Connect with Us

A do ndikojë “dashuria e re” për shkarkimin e Metës?/ Braçe: S’më surprizon asgjë

Kronika

A do ndikojë “dashuria e re” për shkarkimin e Metës?/ Braçe: S’më surprizon asgjë

Publikuar

-

Një “fllad pranveror” duket se po fryn në marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta që është përkthyer edhe si “dashuri”.

Zv.kryeministri Erion Braçe është pyetur nëse marrëdhëniet aktuale do të ndikojnë në nismën që ka marrë qeveria për shkarkimin e presidentit.

Për Kodin Penal Braçe tha se Meta bëri detyrën e tij, ndërsa për shkarkimin deklaroi se do të flasë kur çështja të shkojë në Parlament.

“Nuk surprizohem fare nga dikush që bën detyrën e tij. Të bësh detyrën është gjëja më normale në botë. Jo nuk më surprizon më asgjë në këtë vend. Deri në këto momente shkarkimi nuk është çështje e imja por e komisionit hetimor. Kur të vijë në Parlament do të të bëhet çështja e imja. Nuk jam personi që duhet të  gjykojë marrëdhëniet mes mazhorancës dhe presidentit. Metës i kamë kthyer përgjigje kur më ka sulmuar mua personalisht”, u shpreh zv.kryeministri për Report Tv./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  “KRYEMINISTRI I JEP 13 MLN EURO VJEHRRIT TË TIJ”

LEXO EDHE:  Berisha tregon çfarë do bënte po të ishte në pushtet/ "Lokalet do i lejoja të punonin që nesër"

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç  me inicialet A.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Nga

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

LEXO EDHE:  Deputeti tallet keqazi me Ramën/ Po i kërkon t’i mësojë Metës Kushtetutën

LEXO EDHE:  A do dorëhiqet Ilir Meta nga posti i Presidentit?

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE