LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: 3 punëtore në një frabrikë këpucësh me koronavirus, qeveria fsheh infeksionin

29 Prill 2020, 17:08, Denoncim CNA
Denoncimi: 3 punëtore në një frabrikë këpucësh me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar fshehjen e infeksionit në fabrikën e këpucëeve me 2500 puntorë.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se 3 punëtore gra të infektuara më Covid-19 janë marrë sot nga autoambulanca.

“Në një tjetër fabrikë këpucësh pranë Coca Colës e quajtur Coffra, sot 3 puntore gra u morën nga autoambulanca pasi ishin me Covid-19. Kjo është mbajtur e fshehtë nga pronarët italianë që nuk tregojnë te organet e qeverisë, po ashtu qeveria e mban të fshehtë këtë sepse kanë ardhur autoambulanca të Infektivit që i kanë marrë këto gra. Ju lutem doktor bëjeni të ditur këtë lajm dhe kësaj kompanie Coffra t’i vihet kyçi sepse është hera dytë që i fsheh ngjarjet. Të merren masa ndaj kësaj kompanie sepse ka 2500 puntorë”, theuht në mesazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga