LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU gjobit dhe paralajmëron bizneset/ Bllokon dhe 620 kg produkte ushqimore

29 Prill 2020, 17:31, Sociale CNA
AKU gjobit dhe paralajmëron bizneset/ Bllokon dhe 620 kg produkte ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë vendin për garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime ku janë vënë masat administrative paralajmërim dhe gjobë.

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë? me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Ndërsa në Tiranë dhe Shkodër është vënë masa administrative ?paralajmërim?.

?Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat?, thuhet më tej në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga