LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhyl Musai nxjerr boton librin “Arsimi në demokracinë e brishtë”

29 Prill 2020, 12:40, Kulturë CNA
Bardhyl Musai nxjerr boton librin “Arsimi në demokracinë e

Profesor Bardhyl Musaj ka botuar së fundi librin ?Arsimi në demokracinë e brishtë?, i cili sikurse e thekson vetë ai është një vështrim përmbledhës i ecurisë dhe përvojës sime në fushën e arsimit, dëshmi e kontributit dhe rolit modest që kam patur në zhvillimin e tij në këto tri dekadat e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ?Këtë libër e kam shkruar për të nxjerrë në pah periudhat më dinamike të zhvillimit të arsimit pas vendosjes së demokracisë, e cila ende sot është e brishtë. Ai përmbush disa qëllime njëherazi, por më kryesoret mbeten ato për të cilat punonjësit e sektorit të arsimit e kanë të domosdoshme: të evidentojnë arritjet dhe përvojat pozitive, të mësojnë nga gabimet që janë kryer në sistem, por edhe t?i shërbejë kujtesës institucionale, pasi në traditën tonë qeverisëse, për fat të keq, çdo gjë fillon nga e para, sapo kryhet rotacioni i pushtetit.?

Më tej, ai thekson se ?Brendia e librit strukturohet në mënyrë tematike e kronologjike. Të pranishme në të janë 12 tema, për të cilat kam qenë i përfshirë dhe kam kontribuar. Brenda çdo teme ka një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve, të cilat kam qenë i prirur t?i përshkruaj me vërtetësi e t?i analizoj, duke sjellë dokumente origjinale të kohës kur janë shkruar. Në fund të çdo kapitulli ka faksimile nga shtypi dhe të botimeve të fushës.?

Bardhyl Musaj shkruan se me këtë libër kërkon t?iu vijë në ndihmë të tjerëve, ndërsa shton se libri do të gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës si fillim dhe më pas edhe në qytete të tjera.

?Libri është shkruar prej meje, por që t?u shërbejë të tjerëve. Ai tashmë i takon lexuesit.

Burim frymëzimi në përgatitjen e këtij libri kanë qenë qindra e mijëra njerëz, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, në trojet shqiptare dhe në shumë vende të botës, të cilët i kam takuar në dhjetëra konferenca, seminare, simpoziume e tryeza të rrumbullakëta. Ata më kanë mësuar të kuptoj më mirë dhe të respektoj kompleksitetin e arsimit, në mënyrë të veçantë, të ndryshimeve në arsim.

Të interesuarit mund ta gjejnë librin në libraritë kryesore të Tiranës, më vonë edhe në disa qytete të tjera.?-përfundon postimin e tij Bardhyl Musai.

Lajmet e fundit nga