LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Arrestohet autori i dyshuar

28 Prill 2020, 08:12, Kronika CNA
Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë.

Në pranga është vënë shtetasi Aleksandër Perdoda I cili dyshihet se ka ekzekutuar me armë zjarri rapsodin e njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simonit, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë.

Autori i dyshuar i ngjares, Aleksandër Përdoda 41 vjeç është një banor i fshatit Lalm, i cili sipas përgjimeve telefonike bëhet me dije se ka qenë pranë vendit të ngjarjes.

Dyshohet se Përdoda pasi ka qëlluar mbi dy viktimat i ka fshehur provat e krimit dhe është larguar./CNA.al

Lajmet e fundit nga