Connect with Us

Viti shkollor do mbyllet nga shtëpia/ Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët

Sociale

Viti shkollor do mbyllet nga shtëpia/ Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët

Publikuar

-

Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë vitin akdemik 1019-2020  nga shtëpia, duke lejuar kthimin në shkollë vetëm për maturantët.

Lajmi u konfirmua nga vetë ministrja Besa Shahini e cila në një komunikim për mediat, tha se hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit.

Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve” tha ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Masat/ Ambasadorja suedeze: Shqipëria të mësojë nga ne, qytetarët duhet të jenë pak më të lirë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja suedeze në Tiranë Elsa Hastad, ka folur lidhur me masat e marra ndaj koronavirusit. Ajo ka treguar se përse Suedia refuzoi të izolojë qytetarët.

“Mendoj se përgjigja me e rëndësishme dhe në fakt e para është se Suedia ishte në kërkim të një strategjie të qëndrueshme që do t’i rezistonte kohës dhe sigurisht donim të kishim diçka që të mos shkaktonte dëm të madh për ekonominë dhe jetën e njerëzve”, u shpreh ambasadorja.

Hastad deklaroi se Suedia vendosi të mos ndjekë masa të rrepta, pasi pretendon se me ka të bëjë niveli i lartë i besimit që ekziston në shoqëri dhe tek institucionet. Ajo rrëfeu se edhe në Suedi ekonomia po vuan, ndërsa paralajmëroi humbje të mëdha.

“Suedia është një vend i vogël eksportues. Ne parashikonim humbje të mëdha, por nëse i referohemi të dhënave të muajit mars, çdokush është pak i habitur, sepse prodhimi është rritur, konsumi i mallrave të përditshëm është rritur me 9% dhe gjithashtu eksporti është rritur, por unë nuk kam të dhënat e muajit prill. Por mund të themi se ne nuk jemi goditur aq shumë sa vetë e kishim parashikuar. Disa sektorë janë goditur më shumë, si për shembul turizmi, hotelet, industria e argëtimit, por disa biznese nuk janë goditur aq keq sa vetë e menduam, dyqanet janë hapur dhe fabrikat po prodhojnë”, nënvizoi ambasadorja në eimisonin “Përballë”.

LEXO EDHE:  Plagjiaturat në universitete/ Ministrja Shahini tregon se si do të veprohet

LEXO EDHE:  Tarifat studentore/ Shahini jep sqarime

Sipas saj, në shqipëri qytetarët duhet të lihen më të lirë për të mbajtur hapur edhe ekonominë.

“Mendoj se Shqipëria mund të mësojë, mendoj se ndoshta nuk do të ishte ide e keqe që njerëzit të ishin pak më të lirë dhe për të mbajtur hapur ekonominë, sepse do të jetë e vështirë hapja nëse mbyll gjithë ekonominë. Dhe Shqipëria sigurisht nuk e ka luksin të ketë një rënie të madhe të ekonomisë. Mendoj se ndoshta, jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera mund të mësojnë dhe në anën tjetër çdo vend duhet të vendosë për vetveten, çfarë rruge duhet të ndjekë”, deklaroi Hastad./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zbardhet Urdhëri/ Universiteti i Mjekësisë vendos çfarë do bëhet me vitin akademik

Publikuar

-

Nga

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka nxjerrë urdhërin e ri lidhur me ecurinë e vitit akademik.

Në njoftim thuhet se ky vit akademik do të quhet i mbyllur duke lënë datën 23 qershor për fillimin e provimeve.

Sipas vendimit, provimet do të zhvillohen nëse është mundësia me shkrim në grupe të vogla ose online nëse platformat e mundësojnë. ( Vendimi i plote).

LEXO EDHE:  Shtyrja e mësimit edhe dy javë të tjera/ Besa Shahini jep tre njoftime të rëndësishme

LEXO EDHE:  Inxhinierët shqiptaro-amerikanë mbërrijnë në Tiranë/ Do vlerësojnë dëmet në shkolla

Kujtojmë që më herët Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dhe vendimin sa i përket arsimit tetëvjecar dhe të mesëm, duke kthyer në shkollë vetëm maturantët për 3 javë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shahini zbulon datat për provimet e maturës/ Ja kur do rikthehen në shkollë klasat e 12-ta

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp tregoi se maturantët do të rikthehen në shkollë në datën 18 maj deri në 5 qershor.

Ajo tregoi se provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit, datë 29. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social.

LEXO EDHE:  “Besa shahini jep dorëheqjen!”/ Krimet seksuale në shkollat publike trondisin Shqipërinë    

LEXO EDHE:  Plagjiaturat në universitete/ Ministrja Shahini tregon se si do të veprohet

Provimet e maturës nuk do të përfshijnë mësimet e marra këto ditë nga shtëpia. Provimet do të zbatohen në datë 8 dhe 18 qershor. Do të ketë lehtësira për realizimin e provimeve por do të ketë zero tolerancë për kopjimin në provim”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE