LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Shkodër/ Plagoset një person

28 Prill 2020, 15:16, Politikë CNA
Të shtëna me armë në Shkodër/ Plagoset një person

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 17, në afërsi të urës së re të Bunës në Shkodër.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Nga informacionet paraprake, raportohet se 30-vjeçari G. Bici ka marrë një plumb në qafë dhe një në dorë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj plagosje, ndërsa i riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në reanimacion.

Sakq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për identifikimin e autorit dhe vënien e tij në pranga./ CNA.al

Lajmet e fundit nga