LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Gjykata e Lartë 35,000 dosje të prapambetura"/ Ambasada e SHBA: Drejtësia e vonuar është e mohuar

29 Prill 2020, 18:06, Sociale CNA
"Gjykata e Lartë 35,000 dosje të prapambetura"/ Ambasada e

Ambasada e SHBA në Tiranë deklaron se Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura.

Ambasada bën me dije se për këtë është nënshkruar sot një Memorandum, i cili parashikon punësimin e një ekipi avokatësh në Gjykatën e Lartë për të ndihmuar në shqyrtimin e çështjeve.

Në reagim thuhet se SHBA po pret që këto çështje të shqyrtohen sa më shpejt, pasi thekson se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

“Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaron Ambasada amerikane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga