Connect with Us

Manastirliu viziton Spitalin e Traumës/ Do hapim gradualisht sistemin shëndetësor

Shëndeti

Manastirliu viziton Spitalin e Traumës/ Do hapim gradualisht sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë dhe patologjive malinje pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Manastirliu deklaroi pavarësisht emergjencës së këtyre ditëve ky spital ka pritur rreth 4000 urgjenca. Ajo sqaroi gjithashtu se po merren të gjitha masat për hapjen graduale të sistemit, në varësi të situatës nga koronavirusi.

“Shqetësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqëndrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemtit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirugjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”, tha Manastirliu./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Aludimet për manipulimin e shifrave/ Tritan Kalo jep përgjigjen e prerë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka komentuar spekulimet e fundit se numri i të infektuareve me Covid-19 mund të jetë më i lartë se ai që raportohet.

Sipas Kalos, kjo është e pamundur pasi mund të vërtetohet lehtë, ndërsa shtoi se sa më shumë të rriten testimet aq më shumë plotësohet dhe përqindja.

“Numri i rasteve të konfirmuar nuk do të thotë se nuk ka  më shumë të ifnektuar sepse shumë njerëz janë asimptomatikë dhe vetëm studimet e mëvonshme do nxjerrin shifra më të sakta.

Shifrat nuk mund të manipulohen kurrë. Një gjë e tillë është e pamundur. Ka mënyra për t’u vërtetuar. Sa më shumë shtohet numri i testiemeve, aq më shumë plotësohet përqindja. Problemi kryesor është të mos testohen në testim ata që kanë simptoma dhe ata që kanë kontakte me personin e sëmurë apo edhe me kontaktin e personit të sëmurë”.

Kalo foli edhe për ecurinë e kurbës, ku tha se numri i rasteve të infektuara ka shfaqur një tendencë në ulje.

LEXO EDHE:  Protestat në Francë/ Juncker anulon vizitën zyrtare

LEXO EDHE:  Investimet në shëndetësi/ Manastirliu jep lajmin e mirë

“Është një kurbë në formë sharre. nuk ka pasur kurrë kulme, por i bie të jetë diçka e dhëmbëzuar por pa shpërthime ekstreme. Virusi është i pranishëm.

Na tregon që duhet të jemi gjithmonë vigjilent.Tendenca e hapjes vjen nga fakti se numri i rasteve ka një tëndencë pozitive rënie në të gjitha vendet”, u shpreh Tritan Kalo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sociologët ngrenë shqetësimin/ “Pas daljes nga ‘bunkerizimi’ do zgjerohen konfliktet sociale”

Publikuar

-

Nga

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, në një lidhje me Ora news, duke komentuar situatën aktuale me pandeminë tha se izolimi social ka rritur ankthin dhe pasigurinë tek njerëzit.

Sipas tij, pas daljes nga ku bunkerizim social,do të ketë një zgjerim të konflikteve mes individëve.

“Është e nevojshme që brenda shtëpisë që njerëzit të dalin nga ky ankth, që injektohet edhe nga problemet e kësaj situatës, si problemet financiare, puna dhe pasiguria te e ardhmja. Prandaj është një moment që ne duhet ta vlerësojmë. Gradualisht do të dalim nga ky bunkerizim social dhe dalja do të zgjerohet me konflikte. Konflikte mes të rinjve, mes bashkëshortëve, mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Gjeografia e konflikti është në zgjerim, sikurse po e shikoni edhe këto ditë. Në një farë mënyre, ne kemi nevojë që të ndikojmë në algjebrën mendore të njerëzve, në llogaritë e tyre, qysh kur mendon vetëvrasjen ose kur merr rrugën e krimit. Të dyja këto rrugë janë anti-humane, të papranueshme edhe nga feja.”/CNA.al 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

5 gjëra që nuk duhet t’i bëni pas daljes nga karantina

Publikuar

-

Nga

Të gjithë ne po numërojmë ditët deri sa jeta të kthehet në normalitet.

Megjithatë, sipas ekspertëve kjo nuk do të ndodhë sa hap e mbyll sytë dhe kërkon jo vetëm kohë por edhe vullnet.

Ne po presim me ëndje ditët kur mund të ulemi në një kafene a restorant, të shkojmë në palestër, kinema apo të udhëtojmë.

Në mbarë botën, shumë vende po lehtësojnë disa prej masave shtrënguese kundër pandemisë së COVID-19 e një lajm i tillë shumëfishon tundimin për të shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Idea e një përqafimi, puthjeje, feste apo udhëtimi jashtë shtetit është shumë joshëse, por a është e arritshme?

Paralajmërimet e autoriteteve janë që nëse infeksionet nga COVID-19 vazhdojnë me të njëjtat ritme, masat shtrënguese mund të rikthehen.

Këtë e pohoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel sipas të cilës ” ne jemi akoma në fazën fillestare të daljes nga pandemia”, apo guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo që tha se “nuk duhet të udhëhiqemi nga emocionet por nga faktet”.

Një gjë është e sigurtë deri më tani: jeta jonë nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

5 Gjëra që nuk duhet t’i bëni pas daljes nga karantina
Edhe nëse masat lehtësohen njerëzit duhet të ndjekin disa këshilla dhe të mos nxitojnë për hir të shëndetit të tyre dhe të tjerëve.

Mos organizoni/shkoni në festa
Masat e distancimit social janë vendosur për një arsye, pra për të ndalur transmetimin dhe përhapjen e virusit në masë.

Organizimi apo shkuarja në një festë ku me gjasë do jenë dhjetëra njerëz në një ambient të hapur e të rrëmujshëm është e rrezikshme.

Në mesin e njerëzve mund të ketë asimptomatikë dhe falë tyre ju mund të rrezikoheni shumë. Edhe nëse hapen baret e diskot, ato do të jenë me orar dhe kapacitet të kufizuar. Mbrojtja e shëndetit do të mbetet plotësisht në dorën tuaj.

LEXO EDHE:  Manastirliu nis konsultimet publike: Masa mbrojtëse për fëmijët në rrezik

LEXO EDHE:  Investimet në shëndetësi/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Mos reshtni së kujdesuri për higjenën

Higjena është e një rëndësie thelbësore jo vetëm gjatë pandemisë. Edhe nëse zhduket COVID-19, njerëzimi sapo kuptoi brishtësinë e tij. Izolimi dhe larja e duarve kanë një qëllim të rëndësishëm: të mos infektohemi. Le të shpresojmë që njerëzit do të tregojnë kujdes me larjen e duarve siç ka bërë shumica deri më tani. Ne duhet ta zbatojmë këshillën e larjes së duarve rregullisht në çdo ditë të jetës.

Mos vizitoni njerëzit që janë më rë rrezikuar
Malli për gjyshërit të këput, e dimë, por ata mbeten shumë të rrezikuar edhe nga një përqafim. Çdo vaksinë e mundshme kundër COVID-19 mund të kërkojë të paktën një vit. Mbajtja e një distance ndaj njerëzve më të rrezikuar siç janë moshat e treta, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Mos planifikoni pushime jashtë shtetit

Edhe nëse/kur të hapen kufinjtë duhet të kemi durim. Mos u joshni nga tarifat e lira të hoteleve apo fluturimeve. Në udhëtime të tilla shmangia e aeroporteve është e paevitueshme. Aeroportet dhe avionët përbëjnë rrezik të lartë dhe janë kontribues të përhapjes masive të COVID-19 në mbarë globin.

Për më tepër, nëse virusi kthehet sërish dhe vendet futen në karantinë, do ta keni të vështirë të ktheheni në shtëpi.

Mos i hidhni maskat
Pasiguria është e madhe. Nëse një valë tjetër infeksioni formohet sërish, karantinimi do të jetë i nevojshëm dhe po aq masat e sigurisë. Maskat që ju gjenden në shtëpi ruajini sepse mund të keni nevojë për to në raste të tjera urgjente. Kur të vijë koha, gjëja më e mençur që duhet të bëjmë të gjithë është të jemi optimistë por të kujdesshëm./AgroWeb

LEXO TE PLOTE