Connect with Us

Erion Kristo sfidon Komitetin Teknik të Emergjencës/ 12 pyetjet që kërkojnë përgjigje, thirrja për qytetarët

Politikë

Erion Kristo sfidon Komitetin Teknik të Emergjencës/ 12 pyetjet që kërkojnë përgjigje, thirrja për qytetarët

Publikuar

-

Gazetari Erion Kristo, ka sfiduar publikisht Komitetin Teknik të emergjencës, në lidhje me masat e ndërmarra për situatën e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kristo i drejton 12 pyetje grupit të ekspertëve, për të cilat thekson se duhet të përgjigjen para shqiptarëve.

“Thirrje drejtuar Komitetit Teknik të emergjencës, edhe pse nuk e dimë përbërjen e tij.
1. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që dielli, ajri i pastër, uji i detit, shëtitjet në parqe nuk e luftojnë sëmundjen? Nëse e luftojnë, përse i pengoni?
2. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që qëndrimi i zgjatur mbyllur në shtëpi nuk e dëmton imunitetin njerëzor? Nëse e dëmton, përse na mbani mbyllur?
3. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që qëndrimi i tejzgjatur brenda në shtëpi nuk e dëmton psikikën e njeriut? Nëse e dëmton, përse këmbëngulni për izolimin?
4. Si do t’i përgjigjeshit ju kreut të epidemiologjisë suedeze, që karantinimi nuk ka bazë shkencore?
5. Nëse juve vetë keni thënë se dimë shumë pak për këtë virus, ku e gjeni guximin shkencor për të na imponuar padijen tuaj?
6. Cilat janë argumentet tuaja shkencore që virusi do kthehet përsëri, ku ju vetë thoni se ai nuk ka ikur? A quhet përhapje terrori ky lloj pohimi? A po i trembni njerëzit me dashje?
7. Përse kurba e sëmundjes në Shqipëri nuk i ngjan asnjë kurbe tjetër? Mos e keni vizatuar me laps?
8. Na thoni se në cilin studim, nuk lejohet që njerëzit e të njëjtës familje, nuk duhet të hipin në të njëjtën makinë? Ku qëndron rreziku që një makinë me familjarë nuk mund të lëvizë rrugëve?
9. Kush i lejoi fasoneritë të punonin në shkelje flagrante me ligjin? Cilët janë përgjegjësit?
10. Këta politikanët që takojnë njerëzit me brryl, a e dinë se njerëzit te brryli teshtijnë? A quhet kjo përhapje me dashje e virusit?
11. Duke u ruajtur nga një sëmundje e vetme, a rrezikojmë të sëmuremi nga shumë sëmundje të tjera?
12. Përse nuk e bëni transparente marrëveshjen që keni bërë me OBSH?”-shkruan Kristo.

Po ashtu ai ka edhe një mesazh për qytetarët, për të cilët thotë se duhet të reagojnë.

LEXO EDHE:  A duhet të hyjë mazhoranca në zgjedhje pa opozitën?/ Qytetarët “shuplakë” Ramës

“P.S. Ka dhe shumë pyetje të tjera që mund të ngrihen në këtë situatë. Por njerëzit duhet të reagojnë, të mos rrinë si të ngordhur. Gjithë bota po reagon. Nëse reagojmë në kor, zëri ynë do dëgjohet! Nëse përtoni, më keq do bëhet…”-përfundon postimin e tij Erion Kristo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    29 Prill, 2020 at 10:48 pm

    Me thoni nje rast kur shqiiptaret qe bejne shenjen e shqiponjes per patriotizem,jane ngritur per te drejtat e tyre

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Voltana Ademi flet me fakte/ “Numri i viktimave nga Covid është fshehur, 5 raste në Shkodër”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se po fsheh numrin e viktimave nga Covid-19.

Në një lidhje me emisionin “Open” Ademi u shpreh se janë të paktë 5 viktima në Shkodër që nuk janë raportuar.

“Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës.

Flas me fakte, të gjithë i dinë, ne i njohim familjarët.  Janë të dhëna që nuk duhet të fshihen por të reflektohen në sitin e ministrisë”, tha Ademi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Po bën pis procesin me ligësi!”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i është përgjigjur akuzave të opozitës se shpërndarja e ndihmave po bëhet në mënyrë subjektive.

Në një lidhje me emisionin “Real Story”, Xhaçka tha se ndihmat po shpërndajen me korrektësi te të gjithë familjet në nevojë dhe pensionistët. Por sipas saj, po të qëndrosh në shtëpi dhe t’i shohësh gjërat nga divani gjërat nuk duken sic janë.

Xhaçka shtoi se opozita, jo vetëm që nuk po jep një dorë për të ndihmuar, por me ligësi po mundohet ta bëjë pis këtë proces.

“Po të qëndrosh në shtëpi dhe t’i shohësh gjërat nga divani jam e bindur se gjërat nuk duken sic janë. Për hir të së vërtetës, opozita nuk po jep sot një dorë për të ndihmuar këta njerëz.

LEXO EDHE:  “Shqipëria në pikën zero”/ Mjeku jep alarmin: Turmat po mbjellin virusin

LEXO EDHE:  “Mos dilni, shpëtoni jetë”/ Pandeli Majko apel të fortë qytetarëve

Ka një VKM që e definon se si bëhet shpërndarja e ndihmave dhe kush përfiton. Çdo ndihmë që shkon, raportohet, verifikohet dhe është plotësisht e verifikueshme.

Për fat të keq, ka një keqdashësi, ligësi, nga ana e opozitës për ta bërë pis këtë proces, që po bëhet me shumë përkushtim nga mijëra njerëz, që kanë lënë familjet e tyre në shtëpi dhe rrezikojnë shtëndetin për t’iu ardhur në ndihmë të tjerëve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Filozofia e Grida Dumës: Nëse të duket i vogël, mjafton ta shohesh nga poshtë dhe rritet…

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka ndarë me ndjekësit një video të pazakontë në rrjetet sociale.

Me filtër nuancash erotike, tekst provokues dhe mesash shpërthyes, Grida Duma të jep këndvështrimin e botës, nga lart poshtë, apo anasjelltas.

“Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh. Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.

Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.

Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.

Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave. Mënyra si i sheh gjërat është gjithshka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër.Mund ta kthesh të gjithën në avantazh”, vijon Duma mesazhin e saj./CNA.al

Ndrysho menyren si i sheh gjerat!

Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh.Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”.Iluzion i dëmshëm shumë.Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave.Mënyra si i sheh gjërat është gjithshka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër.Mund ta kthesh të gjithën në avantazh.

Gepostet von Grida Duma am Mittwoch, 29. April 2020

LEXO TE PLOTE