Connect with Us

Vrasjet trondisin vendin/ Ish-ministri “masakron” Ramën, nuk kursen as Metën

Politikë

Vrasjet trondisin vendin/ Ish-ministri “masakron” Ramën, nuk kursen as Metën

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin një ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri shkruan se ndërkohë që vendi është i izoluar, krimi shëtit sipas qejfit.

Manjani shigjeton edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, ndërsa shkruan se ss “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman.

LEXO EDHE:  “Do të thonë se je i FRESH-it”/ Rama nuk kursen batutat

“Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.

Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.

Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.

2×2=jetë njerëzish!

As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..

Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…”-shkruan Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal/ Ngjela: Meta e drodhi, Rama zgjodhi mes dy të këqijave

Publikuar

-

Nga

Ngjela tha se kryeministri bëri gabim që hoqi dënimet drastike për përhapjen e pandemisë, por sipas tij, Rama i pranoi propozimet e presidentit Meta, pasi i detyruar të zgjidhte mes dy të këqijave zgjodhi të keqen më të vogël.

“Rama bëri gabim që u tërhoq nga dënimet drastike sepse këtu krimi i organizuar e do epideminë. Nuk humbet gjë. Nuk e kanë gjë vdekjen ata. Ato ishin shumë të ashpra por jo si në perëndim që janë shumë më të ashpra. Meta bëri kërkesën Rama zgjodhi mes dy të këqijave, të ulë marzhin e dënimit apo të zvarrisë cështjen për tre muaj, mes këtyre zgjodhi të parën dhe presidenti nuk e zhdekretonte dot. Me anë të kësaj kuptojmë që ai mendoi se Rama do të thoshte jo dhe ai nuk do ta dekretonte. Fakti që Rama tha po uljes së marzhit të dënimit, Meta e drodhi dhe nuk i shpëtonte dot.

LEXO EDHE:  Shkrimtarja që e mbështeste, kundër Ramës/ Je një burrë arrogant e vulgar

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Shpërthen Ylli Manjani: "Mirë të iki ky që e qelbi, po kush do na vijë?"

Qëndrimin në shtëpi si ta jep qeveria si prokuroria është “arrest shtëpiak” vetëm se në rastin e prokurorisë të mbron një avokat, ndërsa në rastin e qeverisë kush të mbron?

Ne kemi pasur defekt se Kodi ynë Penal nuk e kishte parashikuar epideminë. Shkelje nuk diskutohet që ka, por pyetja bëhet nëse kjo shkelje bëhet për të shpëtuar jetën apo shkelje për të rritur fuqinë e dhunës shtetërore.

Këto shkelje që nuk diskutohet që janë shkelje të drejtave të njeriut. Njerëzit rrezikohen nga një virus vdekjeprurës apo  për të forcuar qeverinë. Këtu do e shikojmë me vëmendje ku mbaron epidemia dhe ku fillon pushteti personal i një kryeministri.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha ngre alarmin/ “Elementë të botës së krimit po fillojnë të lëvizin”

Publikuar

-

Nga

“Me fillimin e lëvizjes të jeni të sigurt që do të lëvizin edhe elementë të botës së krimit”.

Kështu deklaroi pak më parë gazetari Artan Hoxha, teksa po fliste për atentatin ndaj dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Hoxha tha se policia duhet ta rrisë vëmendjen ndaj personave të botës së krimit dhe të parandalojë ngjarje të tilla.

“Policia gjatë kësaj kohe është marrë me detyra të tjera, kryesisht me kontrollin e lëvizjes së qytetarëve dhe nuk duhet të anashkalojë situata të tilla se shikoni vetëm në një ditë të vetme kanë marrë 4 jetë njerëzish. Edhe ngjarjes në Lezhë nuk i janë zbuluar autorët. Me fillimin e lëvizjes të jeni të sigurt që do të lëvizin edhe elementë të botës së krimit. Kanë edhe ata aktivitete të tyre të ndërprera që do t’i fillojnë dhe në këto kushte duhet rritur sidomos vëmendja. Policia e Shtetit sidomos policia kriminale i ka të skeduar se kush janë elementët e botës së krimit dhe duhet të parandalohen”, theksoi gazetari në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Prill i dytë ngjalash” mes Ramës dhe Metës?/ Basha: Nuk diskutoj lajme sensacionale me karavidhe

Publikuar

-

Nga

“Darka e ngjalave” të 1 prillit të 2013-ës në Gjirin e Lalzit u mbyll me një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, pas një takim që zgjati mbi 7 orë për aleancën e tyre kundër Sali Berishës.

Duke marrë shkas nga kjo dhe nga marrëdhënia e Ramës me Metën gjatë ditëve të fundit, kryetari i opozitës Lulzim Basha u pyet në studion e Syri Tv nëse i trembet një “prilli të dytë ngjalash”.

Basha nuk pranoi të diskutojë për këtë temë, ndërsa ironizoi duke i cilësuar si lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala.

LEXO EDHE:  Letra e Baton Haxhiut/ “Rama flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës”

LEXO EDHE:  Ngjela nuk kursehet për Albin Kurtin/ “Rama inferior përballë tij”

“Komentet jashtë emergjencës pandemike dhe nuk ka ndërmend ta shkelë këtë rregull për Presidentin e Republikës. Lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala në kohën e pandemisë nuk i diskutojmë”, deklaroi kryedemokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE