Connect with Us

Video-Qytetarët i dhurojnë lule policëve/ Banda muzikore dhuron shfaqje para drejtorisë

Sociale

Video-Qytetarët i dhurojnë lule policëve/ Banda muzikore dhuron shfaqje para drejtorisë

Publikuar

-

Gjatë këtyre ditëve të vështira për shkak të pandemisë, kemi parë mjaft video dhe pamje sensibilizuese dhe falenderuese ndaj atyre që përballen me koronavirusin.

Ditën e sotme një bandë muzikore ka shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ka dhuruar shfaqje për punonjësit e policisë.

Në videon e siguruar nga CNA.al, shihen disa vajza që i dhurojnë efektivëve lule në shenjë mirënjohje.

LEXO EDHE:  Policia raporton shifrat e aksionit kunder ndertimeve, lojrave te fatit dhe prerjes se pyjeve

Ky është një mesazh solidariteti për punonjësit e policisë që kanë qenë në front të dytë të betejës me koronavriusin, pas mjekëve. Gjatë kësaj kohe ata kanë qëndruar në terren për të mbajtur rendin dhe këshilluar qytetarët për mbrojtjen nga virusi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Shtyhet dalja e rezultateve

Publikuar

-

Nga

Një lajm jo shumë i mirë vjen për shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane në nëntor të vitit 2019.

Mësohet se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë për në 6 qershor, ditën e dhënies së përgjigjeve. Shkak për këtë është bërë situata e pandemisë së Covid 19 që është përhapur në të gjithë botën.
Njoftimi i parë bëhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila sot ka deklaruar se:

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020.
Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, lajmeron ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthimi i lëkundjeve të tërmetit/ Bozdo: Jemi ende në fazën e pasgoditjeve

Publikuar

-

Nga

Inxhinierja Luljeta Bozdo thotë se nuk ka vend për panik pas lëkundjeve të tërmetit mbrëmjen e djeshme.

Bozdo thekson se jemi ende në fazën e pagoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit.

“S’ ka arsye për panik, jemi ende në fazën e pasgoditjeve. Ata që janë futur në shtëpi të pariparuara dhe që janë për tu riparuar, patjetër që duhet të dalin jashtë kur ka lëkundje. Kur s’ ke siguri në shtëpi, patjetër që duhet të dalesh jashtë. Nëse shtëpia është e sigur s’ke pse lëviz. Nuk rekomandohet levizja gjatë lëkundjeve. Me këtë intensitet që ka qenë nuk ka rrezik fare. Pasgoditjet mund të zgjasin deri në 6 muaj”, u shpreh Bozdo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punonjësit e një fasonerie në Korçë në protestë/ Kërkojnë pagën e luftës

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 100 punonjës të një fasonerie në Korçë kanë dalë duke protestuar para subjektit ku janë të punësuar.

Ata shprehen se nuk përfitojnë pagën e luftës, megjithëse janë aktualisht pa punë.
Punonjësit e fasonerisë kërkojnë pagën e luftës pasi nuk kanë asnjë të ardhur për të mbajtur familjet.

Sipas tyre, fasoneria është mbyllur më 4 prill ndërsa subjekti e ka deklaruar në 14 prandaj nuk përfitojnë pagën e luftës./CNA.al

LEXO TE PLOTE