LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshmia e Artan Lames/ E vërteta rreth akuzave të “zhvlerësimit” të floririt nga Mbreti Zog

29 Prill 2020, 16:09, Ekonomi CNA
Dëshmia e Artan Lames/ E vërteta rreth akuzave të

Memorie.al publikon dëshminë e studiuesit dhe koleksionistit Artan Lame, lidhur me akuzat që i janë bërë Mbrertit Zog nga ana e regjimit komunist të para viteve ?90-të për ?zhvlerësimin e floririt dhe rritjen artificiale të kartmonedhës letër?, me qëllim që ai të mblidhte më pas arin që e morri me vete kur u largua nga Shqipëria. Dëshmia e z. Lame që shprehet se: ?Rritja e vlerës së kartmonedhës letër, në këmbim të monedhave të arit ka ndodhur vërtet, por ai është një problem teknik që është bërë nga ministria e Financave e qeverisë shqiptare dhe Banka Kombëtare në vitin 1926 dhe nuk ka lidhje fare me floririn që thuhet se mori me vete Mbreti Zog në vitin 1939?.

Një ndër akuzat e shumta që propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës bënte në drejtim të Mbretit Zog, ishte dhe ajo ku thuhej se: ?Satrapi Ahmet Zogolli, zhvlerësoi floririn dhe rriti në mënyrë artificiale vlerën e kartëmonedhave letër, me qëllim që të mblidhte më pas arin të cilin e mori me vete kur u largua nga Shqipëria në 7 prillin e vitit 1939?. Brezi i vjetër i shqiptarëve që e kanë jetuar pothuaj të gjithë periudhën e viteve të regjimit komunist të para viteve ?90-të, e mbajnë mënd fare mirë këtë akuzë që i atribuohej Mbretit Zog, gjë e cila përsëritej jo rrallë në bisedat e tyre kur binte fjala për periudhën e Monarkisë dhe vetë Mbretin e shqiptarëve. Por edhe pse kjo akuzë ishte ngulitur e rrënjosur thellë në memorien historike të një brezi të tërë shqiptarësh, ajo nuk u shkrua kurrë zyrtarisht në tekstet e ndryshme shkollore të librave të historisë, apo ato të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të ndryshme arsimore dhe shkencore të Shqipërisë së asaj kohe.

Pra, me një fjalë, akuza se: ?Mbreti Zog, zhvlerësoi floririn dhe rriti vlerën e kartmonedhës letër, për të mbledhur më pas floririn e shqiptarëve?, mbeti thjesht një akuzë propagandistike e atij regjimi për konsum publik. Po si qëndron e vërteta rreth kësaj akuze, a e mblodhi vërtet Mbreti Zog floririn e shqiptarëve në këmbim të kartmonedhës letër duke i?a ngritur disa fish vlerën asaj në mënyrë artificiale? Përse kjo akuzë ndaj tij, ndryshe nga akuzat e tjera që atribuoheshin, si: ?Satrap, gjakatar, kriminel, shiti Shën-Naumin, vrasës i kundërshtarëve të tij politikë? etj., nuk u shkrua kurrë në historiografinë zyrtare të regjimit komunist të Enver Hoxhës? Por edhe pse akuza e ?zhvlerësimit të floririt?, që i është bërë Mbretit Zog, ka zënë vend me kujtesën popullore të shqiptarëve për afro gjysmë shekulli me radhë, asnjë nga specialistët e Financave, ekonomistë të njohur apo dhe studiues e historianë të asaj periudhe, nuk e pohojnë si të vërtetë atë gjë. Për të marrë një informacion më të saktë lidhur me problemin e ?zhvlerësimit të floririt?, ne i?u drejtuam për një intervistë z. Artan Lame, (ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, zv/ministër i Rregullimit të Teritorit dhe aktualisht Drejtorit të ALUIZN-it), i cili përveçse një studiues dhe njohës i mirë i historisë, konsiderohet edhe si një nga koleksionistët më të pasionuar, ku në koleksionet e tij posedon edhe kartmonedhat e vjetra shqiptare.

Dëshmia e Artan Lames për ?zhvlerësimin e floririt? nga Zogu

Lidhur me akuzën që i është bërë Mbretit Zog gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës se ai zhvlerësoi floririn duke rritur në mënyrë artificiale vlerën e kartmonedhës letër, z. Lame në mes të tjerash shprehet: ?Si fillim, po i?u them se kjo akuzë që i është bërë Mbretit Zog nuk ka asnjë bazë, nuk qëndron fare dhe ajo është tërsisht një trillim propagandistik i atij regjimi që sundoi vendin deri para viteve ?90-të, por që për rrethana që tashmë dihen, ka mbetur në kujtesën popullore të shqiptarëve si një gjë e vërtetë. Rritja e vlerës së kartmonedhës letër, në këmbim të monedhave të arit ka ndodhur vërtet, por ai është një problem teknik që është bërë nga ministria e Financave e qeverisë shqiptare dhe Banka Kombëtare në vitin 1926 dhe nuk ka lidhje fare me floririn që thuhet se mori me vete Mbreti Zog në vitin 1939. Në fillimin e vitit 1920, Qeveria shqiptare e porsadalë nga Kongresi i Lushnjes, e cila e vendosi selinë e saj në Tiranë, u ndodh nën një situatë shumë të vështirë ekonomiko-financiare, pasi dita ditës po rëndohej çështja e monedhës kombëtare e cila mungonte tërsisht. Kjo gjë vinte si rrjedhojë e faktit se gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe okupimeve të herë pas hershme që kishte kaluar Shqipëria, ishte bërë e mundur futja në vendin tonë e lloj lloj monedhave. Kështu në atë kohë, pra në fillimin e viteve ?20-të, në Shqipëri qarkullonin këto monedha: dhrahmia greke, lira italiane, frangu francez, perperi malazez, dinari serb, korona austriake, si dhe mbi të gjitha, lira turke. Prerjet e vogla të këtyre monedhave, ishin prej bakri dhe nikeli, kurse prerjet e mëdha, ishin kartmonedhë në letër, pra, material që nuk kishte asnjë lloj vlere në vetvete. Të vetmet monedha që kishin vlerë, ishin ato prej ari dhe argjendi të këtyre vendeve që qarkullonin akoma në Shqipëri, që nga koha e Luftës së Parë Botërore, kur këto shtete kishin nën kontroll pjesë të vecanta të territorit shqiptar. Kjo gjë, bëri që popullsia shqiptare të përdorte vetëm këto monedha dhe pjesa tjetër, pra kartëmonedhat letër, të mbeteshin jashtë qarkullimit të tyre, pasi nuk kishin vlerë të vetën. Si pasojë kryesore e kësaj gjendje, doli si domosdoshmëri, që tregu i brendshëm të kishte nevojë për prerje të vogla monedhash prej ari dhe argjendi, pasi mungesa e tyre filloi ta paralizonte tregtinë. Askush nga shqiptarët nuk mund ta shiste mallin e tij në këmbim të kartëmonedhave në letër, të cilat jo vetëm që nuk kishin vlerë në vetvete, por një ditë me një vendim fare të thjeshtë qeverie ato mund të nxirreshin lehtë nga qarkullimi. Ndërsa floririt nuk i humbiste vlera kurrë?, shprehet z. Artan Lame lidhur me gjendjen monetare në të cilën ndodhej Shqipëria e porsadalë nga Lufta e Parë Botërore.

Kartmonedha e re në vitin 1920 stabilizoi ekonomike e vendit

Po si u stabilizua ajo situatë monetare dhe cilat ishin masat që ndërmori qeveria shqiptare e asaj kohe në mungesë të një monedhe kombëtare? Lidhur me këtë, z. Artan Lame shprehet: ?Përgjigjia e qeverisë së asaj kohe ndaj këtij problemi në mungesë të një monedhe kombëtare, ishte autorizimi që ajo i?u bëri disa bashkive të qyteteve dhe qarqeve kryesore të vendit që të emetonin (prisnin, prodhonin), vetë disa nënfisha monedhe prej ari dhe argjendi. Dhe për këtë u autorizuan: Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Fieri e ndonjë tjetër. Këto qytete u përzgjodhën pasi aty kishte dogana dhe tregje të mëdha mallrash për shitje dhe blerje nga tregtarët e popullsia e atyre bashkive dhe qarqeve. Me qëllim që të mos shkaktohej inflacion, u lejua që bashkitë e ngarkuara për prerj en e këtyre kartëmonedhave, të prodhonin deri në një shumë të caktuar që shkonte rreth 30 deri 50 mijë franga për secilën bashki. Këto zakonisht ishin nënprerje në santim ose në qindar: 5,10,25,50. Të gjitha këto prerje që u shtypën në disa prej shtypshkronjave ekzistuese të Shqipërisë së atyre viteve, kishin vlerë legale vetëm brenda territorit administrativ të Bashkisë ose qarkut që i kishte prodhuar ato. Ndonëse letra me të cilën u prodhuan ato kartëmonedha ishte nga ato që ishin gjendje nëpër magazinat e qyteteve të asaj kohe, (një letër skadente e një cilësie shumë të dobët), ai veprim i qeverisë së asaj kohe, përbën një faqe shumë interesante të historisë monetare të Shqipërisë. Mekanizmi i ri financiar që përdori qeveria e asaj kohe me prerjen e kartëmonedhave të reja në letër, ishte një zgjidhje e përkohshme, por e cila funksionoi me sukses të plotë në stabilizimin e situatës ekonomike të vendit. Por me kalimin e kohës, doli gjithnjë e më tepër kërkesa për të pasur një monedhe kombëtare, gjë e cila në teori ekzistonte, ndërsa praktikisht jo. Themi në teori, pasi në atë kohë (në vitin 1922), në pullat postare, vlera e tyre shkruhej në lekë, gjë e cila praktikisht nuk ekzistonte si monedhë fizike?, shprehet z. Artan Lame lidhur me një nga vendimet e qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjes në fillimin e viteve ?20-të, e cila për të stabilizuar situatën ekonomiko-financiare të vendit, në mungesë të një monedhe kombëtare, autorizoi disa nga bashkitë kryesore të vendit të emetonin disa nënfisha të monedhave ekzistuese, në prerje kartëmonedhe letër. Përse u mblodhën monedhat e floririt në 1926?.

Roli i Bankës Kombëtare në vitin 1926

Lidhur me prerjen e kartëmonedhave të reja dhe futjen e monedhës kombetare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe impaktin që pati ajo në stabilizimin e situatës ekonomiko-financiare të vendit, z. Artan Lame në mes të tjerash shprehet: ?Me rikrijimin e Bankës Kombëtare të Shtetit Shqiptar në vitin 1925, një vit më pas (në 1926), u bë e mundur edhe futja në qarkullim e lekut dhe u emetua kartmonedha shqiptare në lekë dhe franga ar në sistemin: 5 lekë = 1 frang dhe 20 franga = me monedhën e artë ndërkombëtare, që në shqip, njihet si: napoloni flori. Për popullsinë shqiptare të asaj kohe prerja e kartëmonedhave të reja ishte shumë e besueshme, pasi nisur nga përvoja e viteve të kaluara, kishte frikë ta pranonte një gjë të tillë. Por fillimisht qeveria shqiptare e atyre viteve u gjend përpara faktit se populli kishte frikë ta përdorte monedhën e re. Në atë kohë gjithashtu, kishte edhe një monedhë të huaj në ar dhe argjend në qarkullim në Shqipëri. Me qëllim mbledhjen e kësaj sasie ari dhe argjendi, dhe që ta joshte popullin për të përdorur monedhën e re, qeveria e asaj kohe përdori një mekanizëm të ri bankar të veçantë. Kështu, në bazë të urdhëresave të veçanta të dala nga qeveria, çdo shtetas, kishte të drejtë të këmbente në Bankë monedhat në ar dhe argjend që dispononte, sipas këtij kursi: për 20 franga ar ose argjend, në këmbim merrte 21 franga kartmonedhë (letër). Ky mekanizëm i ri monetar që aplikoi qeveria në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Shqipërisë, funksionoi më së miri dhe gjeti zbatim në terren tek të gjitha shtresat e popullsisë së asaj kohe në vendin tonë. Si rezultat, u bë e mundur që shteti shqiptar të mblidhte për nevojat e veta një sasi të madhe ari dhe argjendi që do t?i duhej për rezervën bankare, dhe nga ana tjetër, u fut në qarkullim monedha shqiptare, duke u rritur besueshmëria ndaj saj. Por duhet thënë, se; në kujtesën popullore të shqiptarëve, ky mekanizëm që aplikoi qeveria e asaj kohe, u konsiderua dhe mbeti si një hile e shtetit për të mbledhur floririn, që Mbreti Zog, e mori me vete kur iku nga Shqipëria në prillin e vitit 1939?, shprehet z. Artan Lame, duke shpjeguar një pjesë të historisë monetare të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe mekanizmin e ri që përdori qeveria dhe Banka Kombëtare në vitin 1926, për mbledhjen e monedhave të arit e argjendit, gjë e cila, padrejtësisht për vite me radhë i është atribuuar Mbretit Zog, si një hile e tij për të mbledhur e përvetësuar floririn, që thuhet se e mori me vete kur u largua nga Shqipëria në 1939./Memorie.al

Lajmet e fundit nga