LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Itali mendojnë edhe më të keqen, sezoni mund të pezullohet përfundimisht

29 Prill 2020, 09:43, Sport CNA
Në Itali mendojnë edhe më të keqen, sezoni mund të

Një hipotezë e bujshme është duke qarkulluar në Itali, në një kohë kur qeveria, Lega Seria A dhe FIGC po punojnë për rifillimin e sezonit, në tavolinë ekziston edhe opsioni i fundit, të pezullohet gjithçka, pavarësisht pasojave.

?La Gazetta dello Sport?, sjell këtë skenar dhe se si mund të veprohet. Nëse kampionati mbyllet këtu, atëherë në Europë do të shkojnë 6 ekipet e para të renditura në tabelën e klasifikimit. 4 të parat në Champions dhe vendimi i 5-të dhe i 6-të në Europa League.

Juventus, Lacio, Inter dhe Atalanta në Champions, ndërsa Roma dhe Napoli në Europa League. Mbetet vetëm të përcaktohet ekipi i 7-të, skuadra e tretë që do të shkoj në Europa League pasi Verona ka një ndeshje më pak se Milan.

Në këtë variant, këtë sezon nuk do të akordohet titulli kampion, Juventus nuk do të mund të shijoj një titull në tavolinë pavarësisht se është kryesues.

Nuk do të ketë rënie nga kategoria, ndërsa sezoni 2020/2021 parashikohet të zhvillohet me 22 ekipe. Grupit aktual pritet ti bashkohen dy ekipet e Serie A, të parat në klasifikim deri në këtë pikë të sezonit. E gjitha kjo një hipoteze, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar për fatet e sezonit.

Lajmet e fundit nga