Connect with Us

Mbi 22 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani, 161 mijë të infektuar

Bota

Mbi 22 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani, 161 mijë të infektuar

Publikuar

-

Britania e Madhe ka regjistruar 601 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke kapërcyer shifrat e 22 mijë të vdekur tashmë (22 mijë e 279në total).

Saktësisht në Angli u shënuan 455 viktima, 83 në Skoci dhe 73 në Uells.

Deri më tani numri i të prekurve në Britani është mbi 161 mijë persona, nga të cilët mbi 1500 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Kur budallallëku sfidon edhe virusin edhe shkencën!

Autoritetet zyrtare po përgatiten për të bërë  një  rinumërim të viktimave për të nxjerrë numrin real pasi dyshohet se ka shumë raste vdekjesh me Covid-19 të paraportuara që kanë ndodhur në kushte shtëpie./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkon në 74 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohet 21 të prekur të tjerë

Publikuar

-

Nga

21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedonin ë e Veriuit ditën e sotme nga 279 teste që janë kryer gjithsej.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, Illyria News Agency raporton se 8 raste janë paraqitur në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë. Mësohet se nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 shkon në 1436.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 është 627.

LEXO EDHE:  Bilanci i shifrave në Itali/ 12.428 viktima dhe 77.635 të shëruar nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid- 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit tre raste tjera me Covid-19 kanë humbur jetën, duke e dërguar numrin e viktimave në total në 74 persona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Rihapen disa biznese me masa mbrojtëse ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Disa shtete amerikane tashmë po lehtësojnë masat kufizuese ndaj Covid-19, duke lejuar hapjen e bizneseve, pavarësisht shqetësimeve se numri i rasteve në vend vazhdon të rritet. Mbi 58,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, dhe gati një milion të tjerë janë infektuar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton se guvernatorët e shteteve po përpiqen të balancojnë kërcënimin ndaj shëndetit publik me koston e rëndë ekonomike të mbylljes që ka lënë pa punë mbi 26 milionë amerikanë në muajin e fundit.

Palestrat, floktoret dhe restorantet janë ndër bizneset jo thelbësore që janë rihapur në Xhorxhia, shteti i parë amerikan që ndërmori hapa të mëdha për rihapjen e ekonomisë.

Megjithatë, këto biznese janë të detyruara të zbatojnë udhëzimet për distancim fizik, të dezinfektojnë mjediset e punës dhe duhet të kontrollojnë punonjësit për simptoma të koronavirusit, si temperatura e lartë.

“Ne po kontrollojmë temperaturën e punonjësve, u kërkojmë klientëve që plotësojnë një pyetësor para çdo shërbimi, dhe i lajmë duart”, thotë Shannon Stafford, pronare e floktores New Era Hair Studio.

Por numri i të infektuarve me koronavirus në Xhorxhia është ende duke u rritur.

Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se përpjekja për të lehtësuar pasojat ekonomike nga masat e hershme kufizuese, rrezikon të shkaktoj një shpërthim më të rëndë të virusit vdekjeprurës.

“Me hapjen e ekonomisë ne po ekspozojmë njerëzit që nuk e njohin imunitetin e tyre, domethënë ata që nuk kanë antitrupa ndaj virusit ose nuk janë prekur nga virusi, që në fund mund të çojë në rritje të numrit të viktimave dhe numrit të pacientëve nëpër spitale”, tha Dr. Jason Farley, epidemiolog në Universitetin Johns Hopkins.

Në mbarë vendin kanë shpërthyer protesta të amerikanëve që duan të kthehen në vendet e tyre të punës. Megjithatë, sondazhet tregojnë se ka një mbështetje të fortë të publikut për masat kufizuese për bizneset dhe tubimet e mëdha për të vënë nën kontroll pandeminë, derisa të zhvillohet një trajtim efektiv ose një vaksinë.

Presidenti Donald Trump ua ka lënë në dorë shteteve që të vendosin se kur do të rihapin ekonominë. Të hënën, ai njoftoi udhëzime të reja për të ndihmuar në rihapjen e bizneseve në mënyrë të sigurt dhe rritjen e kapacitetit të testimeve në shkallë vendi.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Korçë/Humb jetën edhe një i plagosur

LEXO EDHE:  Tjetër sulm gjakpirës nga ISIS/ Ekzekutohen mbi 15 roje

“Siguria ekonomike është jetike për sigurinë shëndetësore të vendit tonë. Këto qëllime funksionojnë së bashku, krah për krah me njëri-tjetrin.”

Disa shtete të tjera gjithashtu po lejojnë rihapjen e bizneseve të caktuara, pasi humbja e një numri të madh të vendeve të punës dhe boshllëqet në ndihmën e qeverisë për papunësinë kanë lënë shumë njerëz pa para të mjaftueshme për të paguar për ushqime dhe qiranë. Por ky mund të jetë një proces i ngadaltë, thonë ekspertët.

Dr William Schaffner, Profesor i Sëmundjeve Infektive, Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbiltit -skype

“Ne duhet ta bëjmë këtë gradualisht për të parë nëse mund ta përballojmë atë apo befas do të kemi një rritje të re të infektimeve me Covid-19. Ky do të jetë një veprim delikat balancimi”, tha Dr William Schaffner, Profesor i Sëmundjeve Infektive, Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbiltit.

Në Nju Jork, epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Guvernatori Andrew Cuomo tha se shteti po zhvillon një plan me faza për të rihapur ekonominë bazuar në udhëzimet nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Së pari, shtetet duhet të shohin një periudhë të qëndrueshme të zvogëlimit të rasteve me COVID-19, të pasuar nga shtimi i numrit të testimeve dhe vlerësimi i rrezikut.

“Ne do të lëmë dy javë midis fazave, në mënyrë që të monitorojmë efektin e vendimeve tona. Veprimet e ndërmarra duhet të monitorohen.”

Ndërsa disa biznese fillojnë të rihapen, përhapja e virusit ka detyruar mbylljen e bizneseve të tjera. Një rritje e infeksioneve me koronavirus në industrinë e paketimit të mishit ka mbyllur disa fabrika, duke shkaktuar probleme në zinxhirin e furnizimit që mund të çojnë në mungesa të ushqimit dhe çmime më të larta të mishit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Ekonomia amerikane tkurret 4.8% në tremujorin e parë

Publikuar

-

Nga

Departamenti amerikan i Tregtisë tha sot se prodhimi i brendshëm i përgjithshëm, u tkurr më shumë se 4.8 përqind në tremujorin Janar-Mars. Kjo është rënia më e madhe në një tremujor që nga Recesioni i Madh, i cili përfundoi në vitin 2009. Është gjithashtu tkurrja e parë e një tremujori në gjashtë vjet.

Analistët thonë se edhe më i zymtë është parashikimi për tremujorin pasardhës prill-qershor, periudhë gjatë së cilës mbylljet e bizneseve dhe pushimet nga puna goditën me forcë shkatërruese.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka një pikëpamje më optimiste. Presidenti u tha gazetarëve këtë javë se ai pret një “rritje të madhe” në tremujorin e tretë, që do të ndiqet nga një “tremujor i katërt i jashtëzakonshëm.” Prej disa javësh, biznese të shumta në të gjithë vendin janë mbyllur dhe dhjetëra miliona njerëz kanë humbur punën. Besimi i konsumatorëve ka rënë gjithashtu.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci në Spanjë/ 430 të vdekur brenda 24 orëve, 204,178 të infektuar

LEXO EDHE:  Mbi 8 mijë humbje jetësh në Francë/ 604 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Megjithatë, disa ekonomistë shpresojnë se rigjallërimi do të vijë shpejt pasi të përfundojë kriza shëndetësore. Numri i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA e ka kaluar shifrën një milion ndërsa ai i të vdekurve është rreth 58,400. Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, tha të martën se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur vendi të rihapet nga izolimi./ VOA

LEXO TE PLOTE