Connect with Us

“Vrasje me klering”/ Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri po përdorin strategji të veçantë

Kronika

“Vrasje me klering”/ Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri po përdorin strategji të veçantë

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kohët e fundit në Shqipëri po funksionon një strategji e veçantë vrasjesh, ajo që në botën e krimit njihet vrasje me klering.

Hoxha është shprehur ndër të tjera se tashmë nuk janë vrasës me pagesë autorët e shumë ngjarjeve kriminale, por janë persona nga grupe të ndryshme kriminale që ndodhen në qytete të ndryshme që përdoren për të bërë vrasje.

“Përveç vrasjeve me pagesë siç ishte ajo e Kastriot Recit që është bërë me snajper në Rreshen, në zhargonin e botës së krimit, është ajo “vrasja me klering” ku një grup kriminal më Shkodër që ka konflik me nje grup rival aty nuk mund t’i afrohet kundërshtarit dhe për këtë ai përmes lidhjeve të veta që mund të jetë duke trafikuar në Belgjikë apo diku tjetër, vrasësi mund të jetë nga një grup nga Vlora, Fieri apo elbasani kërkon një vrasës nga ajo zonë dhe largohhet dhe është e vështirë që të zbulohet. Nëse një grup në Vlorë ka të njëjtin problem atëherë dërgohet një tjetër vrasës nga Shkodra, dhe kjo e bën të vështirë hetimin. Në Shkodër mina që u vendos në treg, ndaj Lulzim Kullës rezultoi se autorët nuk ishin nga Shkodra, por ishin nga Gramshi, pra nuk ishin vrasës me pagesë, por ishin të paguar. Kur në qarkullim del një grup vrasësish që kryejnë atentate të tjera kontaktohet me to, duhet theksuar se vitet e fundit ka dalë vrasja me klering ku grupet kriminale kërkojnë me pagesë ose jo një gjë të tillë”, u shpreh Hoxha në studion e Abc News./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha tregon detajet e reja, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha tregon detajet e reja, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmë kryeqytetin.

Në një intervistë për ABC news, Hoxha tha se mina ishte e vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë që objektivi ka qenë në timon.

“Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon.

Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati.

Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizuar dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra bë brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm.



Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit.

Ai parkonte makinën e tij dhe merrte makinën e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës.

LEXO EDHE:  Habit Artan Hoxha/ Agron Xhafaj nuk do të qëndrojë 7 vite e 2 muaj në burg

LEXO EDHE:  Habit Artan Hoxha/ Agron Xhafaj nuk do të qëndrojë 7 vite e 2 muaj në burg

Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. Prandaj këmbëngulja se mina është vendosur dje.

Përse u vendos në krahun e pasagjerit?- Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në  sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit. Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon. Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën.

A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri “përpin” disa hektarë ullishtesh në Rrogozhinë/ Flakët rrezikojnë varrezat e fshatit

Publikuar

-

Nga

Zjarri “përpin” disa hektarë ullishtesh në Rrogozhinë/ Flakët rrezikojnë varrezat e fshatit

Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në fshatin Zeshtik në Rrogozhinë, duke djegur disa hektarë me ullishte.

Sipsojë e erës së fortë, flakët janë afruar shumë pranë varrezave të fshtit duke rrezikur djegien e tyre.

Shërbimet Zjarrfikse të Rrogozhinës dhe banorë të fshatit po punojnë për shuarjen e tyre pavarësisht terrenit shumë të vështirë./CNA.al



LEXO EDHE:  Tronditet Mirdita/ Vritet me armë zjarri një person

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Pogradec/ Furgoni i Policisë Kufitare përplaset me ”Audi-n”, përfundon jashtë rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident në Pogradec/ Makina e Policisë Kufitare përplaset me ”Audi-n”, përfundon jashtë rrugës

Një tjetër aksident është regjjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrushë të Pogradecit ku një  furgon i policisë kufitare raportohet se është përplasur me një makine tip Audi.

Për pasojë furgoni ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anesore.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.



Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE