitive.

Braziliani i ka vuajtur shumë dëmtimet dhe ka munguar në shumë ndeshje me Parisin, duke përfshirë edhe sfida jetike si ato me Realin dhe me Junajtid në Champions League. Nga 155 ndeshje, ku braziliani ka pasur mundësinë të zbresë në fushë, Nejmar i është përgjigjur apelit vetëm në 80 të tilla, që përkthehet në 51% të totalit. Madrilenia “Marca” bën një llogaritje të thjeshtë dhe zbulon se Nejmar i ka “zhvatur” sheikët e PSG.

Ish-ylli i Barçës paguhet 37 milionë euro në sezon dhe ky aktuali është i treti në “Parc de Princes”. Kështu, Nejmar ka marrë tre paga sezonale, që nëse mblidhen, bëhen 111 milionë euro. Me një matematikë të thjeshtë 28-vjeçari është paguar 1.4 milionë euro për ndeshje. Në 80 sfida të luajtura ai ka shtuar 111 milionë euro në llogari. Çmenduri!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Jurgen Goxha shfryn ndaj kryeministrit Rama: Po mbetemi pa martuar

Publikuar

-

Nga

Pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, Tirana vendosi ta ngjisë në elitë, ku tani është bërë një personazh shumë aktiv i Superiores. Jurgen Goxha është superstari i Bylisit këtë sezon. Pas largimit nga Tirana në fillim të këtij sezoni, durrsaku iu bashkua klubit ballshiot, ku është titullar i padiskutueshëm dhe po lë shenja të thella në këtë skuadër.

Është qendërmbrojtës, por tani në moshën 27-vjeçare ka provuar të luajë qendërsulmues dhe ka shënuar 4 gola. Në një lidhje me Super Sport, Goxha tregon rreth të ardhmes së tij dhe çështjeve të tjera.

STËRVITJA- Jam stërvitur në kushte shtëpie dhe në orare të caktuara kam bërë edhe aerobi në det, pasi e kam afër këtu në Durrës. Rri dhe shikoj golat dhe ato ndërhyrjet, por më mungojnë më shokët e skuadrës se ne pa futboll nuk kemi jetë.

FORMA E DOBËT E BALLSHIOTËVE- Bylisi do të jetë më i fortë se më parë e do të jemi një grup mjaft i fortë. Do të tregojmë forcën tonë, pasi kemi lëshuar pak jo vetëm për fajin tonë, por edhe për disa të tjerëve.

KALIMI NË SUPERLIGË- Unë këtu kam qenë, në Shqipëri kam luajtur, por këtu duan më shumë lojtarë të huaj se ne. Te Bylisi ka disa lojtarë të rinj, që duan pak përkrahje për të luajtur më tej. Tregu jonë është më i fortë se i këtyre që vijnë në Superiore.

GOLAT SPEKTAKOLARË- Kam bërë edhe 2-3 me roveshatë dhe i kam shumë qef akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsman e jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit se dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por ato i di ai.

TEMPERAMENTI- Që i vogël e kam pasur këtë karakter dhe kur humbisja qaja për 2-3 orë. Pas dënimit të marrë, do të jem shumë ndryshe nga ai që kam qenë.

IKJA NGA TIRANA- Te Tirana u largova, pasi duke parë afrimet nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja dhe zgjodha Bylisin, që kishte marrë disa lojtarë, të cilët unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mia në Superiore.

PAGAT- Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar, me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar? Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllim një plagë të vogël.

MERKATO- Unë në fund të sezonit mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëj maksimumin këto 10 ndeshje e pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit. /vipsport.al/

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Kosova/ Sezoni futbollistik mund të mos rifillojë më

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka gjunjëzuar futbollin në mbarë botën prej afro 2 muajsh. Të shuma janë dilemat ditët e fundit, për sa i përket fateve të sezonit në vende të ndryshme. Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, pati sot një takim me mikrobiologun nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Lul Raka.

Gjatë takimit, Raka ka theksuar se nuk mund të garantohet kthimi i futbollit në ndonjë datë të caktuar. Përkundër planeve që kampionati në Superligën e Kosovës të rinisë më 15 qershor, kjo datë po cilësohet si shumë e vonshme nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

FFK dëshiron që kampionati të rinisë më 24 maj, rrjedhimisht stërvitjet e klubeve do të duhej të fillonin rreth 15 majit. FFK-ja ka propozuar që kampionati të rinisë më herët me qëllimin që të respektohet afati i dhënë nga UEFA (20 korrik), në mënyrë që të mos ndërrohet formati i garës apo të anulohet plotësisht sezoni.

Në takimin e tij me Rakën, Ademi kërkoi që ndeshjet e futbollit të rinisin sa më shpejt, duke ia shpjeguar atij pikërisht afat e UEFA-s dhe kohën e nevojshme për fazën përgatitore.

Megjithatë, si ish-futbollist, eksperti Raka tha se e njeh mirë këtë segment, mirëpo shtoi se duke e pasur parasysh kontakt fizik të afërt të futbollistëve dhe numrin e madh të tyre, me kthimin e përshpejtuar rrezikohet përhapje edhe më e madhe e virusit.

Për këtë arsye, Raka sqaroi se rinisja e ndeshjeve të futbollit është lënë për në fazën e tretë dhe mund të ndodhë vetëm nëse dy fazat e para shkojnë mirë dhe nëse nuk ka rritje të të infektuarve, që do të thotë se nuk mund të garantohet për kthimin e futbollit në ndonjë datë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare drejt transferimit në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci, ku është një titullar i padiskutueshëm.

Mbrojtësi ka treguar paraqitje të shkëlqyera edhe me Kombëtaren kuqezi, ku trajneri Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Nga sezoni i ardhshëm, Ismajlin pritet ta shohim në Serie A, më saktë me skuadrën e Torinos.

Këta të fundit sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

LEXO TE PLOTE